LIVE UPDATES
Aktualitet

BILANCI/ Ambasadorja në SHBA Faber publikon SHIFRAT: Mbi 50 shqiptarë kanë vdekur nga koronavirusi

9 Maj 2020, 06:02 Nga DOSJA
BILANCI/ Ambasadorja në SHBA Faber publikon SHIFRAT: Mbi 50 shqiptarë

SHBA– Ambasadorja shqiptare në Amerikë, Floreta Luli-Faber ka dhënë detaje lidhur me shqiptarët që kandë ndërruar jetë në SHBA për shkak të koronavirusit.

Me anë të një statusi në Facebook, Faber shkruan se është mbi 50 numri total i shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë humbur betejën me virusin, duke kaluar edhe numrin total të vdekjeve në Shqipëri.

Gjithashtu ambasadorja ka lajmëruar se pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën nga Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, ndërsa trupat e katër prej tyre kanë mbërritur dje në Shqipëri.

“Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre. Përveçse u larguan nga kjo jetë dhe askush nga të afërmit nuk mundi t’i qëndronte afër në momentet e vështira të sëmundjes. Bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri,”-shkruan ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Pavarësisht se Covid-19 ka filluar të humbasë fuqinë vepruese për këtë sezon, për disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët Amerikën e kanë parë gjithmonë si tokën e lirisë dhe të ëndrrave, kujtimet e kësaj periudhe do të jenë të dhimbshme. Është mbi 50 numri total i bashkëkombasve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë humbur betejën me virusin, duke kaluar edhe numrin total të vdekjeve në Shqipëri. Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet e thella dhe të sinqerta të gjithë familjarëve dhe miqve të tyre. Përveç dhimbjes së madhe, në shumë raste ata nuk kanë mundur as t’i thonë lamtumirën e fundit të dashurve të zemrës. Ndërmjet tyre, Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre. Përveçse u larguan nga kjo jetë dhe askush nga të afërmit nuk mundi t’i qëndronte afër në momentet e vështira të sëmundjes, për shumë arsye, ata nuk mund të varroseshin në Nju Jork. Bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri. Disa ditë pas ngjarjes, Ambasada u njoftua se kthimi në Shqipëri i personave që kanë humbur jetën gjatë periudhës së pandemisë nuk po kryhej dot. Deri sa të hapeshin fluturimet normale me Europën kthimet ishin mision i pamundur. Procedurat e kthimit të shtetasve, normalisht ndiqen nga familjarët, por këto nuk janë kohë të zakonshme. Ambasada Shqiptare në Uashington DC u angazhua menjëherë për të shfrytëzuar çdo hapsirë të mundshme. Ajo kontaktoi me një sërë institucionesh dhe koordinoi njëkohësisht me familjarët, Qeverinë Shqiptare, Ambasadën Italiane në Uashington DC, Konsullatën italiane në Nju Jork, drejtuesit e kompanisë Alitalia në Romë dhe në SHBA, drejtuesit e Air Albania, shtëpitë funerale në SHBA, Itali dhe Shqipëri, dhe me disa institucione të ndërmjetme që përgatisin dokumentacionin dhe lëshojnë lejet respektive me qëllim transferimin e trupave drejt Shqipërisë. Pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, që u bë për ta atdheu i dytë. Ndërsa sot, më 8 maj, trupat e Doktor Raifit, Gjekës, Agronit dhe Hamdiut kanë arritur në vendlindje dhe u varrosën në tokën shqiptare. Amaneti u krye! Unë munda të dërgoj një kurorë me lule në Lezhë, pranë varrit të Agronit. Do doja që këtë kurorë të mund ta çoja tek secili prej shqiptarëve që e humbën betejën me jetën këtë pranverë. I përjetshëm kujtimi i tyre!

Ndërkohë deri më tani SHBA ka 1,322,163 persona të infektuar nga koronavirusi, nga të cilën 78,616 persona kanë ndërruar jetën duke mos arritur të fitojnë lulftën me pandeminë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet floreta luli-faber koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi floreta luli-faber koronavirusi ne shba koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 8 Maj 2020, 21:12

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka treguar se disa ditë gjatë pandemisë i ka kaluar në Leskovik. I ftuar në emisionin “Provokacija”, Hoxha t...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet