LIVE UPDATES
Bota

Biden tërheq nga procesi i konfirmimit në Senat kandidaten e tij për shefe të Zyrës së Buxhetit

3 Mars 2021, 06:59 Nga DOSJA
Biden tërheq nga procesi i konfirmimit në Senat kandidaten e tij

Shtëpia e Bardhë të martën tërhoqi emërimin e Neera Tanden për drejtore të zyrës së saj të buxhetit, duke u përkulur para realitetit politik, ndërsa emërimi i saj u ndesh me kundërshtime të ashpra të lidhura me postimet e saj në Twitter që kanë shqetësuar ligjvënësit.

“Unë kam pranuar kërkesën e zonjës Neera Tanden për të tërhequr emrin e saj nga emërimi për drejtore të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit”, tha Presidenti Joe Biden në një deklaratë të shkurtër të martën në mbrëmje.

Megjithatë, Presidenti Biden tha se ai planifikon ta angazhojë atë në një detyrë tjetër në administratën e tij.

Në një letër drejtuar presidentit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, zonja Tanden e pranoi se emërimi i saj ishte ndeshur me vështirësi.

“Për fat të keq, tani duket qartë se nuk ka asnjë rrugë përpara për të marrë konfirmimin dhe unë nuk dua që shqyrtimi i vazhdueshëm i emërimit tim të tërheq vëmendjen nga përparësitë tuaja të tjera”, thuhet në letrën e zonjës Tanden.

Zonja Tanden është kritikuar nga republikanët si dhe nga disa demokratë për komentet e ashpra në median sociale, si për shembull për epitetin “Mitchi i Moskës” për udhëheqësin e republikanëve në Senat, Mitch McConnell, apo kur shkruante se “vampirët kanë më shumë zemër se (senatori) Ted Cruz”.

Shumë demokratë nuk u kushtuan rëndësi kritikave, duke u përgjigjur se republikanët i ofruan mbështetje thuajse njëzëri ish-Presidentit Donald Trump, i cili u akuzua për nxitje të sulmit me dhunë në Kapitol, apo kur komentonte në Twitter, si dhe në rastet kur fliste me komente fyese për kundërshtarët.

Senatori Manchin përmendi “komentet dhe postimet publike” të zonjës Tanden në një deklaratë që bëri muajin e kaluar.

“Unë besoj se deklaratat e saj të hapura partiake do të kenë ndikim toksik dhe dëmtues mbi marrëdhëniet e rëndësishme të punës mes Kongresit dhe kreut të ardhshëm të Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit,” tha ai.

Deklarata e tij u kritikua menjëherë me komente që nënvizonin se ky demokrat i moderuar nga shteti i Uest Virxhinias me prirje republikane, ka mbështetur disa nga kandidatët e ish-Presidentit Trump që kishin zgjuar rezistencë të fortë, ndër ta konfirmimin e zotit Richard Grenell për ambasador në Gjermani.

Demokratët kundërshtonin kandidaturën e zotit Grenell si rezultat i komenteve që kishte bërë më parë duke fyer politikanet femra gjatë intervistave apo në internet.

Marre nga DW

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden neera tanden joe biden neera tanden

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri