All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Berisha: S’e mblidhja dot Bashën se Rama i kishte mbyllur dosjen Muzin me Engjëll Agaçin

5 Maj 2022, 20:01 Nga DOSJA
Berisha: S’e mblidhja dot Bashën se Rama i kishte mbyllur dosjen
All - Paragraf - 1

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar në akuza ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ndërsa deklaroi se Rama ia mbylli gojën pasi ndërhyri për dosjen Muzin. I ftuar në “Open” në News24 Berisha nuk la pa ironizuar edhe ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, duke e etiketuar sërish si ‘guvernatore’. Po ashtu ai përsëriti qëndrimin e tij se do të garojë për kryetar të PD.

Berisha: Së pari; Unë kam shpallur bashkimin me votë, pasi kisha konstatuar se në mënyrë absolute vota ishte përjashtuar nga partia. Kur kam bërë hapat e parë se di se si do të jetë rezultati. Unë nis një betejë nëse i besoj se është kauzë e drejtë. E fitova mirë, nëse jo tërhiqem. Po çfarë arritëm? U arrit fundi i kryetarokracisë!

Ju kanë akuzuar për kryetarokraci

Unë s’po them se s’do jem kryetar, se për atë po përpiqem dhe do garoj. Nëse përpara që nga themelimi i PD deri në këtë proces, neokratura e saj shkonte nga qendra në bazë, e përzgjedhur. Mund t’ju them se sot në mënyrë absolute përveç Komisionit të Rithemelimit në fillim, s’ka asnjë person, asnjë, të votuar, të përzgjedhur nga Berisha apo komisioni i Rithemelimit. janë pa përjashtim propozime të anëtarësisë dhe vetëdeklarime se do të garojë siç e përcakton statuti. Kjo ndodhi dhe me kandidatët për kryetarë bashkish. Të gjithë ata shprehën dëshirën, dhe me garë iu nënshtruan primarëve. Kjo parti ka shënuar një arritje të madhe. Ky është fundi i kryetarokracisë sa i përket zinxhirit të varësisë.

Asnjë kandidat s’ka guxim të garojë përballë jush

Ja dalim aty. Është fatkeqësi që të të pengojnë qoftë paragjykimit, qoftë degët dhe gjethet të shohin trungun. Ne kemi dashur të ndryshojmë përfaqësimin, të vendosim një raport të ri mes përfaqësuesve dhe të përfaqësuarve. Them se kjo ka vlerë.

PD sot është më e dobësuar..Nuk besoj se një parti e lirë është më e dobësuar. Jemi këtu dhe askush se mohon manipulimin absolut të ish-kryetarit nga Edi Rama dhe guvernatorja. Do jap shemullin konkret; a u vra një mjek në fushatë? U vra! Një njeri i një familjeje të nderuar. A u vra në procesin elektoral. A deklaroi Basha se u bë një masakër elektorale? U krijua një komision parlamentar në të cilin politikisht dy ishin përgjegjësit, Balla dhe Bardhi. Pa asnjë diskutim. Shpërndarësi i lekëve dhe i kartave po punonte për llogari të Ballës. Pse u ndërpre, është i vetmi komision në 30 vite që u ndërpre. Pengmarrja është përgjigja.

Kush u mor peng?

Ata që ishin të implikuar. Si mund të ndërpritet një komision.

Lubonja: Jam dakord që PD pas 25 prillit duhet të merrej me masakrën zgjedhore dhe jo të hynte në atë ulli. Berisha: Unë se mblidhja dot Lulzim Bashën se Edi Rama i kishte mbyllur dosjen ‘Muzin’ me Engjëll Agaçin. Çfarë kishte opozita për këtë? Të paguaj kusuret e tij? Të paktën kjo opozitë që është sot është e vërtetë.

Marrë nga BalkanWeb

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 5 Maj 2022, 20:06

A e shohin shqiptarët Berishën në krye të PD?

TIRANË- Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga politika. Mes qytetarëve shqiptarë, që në zgjedhjet e fundit votuan Pa...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet