Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Situata e ndezur politike, ka bërë që shumë prenotime nga turistë të huajt të anulohen, nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbyllje të protestës së 2 qershorit 2019, u shpreh se ky ishte paralajmërimi I fundit për kryeministrin Edi Rama dhe tashmë do të jenë qytetarët ata që flasin.
Ky paralajmërim dhe situata në përgjithësi, si duket ka shtyrë një grup biznesesh Kosovaro-Bavareze në Gjermani, që të reagojnë me anë të një letre ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha.
Në letrën e tyre thuhet ndër të tjera, “Protestat jane mjeti me demokratik gje qe praktikohen edhe ne ne gjermani, mirpo nese ato janë paqesore. Protesten e sotit ngjante me shume ne Farkistet ultra socialist me fytyra mbeshtjellur.
Keso lloj protestash nuk i takojnë familjeve të partive popullore evropiane.
Jemi duke vezhguar situatën edhe me miq gjerman dhe parlamentar Evropian. Nuk duam që populli shqipetare te riperjetoj vitet e 97, sepse kjo politike është vetëizoluese dhe nuk e meriton Shqiperia.”
Sipas tyre, “Trimëri në paqe është forcimi edhe degjimi i miqëve dhe aleateve që mbeshteten Shqiperine në rrugen evropiane”.
Po ashtu ata i bëjnë thirrje edhe Kryeministrit Edi Rama, që të ulet me opozitën dhe të gjejë një zgjidhje për daljen nga kriza.
LETRA E PLOTË
I nderuar Zt. Lulezim Basha,
Kur shteti rrezikohet duhet të veprojmë menqurisht te gjithë, ndërsa ju si opozitarë keni edhe obligim jo vetem ligjor por edhe moral të ndikoni pozitivisht qe Shqipëria te fitoj ne Imazh.
Kur shteti rrezikohet duhet t
Ne, bizneset bavareze të mbledhur rreth fondacionit Besa kërkojmë nga ju që në mynyre imediate të ndikoni tek simpatizantet e juaj te cilët nuk janë te pakët, të angazhoheni ne frymen e partive popullore Evropiane, familjes se cilës I takon edhe Partia Demokratike.
Disa nga bizneset tona punojmë me vite te tëra sukeseseshem ne dikasterin e turizmit dhe Hotelerise prandaj kemi arsye te forte të ju shkruajmë këtë Letër.
Disa klient, te cilët më shume angazhim jane bindur që të vizitohet shqipëria, pasi kanë prenotuar plazhin e dhermiut, kanë kërkuar të tërhiqen keto prenotime, po deshët do te ju argumentojme edhe me dokumente.
Protestat jane mjeti me demokratik gje qe praktikohen edhe ne ne gjermani, mirpo nese ato janë paqesore. Protesten e sotit ngjante me shume ne Farkistet ultra socialist me fytyra mbeshtjellur.
Keso lloj protestash nuk i takojnë familjeve të partive popullore evropiane.
Jemi duke vezhguar situatën edhe me miq gjerman dhe parlamentar Evropian. Nuk duam që populli shqipetare te riperjetoj vitet e 97, sepse kjo politike është vetëizoluese dhe nuk e meriton Shqiperia.
Shumica e ne Biznesmenesve u takojme Partive qe bejne pjese ne Partite Popullore Evropiane dhe realisht jemi një familje me PD, prandaj si kolege me të njejtin drejtim politik ju drejtohemi shume miqesisht.
Njerëzit me fytyra të fshehura që gjuajn fischekzjarre nuk mund ti takojnë familjes se Partive konzervatore.
Trimëri në paqe është forcimi edhe degjimi i miqëve dhe aleateve që mbeshteten Shqiperine në rrugen evropiane.
Trimëri dhe patriotizem është forcimi I ekonomisë, dhe ofrimi I nje alternative konkurruese por ne institucione siq eshte parlamenti e asesi ne Rrugë.
Populli ju ka zgjedhur qe ne Parlament te luftoni e jo ne rruge.
Keto janë rregullat e demokracise për të cilen u sakrifikuan qindra e mijera shqipetarë, pjesë e së ciles jeni edhe ju.
Zt. Rama gjithashtu i apelojmë që të uleni me opoziten dhe te mirreni vesh per shqiperinë evropiane, gjithqka eshte e mundur neqofte se e duani shqiperine.
Ne Diaspora nga Bavaria u jemi ne dispozicion vllazerisht te ju mbeshtesim pa kushte, vetem qe shqiperia te perparoj sepse ne nese Shqiperia eshte e forte eshte edhe Kosova.
Ne emër të bizneseve Kosovaro-Bavareze Besa foundation
Ilir Seferi München 02.06.2019
Nënkryetar dhe zëdhënës
Protesta e djeshme e opozitës zgjati 3 orë ku pati tym dhe flakë. 10 persona u plagosën. mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha dje paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Ndërkohë nga policia janë arrestuar 42 persona dhe 19 të tjerë janë shoqëruar. (Lexo këtu)
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TEPELENË– Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Përmet.I lënduari është shoferi i një...
TIRANË– Nis printimi i fletëve të votimit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar modelet kompanisë Cetis n...
TIRANË- Një 49-vjeçar i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar sot në Itali, me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Bardh Lula është ...
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda ka përcaktuar sot si gjyqtare kryesore të dosjes së 613 kilogramëve kokainë në Maminas, gjyqtaren Miliana Muça.Mu...
TIRANË– Opozita e re ka kërkuar në një interpelancë ministren e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku.Kërkesa drejtuar Kuvendit është bërë nga d...
VLORË- Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë vjedhur një farmaci në qytetin e Vlorës. I arrest...
KE– Komisioni Europian ka reaguar pas kërkesës së Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, nëpërmjet zëdhënëses, Natasha Bertaud.Në reagimin e KE vendose...
Zylfije Haklaj, motra e vëllezërver Haklaj thotë në rrjetet sociale që është gati që nga ky moment të përballet me ish-kryeministrit Sali Berisha.Haklaj, konsid...
Tiranë– Një nga protestuesit e djeshëm të opozitës Ymer Çela, ish-truproja i Sali Berishës është shprehur se është dhunuar dje nga 5 civilë. Ai shprehet ...
TIRANË– Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu ka uruar të gjithë besimtarë myslimanë shqiptarë për festën e Fitër Bajramit.Në me...