LIVE UPDATES
Bota

Berisha në Hagë: ZPS e kemi njoftuar dy herë, na i morën dokumentet

26 Tetor 2021, 19:08 Nga DOSJA
Berisha në Hagë: ZPS e kemi njoftuar dy herë, na i morën

HAGË – Dëgjimi i dëshmitarit të dytë në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt në Dhomat Speciale në Hagë do të vazhdojë ditën e nesërme.

Halil Berisha, i cili ka punuar si gazetar dhe redaktor në Gazetën Infokus, ka thënë se ishte i pranishëm vetëm në konferencën e parë në OVL-UÇK ku u prezantuan dokumentet të cilat pretendohej se kishin rrjedhur nga Specialja. Halil Berisha, i cili kishte punuar gazetar deri në shtator të vitit 2020, u është përgjigjur pyetjeve të prokurorisë rreth dokumenteve të cilat i kishin marrë nga drejtuesit e OVL-UÇK në konferencat për shtyp të mbajtura në shtator të vitit të kaluar. Ai ka thënë se Zyra e Prokurorisë Speciale (ZPS) është njoftuar dy herë për praninë e dokumenteve.

“Kanë ardhur personat që e kanë mbajtur konferencën për media dhe kanë filluar konferencën. Siç shihet në video që është edhe online, kanë folur zotëri Nasim Haradinaj dhe zotëri Hysni Gucati. Folën për dokumentet të cilat i ka sjellur në zyrën e OVL-së një person i panjohur”, ka thënë dëshmitari Berisha.

Prokurori ka shfaqur video të konferencës së 7 shtatorit të vitit 2020, në të cilën kishte marrë pjesë gazetari, pamje të cilat nuk u bënë publike dhe seanca vijoi e mbyllur. Dëshmitarit i është kërkuar të identifikojë personat në video, dhe ai ka thënë se ishin Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

“Po kërkonin disa dokumente të cilat thuhet se dëshmojnë bashkëpunimin që e ka pasur Task Forca Speciale e Hetimit me prokurorë dhe me njerëz të institucioneve të Serbisë”, ka dhënë dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se pas përfundimit të konferencës, mediat janë afruar t’i shohin dokumentet e prezantuara nga ish-krerët e OVL-UÇK, t’i fotografojë dhe xhirojnë ato.

“Numri i dokumenteve ishte goxha i madh dhe nuk kish mundësi, nuk e dinim saktë çka mundet me pas aty, nuk kish pas mundësi me i xhiru krejt, kështu që kam kërkuar një pjesë të dokumenteve”, ka thënë dëshmitari Berisha.

Dëshmitari ka thënë se e ka pyetur Nasim Haradinajn, i cili sipas tij, edhe i ka dhënë leje të marrë një pjesë të dokumenteve. Ai ka shtuar se nga Haradinaj i është thënë që t’i shpërndante dokumentet nëse i kërkoheshin nga kolegët e tjerë gazetarë. Dëshmitari ka thënë se renditja e dokumenteve ka qenë e çrregullt, çka sipas tij, ka bërë që mos të kuptojë me saktësi se çfarë përmbajnë ato.

“Më është thënë që përderisa ka shumë dokumente, numri i kopjeve që janë aty është i vogël dhe nuk ka për të gjitha mediat. Kështu që nëse mundet me i kërkua një media tjetër, për shkak që mos me i pas veç unë, nëse është e mundshme me bashkëpunu edhe me media të tjera. Dokumentet janë konfidenciale ose jo se nuk kam ndonjë mjet me vlerësua këtë punë, megjithatë në disa prej faqeve, në disa prej dokumenteve ka qenë shkrimi që tregon se janë të klasifikuara konfidenciale”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ka thënë se dokumentet pastaj i kanë shpërndarë në zyrën e redaksisë ku kishte punuar dhe i kanë shikuar se çfarë përmbajnë. Ai ka shtuar i kanë drejtuar pyetje Zyrës së Prokurorisë Speciale lidhur me dokumentet në fjalë. Berisha ka thënë se dokumentet i kanë vendosur në një hapësirë të sigurt në redaksi dhe i janë drejtuar dy herë me pyetje ZPS-së për ta njoftuar për dokumentet që posedojnë.

“Porsa i kemi marrë dokumentet i kemi shkruar edhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar një e-mail për me pyet për këto dokumente, por që përgjigja ka qenë në fakt pa përgjigje, kanë thënë që nuk mundemi me i komentu këto gjëra. Në atë rast duke dyshuar që këto dokumente, edhe për autenticitetin e tyre edhe për konfidencialitetin, kemi vendosë që me i ruajt këto dokumente mos u marrë shumë me to, derisa të qartësohet pak më shumë. Këtë email e kemi dërguar për arsye se përgjigja e parë e ZPS-së, në fakt nuk e di a mundemi me quajt përgjigje sepse nuk na kanë dhënë asnjë informatë veçse kanë thënë se nuk mundemi me fol për këtë temë, edhe siç e ceka më herët kemi nuk kemi qenë të sigurt së pari për autenticitetin e dokumenteve pastaj edhe për konfidencialitetin e tyre dhe kemi dëshiruar me shku në mënyrë të sigurt dhe e kemi njoftuar ZPS-në”, ka thënë dëshmitari.

Më tej Berisha ka thënë se më 9 shtator të vitit 2020, hetues të ZPS-së kanë shkuar në redaksinë ku ai punonte dhe i kanë marrë dokumentet.

“Fillimisht më ka thirrur dikush prej zyrës së Prokurorit të Specializuar, një numër që ka qenë prej Holandës dhe më ka pyetur nëse munden dy hetues me ardh dhe me i marr dokumentet, unë kam pranuar që ata me ardhur, pastaj ata më kanë thirr në telefon, e kemi lënë takimin sepse ata nuk e kanë ditur ku është zyra, kanë ardhur në zyrë, kanë qëndruar rreth një orë, para se ata me i pa dokumentet, ua kemi kërkuar një kartelë identifikimi me e ditë nëse janë ata persona që janë prezantuar, na kanë prezantuar kartelat e identifikimit që kanë qenë prej Zyrës së Prokurorit të Specializuar, na kanë kërkuar së pari me i pa dokumentet, i kemi marrë dokumentet prej atij vendit ku i kemi vendos, i kanë parë dokumentet dhe na kanë kërkuar më i marrë dokumentet, pastaj i kanë marrë dokumentet dhe kanë shkuar”, ka thënë dëshmitari Berisha.

Ai ka theksuar se në gazetë kanë shkruar për dokumentet në fjalë vetëm gjatë periudhës që i kanë pasur ato në duar, duke shtuar se nuk kanë marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër të OVL-UÇK.

Berisha ka thënë në fillim të seancë se ka punuar gazetar dhe redaktor në Gazetën Infokus dhe ka deklaruar se nuk ndjehet i lumtur që po dëshmon në këtë gjykim, por sipas tij ka qenë i detyruar për të bëjë një gjë të tillë. Ai ka ndaluar së ushtruari profesionin e gazetarit në shtator të vitit 2020 pasi ka shkuar për studime në Gjermani. Dëshminë e tij ai do ta vazhdojë nesër para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues në Hagë kishte dëgjuar më parë për gjashtë ditë me radhë  dëshmitaren Zenka Pumper, hetuese në ZPS.

LAJMI KRYESOR: Gjyqi ndaj Gucatit dhe Haradinaj, Pumper vijon dëshminë, del dëshmitari i dytë

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage halil berisha deshmon ne hage hysni gucati nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj