LIVE UPDATES
Bota

Biden takim me këshilltarët për Sigurinë Kombëtare: Stafi kryesor i Shtëpisë së Bardhë përbëhet nga individë që dem

18 Nëntor 2020, 08:32 Nga DOSJA
Biden takim me këshilltarët për Sigurinë Kombëtare:

SHBA-Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden u takua të martën me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare, por jo me ekspertë qeveritarë të zbulimit, pasi Presidenti Donald Trump vazhdon të bllokojë procesin e tranzicionit të demokratëve për në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ekipit të tranzicionit, zoti Biden dhe Nënpresidetja e zgjedhur Kamala Harris po diskutojnë mbi çështje botërore me ekspertët e tyre në fushën e diplomacisë, zbulimit e të mbrojtjes.

Ditët e fundit ligjvënës të shumtë republikanë kanë thënë se zyrtarët e qeveritare të zbulimit duhet të informojnë zotin Biden përpara inaugurimit të tij në 20 janar edhe pse zoti Trump vazhdon me sfidat e tij ligjore për të përmbysur fitoren e parashikuar të zotit Biden, me synimin për të qëndruar në detyrë për një mandat tjetër katër vjeçar.

Ligjvënësit republikanë thonë se dorëzimi tek zoti Biden i informacioneve ditore që i jepen presidentit nga zbulimi amerikan lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare dhe ato globale janë thelbësore për të, për marrjen e pushtetit. Sipas tyre paditë e zotit Trump me anë të të cilave pretendohet parregullsi në votime si dhe në numërimit e votave mund të vazhdojnë paralelisht.

Por zoti Trump ka pretenduar vazhdimisht se është ai fituesi i zgjedhjeve dhe ka refuzuar të pranojë humbjen. Numërimi i votave në shtete të veçanta tregon se zoti Biden ka fituar më shumë se 270 vota elektorale minimumi i duhur për të fituar garën për president.

Zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin i kanë thënë Zërit të Amerikës dhe mediave të tjera amerikane se ata nuk kanë gjetur prova për manipulim të gjerë të votave, por vetëm raste relativisht të vogla parregullsish gjatë procesit të votimit, të cilat siç thonë ata, nuk do të ishin të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve edhe nëse zoti Trump do të të fitonte proceset gjyqësore.

Që zoti Biden të nisë zyrtarisht procesin e tranzicionin, duke u informuar nga organet e zbulimit dhe duke pasur qasje të gjerë tek agjenci të shumta qeveritare, shefi i Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme duhet të nënshkruajë një dokument që vërteton se zoti Biden i ka fituar zgjedhjet. Zoti Trump e ka bllokuar kryerjen e një veprimi të tillë nga kjo agjenci.

Përveç takimit me këshilltarët e sigurisë kombëtare, të martën zoti Biden emëroi shtatë ndihmës kryesorë të tij në Shtëpinë e Bardhë, krahas dy të tjerëve të caktuar për të ndihmuar bashkëshorten e tij, Jill Biden. Javën e kaluar, zoti Biden emëroi ndihmësin e tij të kahershëm, Ron Klain në detyrën e shefin e tij të kabinetit në Shtëpinë e Bardhë.

Po kështu Steve Ricchetti, një ekspert politik karriere, u emërua këshilltar i presidentit, ligjvënësi i Luizianës Cedric Richmond u emërua këshilltar i lartë i zotit Biden dhe drejtor i zyrës për Marrëdhëniet me Publikun në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Jennifer O’Malley Dillon, menaxherja e fushatës zgjedhore të zotit Biden, u emërua zëvendës shefe e kabinetit.

Mike Donilon, një nga ndihmësit e hershëm të zotit Biden, u emërua këshilltar i lartë i tij, Dana Remus, avokate e fushatës së zotit Biden, u emërua si këshilltare e presidentit, Julie Rodriguez, një ish-ndihmëse e zonjës Harris, do të shërbejë në detyrën e drejtoreshës së zyrës për çështjet ndërqeveritare në Shtëpinë e Bardhë, Annie Tomasini, një tjetër ndihmëse prej kohësh e zotit Biden, do të jetë drejtoresha e operacioneve të Zyrës Ovale, zyrë që merret me aktivitetet e përditshme të presidentit.

Julissa Reynoso Pantaleon, ish-ambasadorja amerikane në Uruguaj, u emërua shefe e kabinetit të zonjës Jill Biden. Ndihmësi për një kohë të gjatë, Anthony Bernal do të jetë këshilltari i lartë i saj.

“Stafi kryesor i Shtëpisë së Bardhë përbëhet nga individë që demonstrojnë përkushtim ndaj Presidentit të zgjedhur për ndërtimin e një administrate që dëshmon përvojë në qeverisje dhe do të jetë gati të japë rezultate për familjet amerikane që në ditën e parë të punës”, tha ekipi i tranzicionit të zotit Biden.

MARRË NGA VOA

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden kamela harris joe biden kamela harris

Sondazh

Poll
Bota 18 Nëntor 2020, 06:56

SHBA– Firma amerikane e zhvillimit të vaksinave Moderna po ushtron presion ndaj BE-së për nënshkrimin e shpejtë të kontratës për 80 milionë doza. Vetëm pa...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet