LIVE UPDATES
Politike

Besa Shahini dha dorëheqje apo u shkarkua nga Rama?! Balla shmanget: Rama ka ditur gjithmonë të krijojë një shpirt ekipi…

15 Shtator 2020, 14:33 Nga DOSJA
Besa Shahini dha dorëheqje apo u shkarkua nga Rama?! Balla shmanget: Rama

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar ndryshimet në qeveri që ndodhën dje, ku në vend të ministres së Arsimit Besa Shahini u emërua deputetja Evis Kushi. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Balla teksa falënderoi Shahnin për kontributin e saj në këtë ministri, theksoi se reformat në arsim do të vijojnë, pasi në krye të saj do të jetë një personazh që është pjesë e botës akademike.

Por teksa u pyet në lidhje me faktin nëse Shahini dha dorëheqjen apo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, Balla u tregua i rezervuar ndërsa shtoi se; “Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka.”

INTERVISTA
Pse u lagua ministrja e Arsimit, Besa Shahini?

Gjithmonë në çdo qeveri ka ndryshime të drejtuesve të ministrive përkatëse. Unë besoj, e gjej rastin pikë së pari ta falënderoj Besën për një punë të shkëlqyer. Besa për një vit e gjysmë ishte zv/ministre dhe bashkë me Lindita Nikollën bënë një punë të shkëlqyer. Më pas mori ministrinë në një moment të vështirë, siç ishte “Pakti për universitetin”. Ka qenë një moment tejet i rëndësishëm. S’kishte të bënte me largimin e saj, por kam thënë se në ministrinë e Arsimit PS ka bërë një hap dhe një hov kolosal. Garancia që ka sot çdo mësues shqiptar për të qëndruar në pozicionin e vet dhe për të ushtruar profesionin më të vlerësuar, lidhet me një reformë. Ndaj them se largimi i Besës vjen në një moment përmbyllje me sukses të zgjedhjeve në Universitet.

Largimi përkoi në ditën e parë të shkollës. Çfarë mesazhi donte të përcillte kryeministri Rama?

E kam ndjekur me vëmendje këtë vlerësim të shumë personazheve që dalin në ekrane, që shkruajnë nga kolltuku apo dalin nga ekrani i shtëpisë. Një ministër Arsimi përmbyll të gjithë fazën që ka të bëjë me detyrën e tij. Sot fillon një proces i ri. Duke qenë se mbi të gjitha në radhë të parë jam deputet në një zonë të caktuar, ku kam qenë dje në disa shkolla në Elbasan, i gjithë procesi parapërgatitor nën drejtimin e Shahinit u bë në mënyrë të shkëlqyer.

Besa Shahini u shkarkua apo dha dorëheqjen?
Ajo që është e rëndësishme që të themi për publikun është se cikli për reformën në ministrinë e Arsimit do të vazhdojë. Implementimi i reformave do të vijojë me një hov të ri dhe efektiv me ministren e re, zonjën Kushi. Ajo që është më rëndësi është se ne e kaluam testin e djeshëm, atë të ditës së parë të shkollës. Po ndiqja dje në darkë për disa vende fqinje, dhe problematikat e hasura, në vendet si Italia ishin. Duhet të kemi fokusin, dhe zonja Kushi, ka rol të rëndësishëm, për fillimin e vitit të ri akademik. Pasi dhe ai është me rëndësi.

S’ju përgjigjet pyetjes… A mban përgjegjësi kryeministri Rama?
Kryeministri Rama ka ditur gjithmonë që të krijojë një shpirt ekipi brenda ministrave. Unë mendoj se kjo pak rëndësi ka. Besa do të vazhdojë të ruaj një komunikim të përditshëm me Evisin, për të bërë këtë stafetën e domosdoshme për javët në vijim.

Po për ministren e re çfarë kriteresh u përdorën?
Një ministre si zonja Kushi që vjen nga bota akademike, edhe pse deputete se ka ndërprerë komunikimin dhe detyrën për të qenë pedagoge. Ndaj gjej rastin që të vlerësojë për zgjedhjen që ka bërë kryeministri edhe brenda grupit parlamentar. Pasi përmban personalitet të vlerësuara në shumë fusha të jetës.

Marrë nga BalkanWeb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besa shahini jep dorëheqjen taulant balla besa shahini jep dorëheqjen taulant balla

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet