LIVE UPDATES
Bota

Biden e zgjedh si kandidate për zv.Presidente, flet daja i Kamala Harrisin: Ajo mund t’i bëjë ballë fushatës, gratë e fa

12 Gusht 2020, 18:33 Nga DOSJA

SHBA- Ishte një moment krenarie dhe ngazëllimi për Gopalan Balachandranin, kur u zgjua në orën 5 të mëngjesit dhe pa mesazhet e urimeve në telefon dhe lexoi lajmin se mbesa e tij Kamala Harris, ishte përzgjedhur nga kandidati demokrat për president, Joe Biden si kandidatja për nënpresidente.

Akademiku 79 vjeçar që jeton në Nju Delhi beson se origjina indiane e senatores Harris dhe kultura familjare, kanë luajtur një rol qendror në krijimin e fizionomisë së politikanes.

Është e para herë që një afrikano-amerikane zgjidhet si kandidate për nënpresidente nga njëra nga partitë kryesore. Si një grua me origjinë pjesërisht indiane, ajo po hyn në histori edhe si kandidatja e parë aziatiko-amerikane.Gopalan Balachandran, daja i Senatores Kamala Harris në Nju Delhi, India. Foto: REUTERS/Adnan AbidiGopalan Balachandran, daja i Senatores Kamala Harris në Nju Delhi, India. Foto: REUTERS/Adnan Abidi

“E dija që ishte mjaft ambicioze, në kuptimin që gjithmonë donte të shërbente në poste publike dhe të arrinte diçka dhe këtë e ka trashëguar nga e ëma. Prandaj ishte e pashmangshme”, i tha Zërit të Amerikës, Balachandran,vëllai i vohël i mamasë së zonjës Harris, Shyamala Gopalan.

“Gratë e familjes sonë janë jashtëzakonisht të forta. Burrat jo edhe aq, thotë i duke qeshur. Ajo mund t’i bëjë ballë fushatës”.

Ai kujton se familja e tij ka pasur një mendje të hapur që në vitet 1940 dhe 1950, kur India ishte një shoqëri jashtëzakonisht tradicionale. Ajo kulturë përparimtare i dhe mundësi mamasë së senatores Harris, të shkonte në Shtetet e Bashkuara në moshën 19 vjeçare, për të bërë studimet e doktoraturës në Universitin e Kalifornisë, në Bërkli.

“Në atë kohë, numri i vajzave të pamartuara që shkonin nga India në Shtetet e Bashkuara, ishte fare i vogël. Por familja jonë gjithmonë thoshte ‘bëni ç’të doni, studoni dhe pastaj ndërtoni vetë të ardhmen tuaj'”.

Është një mesazh, thotë Balachandran, që zonja Harris e përvetësoi, e rritur nga nëna e saj, që u nda nga i ati xhamaikian, kur ajo ishte pesë vjeç.

Që fëmijë, senatorja Harris shkonte rregullisht të vizitonte gjyshërit e saj nga nëna në qytetin Chennai në jug, si edhe dajën edhe tezen e saj në Indi. Ajo ka folur në intervista lidhur me ndikimin që gjyshi i saj, një zyrtar publik, kishte ushtruar tek ajo.Ish-apartamenti i gjyshërve nga nëna të Senatores Kamala Harris, në Indi.Ish-apartamenti i gjyshërve nga nëna të Senatores Kamala Harris, në Indi.

“Kamala ka marrë edhe vlerat njerëzore nga familja. Më thoshte gjithmonë: Unë thjesht bëj, atë që duhet të bëjë çdo qenie njerëzore”, thotë daja i saj Balachandran, që e vizitoi atë kur kandidoi për senatore në Kaliforni.

Ai kujton se si katër motrat dhe vëllezërit, përfshirë mamanë e senatores, ndoqën rrugët e tyre. Ai vetë u martua me një meksikane, motra më e vogël nuk u martua, ndërsa një tjetër motër që jeton në Kanada, u martua por nuk bëri fëmijë.

Edhe emri i zonjës Harris, e lidh atë me trashëgiminë e saj indiane. Kamala do të thotë zambak uji dhe kuptimi simbolik i tij në kulturën indiane lidhet me rrënjët e thella, pasi lulja dhe rrënjët e saj, rriten nën ujë, ndërsa petalet dalin mbi sipërfaqe.

Balachandran shpreson që nëse mbesa e tij bëhet nënpresidente, të kontribuojë në rritjen e “ndërgjegjësimit pozitiv global” të Shteteve të Bashkuara, në një kohë kur Kina bën konkurrencë për udhëheqjen globale.

Për shumë indianë që e kanë parë suksesin e komunitetit indiano-amerikan me krenari, përzgjedhja e zonjës Harris është një arritje më shumë.

“Tregon larminë e Shteteve të Bashkuara, tregon se gjithkush mund të arrijë majat, në politikë apo çdo fushë tjetër”, thotë Varun Mehta, një pensionist, vajzat e të cilit jetojnë në Nju Jork dhe Los Anxheles.

Ndërsa indianët kanë shënuar shumë arritje në fushën e teknologjisë, në drejtim të kompanive si Google dhe Microsoft, politika është një skenë e re për t’u pushtuar. “Është një moment i mirë për indianët”, thotë ai.

Marrë nga: VOA 

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kamala harris kamala harris

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet