LIVE UPDATES
Bota

Masakra në Gjilan/ Miqtë rrëfejnë marrëdhënien me familjen Bllaca: Fisniku punonte kamarier me dy fakultete. Shoku: Vrasje

19 Shkurt 2020, 13:00 Nga DOSJA
Masakra në Gjilan/ Miqtë rrëfejnë marrëdhënien me

KOSOVË– Besnik Bllaca, nipi i familjes Bllaca, pesë anëtarët e të cilës mbetën një ditë më parë të vdkeur, ka treguar detaje nga kjo tragjedi. Në një lidhje live në emisionin “Me zemër të hapur”, Besniku është shprehur se kishte marrëdhënie të afërta me Valdeten dhe vëllezërit e saj. Ai tregoi se njëri nga vëllezërit e Valdetes, Besnik Bllaca gëzonte emër të mirë në Gjilan, ndërsa Fisniku, me dy fakultete punonte edhe kamerier.

 “Shumë e rëndë për ne si familje kjo që ka ndodhur. Të humbësh 5 pjesëtarë të familjes është shumë e rëndë. Isha në punë në shtëpi dhe përmes internetit e mësova këtë krim të rëndë e menjëherë u ktheva. Deri sa kam ardhur akoma nuk më besohej që nuk ishin gjallë. Është shumë i rëndë ky rast dhe jemi të shokuar. Më dukej si ëndërr sepse të gjithë anëtarët kanë qenë të sjellshëm, të urtë, punëtorë. Realisht nuk kemi asnjë informatë pse ka ndodhur, si ka ndodhur, në çfarë rrethanash. Policia po heton. Xhaxhai dhe gruaja kanë qenë pensionistë. Valdetja kishte 18 vite në policinë e Kosovës. jemi takuar shpesh, kemi pirë kafe, nuk ka shfaqur asnjë shenjë agresioni. Po bëhen shumë spekulime. Kisha dashur shumë që mediat të mos spekulojnë pasi dhe për ne nuk është e lehtë kjo që ka ndodhur. Dyshimet e para janë që Valdetja i ka vrarë por ka edhe spekulime të tjera. Valdetja ishte 45 vjeçe, beqare, jetonte me prindërit dhe dy vëllezërit. Blerimi ka qenë 43 vjeç, ishte i papunë. Fisniku ishte 34 vjeç, moshatar me mua, një djalë që e ka dashur shumë vendin tonë, shtetin tonë por nuk ka arritur të fitonte një vend pune. Sipas disa informacioneve, kohët e fundit punonte si kamerier edhe pse i ka kryer dy fakultete. Njërin fakultet e ka bërë për kriminalistikë. Kishte shfaqur zhgënjim por jo indinjatë. Para 7-8 vitesh kemi konkurruar bashkë për t’u futur në Policinë e Kosovës por asnjëri nuk kemi arritur të futemi. Me Valdeten kemi udhëtuar shpesh nga Prishtina bashkë. Nuk është ankuar kurrë. Me Fisin shpesh kemi pirë kafe, Blerimin e kam takuar më rrallë. Me Valdeten ka 1 muaj e gjysmë 2 që nuk jemi takuar. Nuk më kujtohet të ketë shfaqur ndonjëherë shenja për atë çfarë ka ndodhur. Martesën e kemi diskutuar shpesh, meqë dhe unë dhe ajo ishim beqarë, e thoshte si ngelëm pa martuar, me shaka kështu. Rastësisht jemi takuar shpesh në qytet,”– tha nipi i familjes Bllaca.

Gjithashtu, në një lidhje live në emisionin “Me zemër të hapur”, një mik i të ndjerit Fisnik Bllaca, duke dashur që të ruaj anonimatin, pohoi se Valdete Bllaca kurrë nuk do të bënte diçka të tillë kundër familjes. Ai theksoi se i vetmi që ka pasur probleme të shëndetit mendor në familje ka qenë vëllai i madh, Blerimi, ndërsa e lidh këtë të fundit me ngjarjen. Ai theksoi se Blerimi mund të ketë qenë ai që ka vrarë si fillim prindërit dhe më pas Fisnikun, dhe pasi Valdetja ka parë me sy tragjedinë, është kundërpërgjigjur me armë dhe më pas ka vrarë dhe veten.

