LIVE UPDATES
Bota

Berlini politik mes dy palëve në krizén e Iranit

7 Janar 2020, 14:50 Nga DOSJA
Berlini politik mes dy palëve në krizén e Iranit

GJERMANI- “Çtensionim” është fjala magjike këto ditë në Berlinin politik. Edhe në deklaratën e përbashkët të kancelares Merkel, presidentit Macron dhe kryeministrit, Boris Johnson të dielën kërkohet çtensionimi i situatës. Apelohet ndaj “të gjithë aktorëve”, “të ushtrojnë vetëpërmbajtje të madhe dhe të tregojnë përgjegjësi”. Po, por si të arrihet ky çtensionim?

Përgjigjja e Europës: Përmes bisedimeve. Europianët, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas të hënën në radion gjermane, DLF, kanë “tek dyja palët kanale të hapura bisedimesh dhe funksionuese që po përdoren këtë moment. Ne do të japim ndihmesën tonë që të mos ketë në Irak një luftë me prokurë të vendeve të tjera.”

SHBA kritikojnë mungesën e mbështetjes

Bisedimet zhvillohen me SHBA, që me vrasjen e gjeneralit iranian, Khasem Soleimani në Bagdad, kryeqytetin irakian të enjten e kaluar e ashpërsoi fort krizën. Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo u shpreh i zhgënjyer për mungesën e mbështetjes nga europianët. SHBA e argumentuan vrasjen me drone të Soleimanit me sulmet konkrete të planifikuara nga gjenerali iranian. Prova për këtë pretendim nuk janë dhënë, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të hënën. “Ne e kemi parë arsyetimin e SHBA. Nga mungojnë informacionet për t’i kuptuar këto arsyetime”, tha Rainer Breul i pyetur në një konferencë shtypi të qeverisë.

Europa ka filluar diplomacinë e ecejakeve me shpërndarje rolesh: Macron mban kontakt me presidentin e Iranit, Hasan Rohani; Boris Johnson me presidentin amerikan, Donald Trump. Angela Merkel takohet në fundjavë me presidentin rus, Vladimir Putin për të biseduar për krizën e Gjirit. Edhe Rusia, ashtu si Kina është nënshkruese e marrëveshjes atomike me Iranin në vitin 2015.

Ushtarë gjermanë në Irak

Qeveria gjermane zhvillon bisedime edhe me Bagdadin. Të dielën, (05.01) parlamenti irakian, i zemëruar për sulmin me drone në territorin e tij, kërkoi fundin e stacionimit të të gjithë trupave të huaja që marrin pjesë në luftën kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, IS. Në Irak janë edhe 120 ushtarë gjermanë, kryesisht për trajnim. Sipas zëdhënësit Rainer Breul tani po bisedohet, “se si mendon të veprojë qeveria me këtë vendim të parlamentit dhe si e dëshiron marrëdhënien e mëtejshme me partnerët.”

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ishte shprehur më parë, se kundër vullnetit të Irakut askush nuk do një angazhim ushtarak. Maas i vlerësoi kërcënimet për sanksione të amerikanëve si  “jo ndihmuese”. Aktualisht ushtarët gjermanë për shkak të gjendjes së sigurisë qëndrojnë në kazermat ushtarake. Heiko Maas parashikon shpejt bisedime edhe homologun iranian, Javad Sarif.

Ndërmjetësues të pafuqishëm

Megjithatë e hapur mbetet pyetja: Çfarë ka për t’iu ofruar partnerëve në bisedime Berlini dhe Europa veç apeleve dhe këshillave? Ka më shumë se një vit e gjysmë që europianët përpiqen pa sukses të ndërmjetësojnë mes Teheranit dhe Uashingtonit. ata angazhohen për shpëtimin e marrëveshjes atomike me Iranin, të cilën Trump e hodhi poshtë njëanshëm në maj 2018.

Përpjekjet e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe për t’i ofruar avantazhe ekonomike Iranit, të premtuara në marrëveshjen atomike, nuk kanë qenë të suksesshme deri më tani. Shumica e firmave europiane për shkak të presionit amerikan janë larguar nga Irani. INSTEX, shoqëria e krijuar qëllimisht për këtë nga Berlini, Parisi dhe Londra për t’i mënjanuar sanksionet nuk po bën përpara.

Për shkak se Teherani nuk shikon më avantazhe nga kjo marrëveshje, nga maji i vitit 2019, ai po tërhiqet hap pas hapi prej saj. Të dielën Irani bëri të ditur shfuqizimin e një pike në marrëveshje, kufizimet për centrifugat e pasurimit të uranit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme gjermane, Rainer Breul kjo “është një shkelje tjetër e rëndë e marrëveshjes”.

Europa – “tigër prej letre”

Europa nuk mund të bëjë shumë në konfliktin e Gjirit, konstaton ish-ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel në një opinion për gazetën gjermane, “Tagesspiegel”. Shumë shpesh Bashkimi Europian në dy vitet e fundit ka treguar, “se është një tigër prej letre, kur puna bëhet serioze.” Ish-ministri i Jashtëm është i mendimit, se për ta ndryshuar këtë situatë të tensionuar, Europa duhet të jetë e guximshme dhe të marrë parasysh rreziqet. “Në rast nevoje të rrezikojë edhe një konflikt më të madh politik me presidentin e tanishëm të SHBA.” Për ta penguar Teheranin të vazhdojë ngjitjen në spiralen e tensioneve, Gabriel ka një ofertë: Kredi dyshifrore miliardëshe të Bankës Qendrore Europiane dhe bankave kombëtare europiane për kthimin e Iranit në marrëveshjen atomike dhe në rastin më të keq reagim “të kufizuar” për atentatin kundër Soleimanit. Sipas Sigmar Gabriel me këtë ofertë, Europa do të kthente besueshmërinë në Teheran dhe nuk do të ishte më një tigër në letër.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kasem sulejamni kriza ne iran rriten tensionet me iranin vrasja e soleimanit kasem sulejamni kriza ne iran rriten tensionet me iranin vrasja e soleimanit


Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron