LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bën shumë nxehtë”, hidhen në “kosh” 3 milionë USD për sheshin kryesor në Berat

15 Shkurt 2021, 21:21 Nga DOSJA
“Bën shumë nxehtë”, hidhen në “kosh”

TIRANË– Rilindja Urbane në Berat ka zgjatur vetëm 6 vite. Sheshi kryesor “Teodor Muzaka” po ribëhet nga e para, pasi projekti i parë ishte “shumë i nxehtë”. Emisioni investigativ “Fiks Fare” faktoi nëpërmjet dëshmive dhe dokumenteve se miliona USD janë hedhur “në kosh”, pasi gurët e vënë në vitet 2014-2016 në Berat çlironin një nxehtësi për banorët, kalimtarët apo edhe turistët.

Sipas dokumenteve, projekti filloi në vitin 2014, një investim prej 3 milionë USD. Filluan punimet për pedonalen në bulevardin “Republika” dhe sheshit “Teodor Muzaka” në Berat. Sipas faqes së kryeministrisë në atë kohë, “po realizohet projekti për rikonceptimin tërësor të hapësirës publike”. Në vitin 2016, sheshi dhe pedonalja përfundoi dhe u bënë funksionale. Madje, kryeministri Edi Rama, në disa dalje publike, tha se projekti nuk është vetëm i bukur, por krijon edhe vende pune, sjell para në Berat. Por, 5 vite më pas, pjesa kryesore e këtij projekti do të ribëhet! Sërish, me një financim prej rreth 3 milionë dollarëve, do të bëhet parkimi nëntokësor dhe sheshi.

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se “e pata thënë pse të mos e bëjmë një parkim”. Por, u justifikua se në 2014 projekti ishte bërë.

Dokumenti i Bashkisë: Degradoi, është i nxehtë

Por, përse ky investim 3 milionë USD nuk pati jetëgjatësi?! Në dokumentet e tenderit të ri, është edhe ky dokument “RAPORTI I PERGJITHSHEM TEKNIK”. Sipas këtij dokumenti, “qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti do të jetë rehabilitimi i sheshit ‘Teodor Muzaka” si dhe zgjidhja e parkimit. Projektuesit e Bashkisë së Beratit kanë analizuar në këtë dokument edhe gjendjen ekzistuese. Sipas tyre, gjatë studimit të gjendjes ekzistuese u evidentuan problematikat kryesore që kanë nevojë të trajtohen në këtë projekt, ku më kryesorja ishte degradimi në pjesë të ndryshme përgjatë viteve. “Degardimet janë për shkak të cilësisë së dobët të punimeve të mëparshme, ku evidentohen prishja e shtresave të tij. Sheshi gjatë ditës nuk është i frekuentuar, për shkak të nxehtësisë që ai emëton në mjedis, mungesës së gjelbërimit dhe mobilimit urban” thotë Bashkia e Beratit. Dhe, arsye sekondare është mungesa e vendeve të parkimit përreth. Pra, vetëm 5 vite më pas, do të duhen miliona euro të tjera për ta bërë funksional!

Punime të dobëta apo nevoja për parkim për privatët?

Krahas sheshit ekzistues, po rehabilitohen edhe pjesë të tjera afër bizneseve private apo edhe të lulishtes. Projektet e para të Rilindjes Urbane në Berat u realizuan në vitet 2014 – 2016. Megjithëse kishte disa oponenca sporadike se këto sheshe nuk do të ishin funksionale, sërish u realizuan. Por, vite më pas, vetë institucionet vendore e pranuan se sheshet ishin “të nxehta”. Një nga firmat fituese të projektit të parë, G.P.G Kompani, mohon që të ketë bërë punime të dobëta. “Nuk prek pjesën tonë. Ne e kemi pasur nga Turizmi në drejtim të Komisariatit” tha administratori i G.P.G Kompani, ndërsa pohoi se sheshin “Teodor Muzaka” e kishte bërë një kompani tjetër.

Por, pavarësisht se në këto tendera u shpenzuan plot 3 milionë USD, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi një tjetër garë disa muaj më parë, ku akordoi 396.954.625 lekë të rinj. Fitues u shpall kompania “Agi Kons” me një vlerë prej 270.205.893. Në tender kanë marrë pjesë 19 firma ose bashkime operatorësh, ku 15 prej tyre u s’kualifikuan. Oferta më e ulët në këtë tender ka qenë 225 964 943 lekë, ofertë e cila u s’kualifikua.

Sipas dokumenteve të tenderit, të cilat kanë edhe fotografi dhe skica, projekti i ri prek pjesën më të madhe të sheshit kryesor. Por, ai është zgjeruar edhe në pjesë të tjera. Madje, edhe afër dy hoteleve që po ndërtohen nga privatët.

Nënkryetari i Bashkisë: I nxehtë? Lapsus…

Fiks Fare bisedoi edhe me z.Luçiano Bojaxhiu, nënkryetar i Bashkisë së Beratit. Ai tha se projekti i parë nuk u mirëmbajt, pasi në atë shesh janë bërë evente të ndryshme. Me kalimin e viteve, pllakat e gurit janë degraduar, ndërsa ai këmbënguli se arsyeja e bërjes së një sheshi të ri ishte nevoja për parkim. Pyetjes se, në dokumente shkruhet se projekti i 2014-ës ishte shumë i nxehtë, Bojaxhiu tha se ishte lapsus, ndërsa evidentoi se aktualisht projekti do të zgjerohet. Ai tha se është e vërtetë se projekti i dytë prek të parin, por tha se “e prek vetëm 25 %”.

Gazetarët biseduan edhe me inxhinierin Sazan Guri, me origjinë nga Berati, një ndër kritikët e projektit të parë. Ai tha se projekti i parë i vitit 2014 nuk është zbatuar siç duhet. “Ndryshuan llojin e gurëve. I morën nga Mali i Tomorit, por gurët emëtonin nxehtësi deri në 10 gradë më tepër përgjatë 6 muajve me diell. U zbatua shumë keq. Shkelja e dytë është kohëzgjatja. Si ka mundësi që një projekt të zgjasë vetëm 6 vite?! Në Romë projektet janë nga 1000 apo 2000 vjeçarë. Dhe ta prishësh dhe ta ribësh nga e para” thotë Guri.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat sheshi ne berat berat sheshi ne berat

Sondazh

Poll
Aktualitet 15 Shkurt 2021, 19:29

TIRANË- Një qytetar ka denoncuar në Top Channel OSHEE-në pasi sipas tij në lagjen ku banon janë thyer disa shtylla prej druri të energjisë elektrike dhe nu...

Aktualitet 15 Shkurt 2021, 18:52

TIRANË- Gjatë muajit shkurt, të gjithë ata që janë gjobitur për mosrespektim të masave anti-covid, do të paguajnë gjobat në faturën e energjisë elektrike, ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet