LIVE UPDATES
Bota

Bilanci vetëm rritet/ Edhe sa të vdekur nga koronavirusi mund të përballojmë?

27 Mars 2020, 10:52 Nga DOSJA
Bilanci vetëm rritet/ Edhe sa të vdekur nga koronavirusi mund të

Nuk arrin t’u besosh syve e veshëve të tu. Pas dy javësh paralizim tani fillojnë të bëhen llogaritë e para: të vdekur kundrejt rritjes ekonomike. Kjo nuk duhet të ndodhë, mendon Henrik Böhme.

Eshtë një pyetje, ndaj së cilës nuk ka përgjigje. Unë për vete të paktën nuk kam përgjigje. Disa besojnë, se e dinë cila është përgjigja. Thelbi, rreth të cilit zhvillohet tani debati është: çfarë ka për ne më shumë vlerë? Mbrojtja e shëndetit të individit apo mbrojtja nga një krizë e tmerrshme ekonomike?

Për dekada unë kam shkruajtur për pasojat ekonomike të krizave të çfarëdolloji. Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, pas falimentimit të Bankës Lehman Brothers, madje kam përjetuar drejtpërdrejt shpërbërjen e një sistemit të tërë, më 1989 në Republikën Demokratike të Gjermanisë. E tani ky virus. I padukshëm. I panjohur. Ende. Kjo e panjohur është ajo, që e bën atë kaq të rrezikshëm. Ajo që na bën ne të durojmë ndalimin e kontakteve dhe të qarkullimit. Të pranojmë lëshimin e leje-qarkullimeve për arsye profesionale, si dhe reduktimin në minimum të jetës ekonomike dhe publike. Imazhe të fundit të botës nga një apokalips. Në radio nuk ka më lajme për bllokim trafiku në orët e pikut.

Shuma fort të mëdha

Ne po mësojmë të xhonglojmë tani me shifra edhe më të mëdha se sa në kohët e krizës botërore të financave. Dy bilionë Dollarë kushton paketa e ndihmës së SHBA-së, 750 miliardë Euro lëvron Banka Qendrore Europiane, 600 miliardë qeveria gjermane. Kudo në botë po konceptohen paketa të tilla. E natyrisht shumë shtrojnë pyetjen: Kush do t’i paguajë këto në fakt? Mos vallë sërish do të veprohet si në krizë financiare, si pasojë e së cilës shtetet zhyten deri në fyt në borxhe? Pra është kursyer kaq shumë – kryesisht në sistemet sociale, shëndetësore, në arsim dhe në investime. Ka studime serioze të mjekëve britanikë, sipas të cilëve si pasojë e krizës financiare mes viteve 2008 dhe 2010 kanë vdekur mbi 500.000 vetë më shumë vetëm prej sëmundjeve kancerogjene, sepse për arsye të kursimeve ose nga papunësia (prej nga kanë humbur edhe sigurimin shëndetësor) nuk kanë mundur të marrin trajtimin e duhur mjekësor.

Fjalë mjaft të ashpra

E tani sërish shtrohet çështja, se sa të vdekur mund të përballojmë ne? Pyetjen mund ta shtrosh edhe ndryshe: Çfarë ka më shumë vlerë për ne njerëzit? A guxojmë ne të bëjmë llogari të tilla, sikurse bën Alexander Dibelius (Menaxher i Private-Equity, ish- shef i Goldman-Sachs në Gjermani), i cili pyet: Eshtë e drejtë, që dhjetë përqind e popullsive të kërcënuara më fort prej Coronas të mbrohet, në këmbim të asaj që pjesa tjetër bashkë me tërësinë e ekonomisë popullore të pengohet në maksimum duke pasur si pasojë të mundshme shkatërrimin afatgjatë të bazës së mirëqenies sonë?

A ka kalkulim më të ftohtë se kaq? A mund të jesh edhe më fort i prirur prej llogarive? E sa për dijeni ai është me profesion mjek. Si qëndron puna me betimin e Hipokratit? A duhen imazhe edhe më therëse, se ato që po na mbërrijnë nga Italia? Mjekë, që ndodhen përpara vendimeve johumane, se kë mund të trajtojnë dhe kë duhet ta lenë të vdesë. Sistemet e rrënuara të shëndetësisë – për ta penguar këtë, ky është qëllimi i masave të rrepta Shutdown aktualisht. Sepse nëse në spitale mbizotërojnë kushte si ato tani në Itali, atëherë do të duhet të vdesin edhe më shumë pacientë, që shtrohen p.sh. me infarkt akut kardiak apo hemoragji cerebrale. Për Dr. Dibelius ndoshta ky është dëmi kolateral. E pra edhe më shumë se një milionë të vdekur në SHBA, sikurse ka përllogaritur Imperial College në Londër? Edhe një pyetje për mjekun profesionist Dibelius: A e keni lexuar çfarë shkruan studenti 20 vjeçar i mjekësisë në Mulhuzin francez, që u duhet t’i paketojnë të vdekurit në thasë të zinj plastike për transport?

Natyrisht paralizimi ekonomik është një problem gjigand: Si për lokalin tek qoshja e rrugicës së shtëpisë, që mezi e nxirrte ditën. Ashtu edhe për regjisoren freelance, që i ndërpriten për një gjysmë viti të gjitha shfaqjet e planifikuara. Po ashtu edhe për agjencitë e vendeve e të shërbimit catering. Lista është pafund. Ose edhe për fare të mëdhenjtë: Lufthansa, që tani e ka të gjithë flotën e avionëve të parkuar në tokë, sepse askush nuk fluturon më. Volkswagen e ka mbyllur prodhimin, ndërkohë që për këtë verë kishte planifikuar prezantimin e bujshëm të makinës së re elektrike. Asgjë nuk do të bëhet tani. Edhe kjo i bën të qarta përmasat e krizës. Natyrisht Volkswagen dhe shumë fabrika të tjera janë mbyllur, sepse prioritet ka shëndeti i punëtorëve. Nga ana tjetër edhe nëse do të prodhohej, xhiroja do të mbetej në vend, sepse ndërkohë askush nuk do të blejë makina.

Pra virusi po bren sistemin tonë, shoqërinë tonë. Po na heq liritë. Po na sjell humbjen e kontrollit. Po trondit besimin tonë, që mendojmë se kemi për çdo problem një zgjidhje. Po na sjell recesionin e madh. Po. E megjithatë nuk duhet të ndodhë që ne të seleksionojmë. Të izolojmë të moshuarit (mqs. ra fjala po vdesin edhe të rinj prej virusit), që ekonomia të rritet sërish. Natyrisht shkencëtarët janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre, se çfarë dëmi social e ekonomik shkakton çdo masë e marrë tani. Ndaj edhe masat do të rishikohen.

Jo, ne duhet ta përballojmë tani fazën e përkohshme të ndalesës. Ta ruajmë filizin e solidaritetit, që është krijuar prej krizës në mesin e një shoqërie thellësisht egoiste. Ky është mjeti më i mirë në të vërtetë kundër Coronas.

Sa i përket ekonomisë, me të sërish do t’ia dalim. Për këtë jam plotësisht i sigurtë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote viktimat e koronavirusit ne bote koronavirusi ne bote viktimat e koronavirusit ne bote

Sondazh

Poll
Bota 27 Mars 2020, 10:05

ITALI– Situata nga koronavirusi në Itali është teje alarmante pasi pothuajse çdo ditë humbin jetën mbi 600 persona .Ditën e djeshme deputeti italian, Dan...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë