Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘Foltorja’ në Fier/ Berisha-ambasadores Kim: Dosje ka, por janë shpifje! Basha u morr peng, të lërë mandatin. D
21 Shtator 2021, 08:10Nga DOSJA
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e dytë të “Foltores” në qytetin e Fierit. Gjatë më shumë se një orë deklarata para demokratëve, Berisha “zbërtheu” atë që e cilësoi si gjuha e kodeve, mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimin e Kushtetutës.
Në fjalën e tij, Berisha ka kërkuar që opozita të angazhohet për ndryshimin e reformës territoriale, ndërkohë që nuk i ka kursyer as nofkat ndaj Bashës. Duke e cilësuar si “ish-kryetari” apo dhe “peng-kryetari”, Berisha tha se mes Bashës dhe Ramës ka pasur një bashkëpunim, ndërsa shtonse kryeministri mori peng kreun e opozitës për t’i futur thikë pas shpine PD me dorën e vetëm Bashës.
Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Fier, Berisha sulmoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, sipas të cilit ‘diplomatja i paska thënë kryedemokratit Basha se “Berisha i di që kemi dosje”, ndërkohë që Berisha këmbënguli se të gjitha çfarë shkruhen aty janë vetëm shpifje. Ndërkohë që kërkoi nga Basha që të linte mandatin e kryetarit, ish-kryeministri i vendit i dërgoi një mesazh edhe deputetëve të listës së tij, duke i kërkuar që të mos pranojnë asnjë marrëveshje me Ramës. Këta të fundit, Berisha i paralajmëroi edhe për ndryshime, duke iu referuar mbledhjes së forumeve të Partisë Demokratike.
Ky ishte takimi i dytë që Berisha zhvilloi, nga turi që ka ndërmarrë për të vizituar të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’. Lidhur me nismën Berisha pati edhe mbështetjen edhe nga Bujar Nishani, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, ndërkohë që sot në Fier nuk mungoi as kreu i degës, Luan Baçi. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti nën-kryetar Bashën.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER – Një qytetar nga Kosova ka qënë i pranishëm në takimin e zhvilluar në Fier mes Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Ai ka kërkuar mbështetjen e is...
FIER – Një situatë e sikletshme është krijuar për ish-Kryeministrin Sali Berisha gjatë takimit të tij në Fier kur një nga simpatizantët e tij i ka thënë s...
VLORË– Afrim Qëndro, i cili u vendos nga Damian Gjiknuri si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka deklaruar sot në mbledhjen e prezantimit të drejtuesi...
VLORË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin e ri politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në...
FIER– Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar gabimet që sipas tij ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha në krye të PD-së. Në fjalën e tij, nga Fieri, Ber...
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një takim me qytetarët në Fieri. Mesa duket emocioni për të qënë pjesë e takimit të Sali...
FIER – Sali Berisha ka ndarë me mbështetësit e tij në Fier një rast të vitit 1991 me Azem Hajdarin, të ngjashëm me këtë tani sipas tij . Sipas ish-kreut t...