LIVE UPDATES
Aktualitet

25 Mars 2020, 15:26 Nga DOSJA

TIRANË- Erind Cara, një nga 17 pacientët e shëruar nga koronavirusi në Shqipëri përmes një mesazhi publik njofton se është shëruar dhe tashmë është kthyer në shtëpi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cara bën me dije se në dhomë me të ka qenë pacienti 43-vjeçar nga Kavaja që u nda nga jeta dy ditë më parë. “Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte ! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne.”-shkruan ai.  I riu, që ka zgjedhur vetë të zbulojë identitetin e tij ka vetëm një thirrje për shqiptarët: Qëndroni brenda”. 

POSTIMI I PLOTË I ERIND CARËS:

“Coronavirus kryefjala e çdo bisede në të gjithë boten! Sot pas 10 ditësh në terapi pranë Spitalit Infektiv në QSUT dhe pas rezultatit të dy testeve që rezultuan negativ ndaj COVID -19 , mund të them që betejën time e fitova dhe po kthehem në shtëpi i qetë dhe me shëndet të plotë. Por humba dhe miq të cilët i njoha gjatë kësaj beteje që nuk ja dolën, dhe pse luftuan deri në frymën e fundit bashkë me mjek e infermier! Të dashur miq ! Unë fitova betejën me Covid-19, por për të fituar luftën duhet kontributi i të gjithëve NE. Nuk kërkohet asgjë e jashtëzakonshme në këtë luftë, por vetëm një gjë, që të gjithë kur nuk e kemi e duam aq shumë: Te qendrojmë ne shtëpi dhe të kalojmë kohë me familjarët tanë. Më parë kishim qindra justifikime, puna, koha, pamundesia, lodhja etj .Sot është momenti i duhur të japim dhe marrim dashuri, të bisedojmë me njëri – tjetrin , t’u tregojmë sa shume i duam. Po po sa shumë i duam prinderit, motrat, vëllezërit, gjyshërit, miqtë e të gjithë ata që ne konsumojmë me ta gjënë më të rendesishme “KOHËN” !

Dy fjalë për ata që mendojnë se ky virus është diçka pa rëndësi! Qëndroni ne shtëpi ! Ky virus nuk të jep një mundësi të dytë. Shoku im i dhomës ishte një djalë i ri, që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme, kishte një familje të mrekullueshme, nuk i mungonte asgjë, por ky virus i rëndoi shëndetin. Një frymëmarrje të thellë thjesht kërkonte ! Luftoi, luftoi deri në frymën e fundit sepse ishte larguar pa u përshëndetur me askënd, kishte ardhur se nuk ndjehej mirë, siç mund te jemi secili nga ne. Por mbrëmë ai u dorëzua, nuk ia doli dot, la çdo gjë mbrapa dhe koronavirusi e mori pa mëshirë edhe pse ishte i ri dhe i shëndetshëm. PRANDAJ, QENDRONI NE SHTEPI! Për disa të rinj të fort, e të shëndetshëm si unë, qëndroni në shtëpi, mendoni për familjarët tuaj, prindërit, gjyshërit imuniteti i të cilëve është më i dobët dhe COVID-19 e ka më të thjeshtë për t’i marrë në gjirin e tij.
NDAJ QENDRONI NE SHTEPI PER TE DASHURIT TUAJ !

Dy fjale të sinqerta për njerëzit më të rëndësishëm në këtë lufte, mjekët, infermierët, farmacistët, sanitarët dhe te gjithë ato qe shërbejnë dhe kontribuojnë në këtë luftë kundër Covid -19 . Ata janë front në vijën e parë të kësaj beteje 24/24 për te dhënë më të mirën e tyre edhe pse rreziku është shume i lartë. Të mendosh se dhe ata kanë lëne çdo gjë familjen, prindërit, fëmijët, vëllezërit, motrat, për te qenë aty për t’u shërbyer pacienteve te tyre, atyre qe nuk e donin këtë virus , por ai erdhi dhe i infektoj, por do iu shërbejë dhe atyre që thonin “Nuk na bën gjë ne Virusi“ se kur të arrish atje kërkon vetëm mëshirë, ndihme dhe përkujdesje, kupton sa e rëndësishme është JETA, por qe tani nuk është vetëm ne dorën tënde, por te Mjekëve, Infermierëve, Koronavirusit dhe Zotit lart në qiell, qe po na jep sinjalet e tij të kuptojmë sa e rëndësishme është JETA, gjë të cilën e kishim harruar sepse na “mbyten“ angazhimet, punët, facebook, instagram, kafet dhe gjerat e pa rëndësishme.
Duhet të qëndrojmë në shtëpi qe këta Infermiere, Mjekë të jenë sa më pak të rrezikuar.
Një falënderim i veçantë shkon për Stafin e Spitalit Infektiv: Dr Najaden, Dr Arjanin, Dr Gentin etj Infermieret Semi, Dasho, Lukja, Eni, Emanuela, e te tjer .
Ju Falënderoj pa mas për çdo gjë qe po bëni në ato kushte aq të vështira!

Faleminderit !
Ne qëndrojmë në shtëpi !
Ju në krye të detyrës, për ta kaluar sa me lehtë këtë situate të vështirë !
Me Respekt
Erind Cara
23-3-2020

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet endrit cara koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi endrit cara koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet