LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Biznes dhe shtëpi me paratë e jufkave, historia e dibranes së ve: Mbuloja fytyrën me çantë se isha grua pa burrë

17 Maj 2019, 13:58 Nga DOSJA
Biznes dhe shtëpi me paratë e jufkave, historia e dibranes së ve:

Kur e sheh ashtu të qeshur, as që mund të imagjinosh se ka rritur e vetme 3 fëmijë dhe ka kaluar aq shumë në jetë saqë, sërish duke qeshur të thotë: “Vetëm guri i mullirit s’më ka blu”.

Almira Voka është sot 49 vjeçe dhe shtëpia e saj dy katëshe e rrethuar nga pemët e kumbullës në fshatin Vakuf, pak kilometra larg Peshkopisë shumë shpejt do të jetë një bujtinë. Fëmijët i janë rritur e sot ajo ka krijuar klientelën e saj deri në Tiranë. Por 15 vite më parë, kur bashkëshorti ndërroi jetë për shkak të një sëmundje të rëndë, Almira mbeti pa asnjë të ardhur e nuk kishte as me çfarë të ushqente fëmijët.

E ve, pa arsim e as ndonjë zanat, shkoi të kërkonte ndihmë tek “Argitra-Vizion”, organizata e cila që punon fort për të fuqizuar gratë e zonës së Dibrës e në këto 20 vite të ekzistencës së saj ka punuar me mbi 8 mijë vajza e gra. Ishte pikërisht stafi i kësaj organizate që sot është pjesë e AWEN (Rrjeti i Fuqizimit të Gruas) që e ndihmoi të gjente mënyrën për të mbijetuar duke përgatitur jufka, gatimin tradicional që e ka bërë Dibrën të famshme në gjithë trevat shqiptare e madje edhe ndërkombëtarisht.

“Kur më vdiq burri shkova takova Bukurien, dhe i kërkova të më gjente punë se do ushqesha kalamajtë. E kshu, fillova tu bo jufka”-thotë Almira. Argitra Vizion e ndihmoi atë me materialet e para ndërsa Almira i përgatiste jufkat në shtëpi, ndonjëherë edhe duke marrë para borxh për të blerë miellin. Por duhej edhe t’i tregtonte që të fitonte para, e këtu u përball me mentalitetin e mbyllur të dibranëve.

“Mentaliteti ishte shumë i keq. Më kishte vdek burri, e po dilja në treg me shit jufka, se gruaja që i ka vdek burri duhet me nejt në shpi.” Fillimi ishte shumë i vështirë pasi njerëzit nuk ishin mësuar t’i shihnin gratë të shisnin në treg. Madje turpi i tyre arrinte deri aty, saqë Almira e gra të tjera si ajo, vendosnin çantën para fytyrës kur rrinin në treg për të shitur produktet që kishin përgatitur vetë.

“Kur dilja në treg në fillim veja çantën përpara ftyrës se më vinte turp që të mos shifnin se isha gru pa burrë. Në fillim njerëzit as e merrnin vesh çfarë ishin jufkat. Ne na vinte dhe turp se njerëzit flitshin “pse ka dalë kjo në treg” ose “ka ik anej knej” ndërsa unë shkosha me kërku për etiketa e ambalazhime. Ma të vështirat kemi hek në fillim”. Me paratë e jufkave por edhe produkteve të tjera që nisi të përgatiste vetë në mënyrë tradicionale si reçel, komposto apo sheqerpare, Almira e ndërtoi shtëpinë dalëngadalë.

“Me jufka e ndërtova edhe këtë shpi, por pas do kohësh m’u dogj komplet se kur ka vdek burri kam pas vetëm këtë dhomë. Mbasi u dogj e rindërtova prapë, me pak ndihmë edhe nga shteti. Ndërkohë unë kam ba edhe fli me saç, sheqerpare, komposto , reçel…nga të gjitha..”

Por sot pas 15 vitesh gjërat kanë ndryshuar shumë edhe në Dibër, e bashkë me to edhe mentaliteti. Kjo falë edhe punës së bërë në këto vite duke i ndërgjegjësuar gratë për potencialin e jashtëzakonshëm të tyre, përmes trajnimeve dhe panaireve që promovojnë traditën dibrane të gatimit.

“Ma di shpirti si i kam rrit ata fëmi. Zot fale Argitran që na ka ndihmu edhe na kanë zhvilluar pak nga trutë dhe nga mentaliteti, nëpërmjet trajnimeve që na kanë çu. Sot asht ma mirë, ma ndryshe. Jemi zhvillu goxha për Zotin”.

Mentaliteti ishte aq i vështirë dhe shumë paragjykues ndaj grave, saqë sot Almira ndjehet në faj për vajzën e saj të cilën nuk e lejoi të arsimohej por e fejoi që të vogël. “Për gocën jam bo pishman se e kam fejuar 17 vjeç, pse? Sepse mentaliteti, e kisha frikë mos bonte ndonjë gabim. Jam pendu shumë. Ta kisha çu në shkollë e të kishte gjet vetë bashkëshortin e vet”.

Sot 2 fëmijët e mëdhenj, kanë krijuar familjet e tyre, vajza jeton në Itali ndërsa djali i madh në Tiranë. Ndërsa Almira jeton me djalin e vogël në shtëpinë që ndërtoi me djersë e mund dy herë gjatë jetës së saj. Ajo numëron dhjetra klientë, disa prej të cilëve madje edhe 150 km larg në kryeqytet, të cilët nuk bëjnë dot pa produktet e saj bio. Kjo falë pjesëmarrjes nëpër panairet e organizuara nga Argitra-Vizion, që e kanë bërë Almirën por edhe shumë gra të tjera dibrane të njohura për tregun e kryeqytetit.

“Kemi marrë pjesë nëpër panaire në Tiranë e i kam shit të gjitha. Biles, kam ba të tjera e i kam shit se kam djalin atje. Kam marrë nusen në telefon, mi ka bo, e të nesërmen i kam shit prap. Komposto, fli, jufka, sheqerpare me të gjitha. Kam klientë në Tiranë, ia dërgoj me furgona. Dalin vetë me i marrë. Kam edhe familje edhe lokale”.

Por pavarësisht kërkesave të shumta, kur e pyet nëse do të preferonte të jetonte në Tiranë ku mund të ketë edhe më shumë fitime, sërish duke qeshur përgjigjet:

“Ah, jo. Nuk asht tradicionale si këtu, s’janë bio si kur bohen këtu. Nuk më pëlqen Tirana hiç. Këtu ajri asht më i pastër edhe ushqimet janë ma të mira. Salca e kosit që shes unë nuk ka asgjë tjetër përveçse kos të kullum nga lopa e krypë. Asht komplet bio”.

Argitra-Vizion është një prej organizatave themeluese të AWEN (Rrjetit të Fuqizimit të Gruas) që punon në zonën e Dibrës. AWEN dhe Argitra-Vizion besojnë se fuqizimi ekonomik është një nga shtyllat më të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë së jetës së grave dhe familjeve të tyre. Almira është një ndër shembujt e gjallë që kjo është qasja e duhur./Marrë nga Bitchmagazine

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim almira voka historia e gruas nga dibra almira voka historia e gruas nga dibra

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet