LIVE UPDATES
Bota

“Biden mbajti një qëndrim diplomatik”/ Zbardhen detajet e para nga biseda mes Presidentit të SHBA-së dhe atij ru

27 Janar 2021, 07:15 Nga DOSJA
“Biden mbajti një qëndrim diplomatik”/ Zbardhen detajet e

SHBA-Biden zhvilloi të martën telefonatën e parë që kur filloi mandatin me homologun e tij rus Vladimir Putin, duke ngritur shqetësime në lidhje me arrestimin e figurës së opozitës Alexei Navalny, përfshirjen e Moskës në një fushatë masive spiunazhi kibernetik dhe ndërhyrjen në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden shprehu gjithashtu mbështetjen e vendosur amerikane ndaj sovranitetit të Ukrainës dhe ngriti shqetësim mbi njoftimet për shpërblime të ofruara nga Moska në këmbim të vrasjes së ushtarëve amerikanë në Afganistan.

“Presidenti Biden e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të veprojnë me vendosmëri në mbrojtje të interesave të tyre kombëtarë në përgjigje të veprimeve nga Rusia që na dëmtojnë ne ose aleatët tanë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Të dy presidentët ranë dakord të mbajnë një komunikim transparent dhe të qëndrueshëm në vazhdim. Zoti Biden ka ndërmarrë hapa për një distancim të menjëhershëm nga retorika e ngrohtë që shfaqte shpesh ndaj Presidentit Putinit, paraardhësi i tij, Donald Trump.

Por presidenti i ri u përpoq gjithashtu që të lërë hapësirë për diplomaci, duke shprehur gatishmërinë për të zgjatur afatin e traktatit të ri START për pesë vjet para se të skadojë në fillim të muajit tjetër dhe mundësinë e bisedimeve për stabilitetin strategjik mbi një gamë masash të kontrollit të armëve dhe çështjeve të tjera të sigurisë.

Ndryshe nga paraardhësit e tij, zoti Biden nuk është mbështetur tek shpresa për një “rifillim” në marrëdhëniet me Rusinë, por ka treguar se do t’i menaxhojë mosmarrëveshjet me ish kundërshtaren e Luftës së Ftohtë, pa i zgjidhur domosdoshmërisht ato ose përmirësuar lidhjet.

Dhe me një axhendë të ngarkuar të brendshme dhe vendime që do t’i duhet të marrë së shpejti për Iranin dhe Kinën, ai nuk do të preferonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Sipas zyrtarëve, ishte Moska që sugjeroi telefonatën javën e kaluar dhe zoti Biden ra dakord, por donte fillimisht të përgatitej me stafin e tij dhe të fliste me aleatët evropianë, përfshirë udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

Dhe të martën para telefonatës me zoti Putin, nënpresidenti Biden bidedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, duke premtuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj aleancës së krijuar dekada të shkuara si një mbrojtje kundër agresionit rus.

Presidenti Biden i tha Presidentit Putinit se administrata e tij ishte duke analizuar depërtimin kibernetik tek kompania SolarWinds dhe njoftimet se Rusia u kishte ofruar shpërblime talebanëve për të vrarë trupat amerikane në Afganistan. Zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbrojnë veten dhe do të marrin masa, të cilat mund të përfshijnë sanksione të mëtejshme, për të garantuar që Moska të mos veprojë pa u ndëshkuar, sipas zyrtarëve të administratës.

Telefonata vjen ndërsa zoti Putin analizon pasojat e protestave pro-Navalny-t që u zhvilluan në më shumë se 100 qytete ruse gjatë fundjavës. Shtëpia e Bardhë ka reaguar ashpër ndaj shtypjes së protestave, në të cilat më shumë se 3,700 vetë u arrestuan në të gjithë Rusinë, përfshirë më shumë se 1,400 në Moskë. Protesta të tjera janë planifikuar për fundjavën e ardhshme.

Navalny, figura kryesore e opozitës ruse dhe kritiku më i ashpër i presidentit Putin, u arrestua më 17 janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte për pothuajse pesë muaj duke u rikuperuar pas helmimit me agjent nervor, për të cilin fajëson Kremlinin. Autoritetet ruse i mohojnë akuzat.

MARRË NGA VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden vladimir putin joe biden vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 26 Janar 2021, 19:51

Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?

Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të cilët nuk ndodhen fizikisht në shtetin e lindjes, në kohën kur organizohen zgjedhjet....

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet