LIVE UPDATES
Politike

Berisha i kërkoi dorëheqjen, Bardhi: Na ka votuar edhe vetë

23 Nëntor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Berisha i kërkoi dorëheqjen, Bardhi: Na ka votuar edhe vetë

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se nuk mund të japë dorëheqjen gjë që iu kërkua nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi si ai vetë edhe nënkryetarët e Partisë Demokratike janë zgjedhur në mbledhjen e datës 30 gusht të këtij viti nga Këshilli Kombëtar. Në një intervistë për Abcnews, Bardhi shtoi se ata kanë marrë votën personale të Sali Berishës në zgjedhjen e tyre.

Pjesë nga Intervista: 

Pyetja: Përse ishte e nevojshme që të zhvilloheshin dy Kuvende dhe a mund ta themi me plotë bindjen se Partia Demokratike tashmë e ka pësuar një çarje dhe është në dy grupime të mëdha?

Gazment Bardhi: Padiskutim që ka një përpjekje, një tentativë të zotit Berisha për të dëmtuar Partinë Demokratike, për të dalë kundër Partisë Demokratike, për të dalë kundër institucioneve të Partisë Demokratike. Të gjithë kujtojnë që zoti Berisha e nisi një lëvizje për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ditën kur skadonte afati për të dorëzuar kërkesën që Kryesia e  partisë apo Këshilli Kombëtar të kishte mundësinë për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë, devijoi nga procedura dhe vendosi t’i mbyllë kërkesat apo firmat për aq sa janë mbledhur në kasafortën personale të zotit Paloka. Në  atë moment Kryesia e partisë nën përgjegjësinë që ka në raport me secilin prej anëtarëve të Kuvendit, me secilin prej anëtarëve të partisë, por edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, gjykoj se pavarësisht se sa është numri i atyre që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Partia demokratike do të duhet të zhvillojë një Kuvend Kombëtar ku të dëgjohet zëri anëtarëve të Kuvendit pavarësisht opinionit apo mendimit që ata mund të kenë. Ajo që unë kam parë dhe kam vrenjtur me keqardhje gjatë gjithë këtyre ditëve kamë parë që ka një tentativë që në datën 11 të bëhen bashkë në një tubim Sali Berisha, Edi Rama apo njerëzit e Edi Ramës dhe njerëzit e Ilir Metës. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe sepse është padyshim një tubim kundër interesit të Partisë Demokratike, kundër Partisë Demokratike.

Pyetje: Pak ditë më parë Sali Berisha i bëri thirrje dinjitetit tuaj dhe ju kërkoi që së bashku me nënkryetarët e partisë të jepni dorëheqjen. A jeni ju përballë një vendimi të tillë dhe a do ta ndërmerrnit këtë hap?

Gazment Bardhi: Së pari, e kam dëgjuar dhe dua të shpreh keqardhjen time për këtë kërkesë të pambështetur të zotit Berisha. Qoftë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike, qoftë nënkryetarët e Partisë Demokratike janë zgjedhur në mbledhjen e datës 30 gusht të këtij viti nga Këshilli Kombëtar. Kanë marrë votën personale të Sali Berishës në zgjedhjen e tyre dhe në një moment të caktuar ku secili prej nesh vendos që përballë interesit të Sali Berishës të vendosë dhe t’i japë prioritete interesit të Partisë Demokratike, interesit të demokratëve, ne shpallemi jo legjitim, ne shpallemi të shitur dhe na kërkohet të japim dorëheqjen apo të largohemi nga funksionet tona. Fjala vjen, rregulli që zoti Berisha  flet për zgjedhjen e lidershipit të partisë me dy alternativa, se kjo është arsyeja që ai jep për konsiderimin e sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë si jolegjitim. Sipas statutit nuk është një rregull që vepron për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm apo të nënkryetarëve të partisë, është një rregull që vepron për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por duke qenë se kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i zgjedhur në të njëjtën formë dhe në të njëjtën mënyrë si sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët, në këtë moment është rreshtuar përkrah zotit Berisha ai njihet si legjitim nga zoti Berisha, madje është konsideruar i vetmi institucion, kryetari i Këshillit Kombëtar, i vetmi institucion legjitim brenda Partisë Demokratike dhe pse është zgjedhur në të njëjtën formë siç është zgjedhur sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët. Pra, ka një dopjo standard në këtë rast. Unë e kam thënë dhe në mbledhjen e kryesisë dhe e përsëris, asnjëri prej nesh nuk ka asnjë arsye për tu ndier keq, as për tu intimiduar në raport ushtrimit të detyrës dhe përgjegjësive që kemi përpara demokratëve, sepse cilido që gjatë kësaj periudhe nuk do ti bindet zotit Berisha do të shpallet prej tij jolegjitim, që kështu nuk ka asnjë surprizë në kërkesën e zotit Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e nënkryetarëve të Partisë Demokratike dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së. Nga foltorja me gratë demokrate, Berisha tha se ai që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, nuk është zgjedhur me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi sali berisha gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët