Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ish- Kryeministri Sali Berisha ka bërë një krahasim mes Kryedemokratit Lulzim Basha dhe Kryeministrit Edi Rama.
I ftuar në Çim Peka Live’, Berisha ka thënë se Basha është ngritur, ndërsa Rama është zhytur, duke shtuar se ata të dy ndryshojnë si nata me ditën.
Ndër të tjera, Berisha është shprehur se gjatë kohës që ishte në pushtet i ka dhënë Bashës detyrat më të vështira dhe ky i fundit i ka kryer me sukses.
“Basha është ngjitur dhe Rama është zhytur. Rama mbahet si lider i fortë sepse ka marrë mijëra vendime nga më antishqiptaret dhe antinjerëzoret kurse Basha mbahet si lider soft. Nëse dikush do të gjejë të vërtetën midis tyre shikon se ata janë si nata me ditën. Rama është ngjitur aty si mësues vizatimi i rëndomtë, kurse Basha ka hyë në politikë me një nga edukimet më të mira në perëndim. Bilanci i Ramës në 11 vite në krye të bashkisë është këmbana e paqes, bojatisja e fasadave dhe rindërtimi i fasadave të ministrive. Por 11 vite nuk mund të na tregojë askush një rrugë të re të ndërtuar nga Rama. 11 vite nuk bëri dot planin rregullues të qytetit, nuk e bëri se donte të vidhte. Basha erdhi pasi përfundoi shkollën dhe pati fatin edhe falë aftësive të tij të konkurojë dhe të jetë anëtar i ekipit që mblodhi të dhënat për gjykimin e Millosheviçit. Mori një post të lartë në Organizatën e Kombëve të Bashkuara në Kosovë. Ai ishte ministër dhe nuk mund të pyetet se çfarë do bënte pa mua. Në Shqipëri nuk ke patur ministër që të ketë përmbushur misione si Basha duke filluar me Rrugën e Kombit, ato pasaportat që sot lëvizin shqiptarët që i kanë nga Basha, heqja e vizave, autostrada Tiranë-Elbasan ku siguroi financimin. Nëse qytetarët janë të interesuar për një njeri që ka përmbushur misionin, ky është Lulzim Basha. Ia kam dhënë detyrat më të vështira, por i ka përmbushur në mënyrën më të mirë. Kur e ngarkova si Ministër i Punëve Publike më pyeti dhe më tha ç’punë kam unë me këtë ministri, unë i thashe që ti ke punë, ajo rrugë është i gjithë qëllimi i jetës sonë. Rruga është ndërtuar me shumë sakrifica por ai e përmbushi misionin e tij. E dërgova si Ministër i Jashtëm dhe më pyeti pse, se e hoqa nga një detyrë tjetër. I thashë NATO është misioni ynë më i rëndësishëm. Asgjë për Shqipërinë nuk mund të bëjmë më shumë se ta anëtarësojmë vendin në NATO. Pastaj e çova në Minisrinë e Brendshme dhe më tha po kjo. Kjo i thashë unë është lëvizja e lirë e shqiptarëve, është arritja e tyre. Dhe e përmbushi misionin. Ishte në bashki, 4 vite ndejti. Nuk ndërtoi asnjë kullë. Bëri planin brenda dy viteve të rregullimit të Tiranës që Edi Rama se bëri për 11 vite. Hapi trasene e bulevardit të ri, rikonstruktoi me një projekt të shkëlqyer Lanën.”- ka thënë ai .
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha, i pyetur se si do ta menaxhonte situatën e pandemisë së koronavirusit po të ishte Kryeministër, është shprehur...
TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi është kapur me moderatorin Blendi Fevziu. I ftuar në ‘Opinion’, Rakipi kërkonte fjalën dhe pas disa minutash...
TIRANË– Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka thënë se ditën e sotme numri i viktimave nga Covid-19, që është raportuar nuk është i vërtetë.I ftuar në em...
Monika Kryemadhi: Sot është ditë historike, për herë të parë ka qenë një marrëveshje mes një partie të majtë dhe një të djathtë. Ky është një unifikim politik. ...
TIRANË– Ish-Kryemistri Sali Berisha, ka thënë se opozita në zgjedhjet e 25 prillit, në Tiranë do të marrë 25-26 mandate.I ftuar në “Çim Peka L...
TIRANË– Plarent Ndreca ka debatuar mbrëmjen e sotme me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Grida Duma. I ftuar në “Open”, Ndreca tha se ...
TIRANË– Analisti Andi Bushati është përfshirë në një debat me përfaqësuesen e Partisë Demokratike, Grida Dumën mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” n...
TIRANË- Në fund të 8-vjeçarit qeverisës shqiptarët janë të zhgënjyer nga Edi Rama.Këtë e ka treguar sondazhi i ‘Flame Tree Advisors’ që u prezantua ...
TIRANË- Vendi ku banon, duket se sjell edhe preferenca në lidhje me votën.Sipas sondazhit të ‘Flame Tree Advisors’. Nëse do të votohej sot, 32.3 e banorëve...
TIRANË– 15 mijë e 210 doza vaksinash nga Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Pasi fillimisht Ministria e Shëndetësisë deklaroi se u shty...