“Jam shok i ngushtë i Fisnikut. I kam njohur viktimat. Media dje ka bërë një tragjedi të dytë në Gjilan, që e kanë trajtuar si rast shoëbizi. Duhet të jemi të kujdesshëm në fatkeqësi, tragjedi të tilla. Më pasi kemi përgjegjësi për familjarët e tjerë që kanë përjetuar një vuajtje të madhe. Janë daje, xhaxhallarë, tezet, janë prekur nga këto lajme. Ky rast është një fatkeqësi që në një mënyrë ka dorë dhe shteti. Sikur Fisniku të ishte pjesë e ndonjë pune, institucion, ai do të ishte ai patrioti që e kam njohur gjithmonë. Ai shqiptari i vërtetë, që ka dashur shumë shtetin më shumë se veten. Spekulimet duhet të ndalen deri në versionin final të mjekësisë ligjore. Pasi mendoj se do të trajtohet rasti me sinqeritetin më të madh. Se besoj se ka ndodhur ngjarja siç është parashtruar nga mediat. Ne kemi pasur shoqëri të hershme. Mendoj se ka diçka tjetër që nuk thuhet. Ajo ka kaluar mbi 45 vite të jetës në përkushtim të familjes. Ka qenë pjesë e strukturave të larta të policisë, edhe pse jo e graduar, pjesë e linjës komanduese. 3 vitet e para ka jetuar në Prishtinë, pjesën tjetër ka udhëtuar drejt Gjilanit cdo ditë. Gjatë studimeve, ajo është përkujdesur për gjithçka. Bënte gjithçka për Fisin. Edhe po ta shihja me sytë e mi se Valdetja e ka vrarë Fisin, s’do e kisha besuar. Valdetja e ka pasur idhull. S’dua të spekuloj. Disa informata, dhe unë dhe shoqëria, i vetmi version që mund të më bind ky; vëllai i madh ka vrarë babain dhe nënën dhe më pas Fisin, pasi mund të ketë qenë duke fjetur. Pasi çdo natë qëndronte pa gjumë, e ka fjet në mëngjes…Mister është se ky e ka gjetur armën Blerimi. Valdetja, pasi ka parë masakrën që ka ndodhur në familje, ka vrarë Blerimin dhe më pas veten. Blerimi ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe sipas informatave që kam, ai ka kohë që ka shkaktuar konflikte brenda familjes. Mungesa e përgjegjësisë institucionale për te trajtuar njerëzit me probleme psiqike ka shkaktuar krimin. Fisniku është shprehur se vëllai ka pasur probleme të shëndetit mendor. Unë nuk njoh dikë në qytet që të ketë pasur një probleme me Fisin apo babain e tij. Blerimi ka shkaktuar probleme gjatë gjithë kohës. Dhe Fisi, në vendin e punës që ka punuar më herët, është larguar me vullnet që të jetë pranë familjes. Në aspektin profesional dyshoj se janë dy armë në vendngjarje dhe se si ka ardhur arma tek blerimi, ky është misteri pasi s’jam pjesë e hetuesisë. Pasi do të ishte zbardhur ngjarja shumë shpejt. Unë dyshoj se trupat e prindërve janë gjetur në bodrum, apo katin përdhes, ndërsa Fisi në shkallë i vrarë. Nuk e di ku janë gjetur Blerimi dhe Valdetja. Ju lutem që ta trajtoni rastin me seriozitet dhe jo si rast shoëbizi. Duhet të hulumtohet se cilat shtëpi kanë njerëz me probleme të shëndetit mendor që të shmangen probleme të tilla.”

News 24 ka udhëtuar drejt Kosovës ku ka folur më dëshmitarë dhe të afërm të familjes Bllaca. Në një intervistë për Bezatin, fqinji i familjes Bllaca, Ismail Xhelili pohoi se ata nuk kishin pasur asnjëherë probleme. Po ashtu ai tregoi se lajmin e kishte marrë vesh nga gruaja e tij. “S’kemi pasur kurrë probleme. Kemi shumë vite këtu me ta. Kanë qenë njerëz shumë të urtë. Kemi pasur marrëdhënie të mira. Njohja jonë ka qenë si komshinj, një mirëdita, një mirëmëngjes. Nuk kemi pasur informacion për probleme me shëndetin. Marrëdhëniet e tyre me sa kemi parë ne kanë qenë të mira. Babai ka punuar më parë në kombinat të tekstileve, tani ka qenë në pension. Vëllezërit kanë qenë pa punë.
Kam qenë në lokal dje e më kanë thirrur më kanë thënë se ka ndodhur një vrasje. Kam ardhur menjëherë dhe kam parë çfarë ka ndodhur. Ishin familje shumë e mirë, nuk kanë pasur probleme,”- tha fqinji i viktimave.

Nga ana tjetër, ditën e sotme policia e Kosovës ka pezulluar 4 efektivë Alban Ramushi, komandant, Naser Rrahmani, zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic dhe Xhavit Azizi. Ata akuzohen për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Kosova u trondit një ditë më parë nga një masakër brenda familjes. Ngjarja ndodhi në mesditë dhe në lagjen Bujanina në Gjilan. Autorja e krimit, Bllaca kishte qenë pjesë e Stacionit policor të Gjilanit për 18 vite por ishte pezulluar për shkak të problemeve psiqike që kishte pasur. Muaj më vonë, ajo ishte rikthyer në detyrë si pjesë e stafit civil, gjë që nuk e lejon të mbajë armë, por kishte ruajtur atë të mëparshmen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni besnik bllaca blerim bllaca fisnik bllaca masakra ne gjilan valdete bllaca besnik bllaca blerim bllaca fisnik bllaca masakra ne gjilan valdete bllaca

Sondazh

Poll
Bota 19 Shkurt 2020, 10:26

Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

SERBI– Me gjithë spekulimet përpara vizitës, Shoigu ka qëndruar këtë javë në Serbi pa sistemin raketor “Pancir S1”, të cilin Serbia e ka blerë nga Rusia.S...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet