All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Bizneset u kanë borxh tatimeve 880 milionë euro, ja 30 debitorët më të mëdhenj, kryeson ARMO (126 mln euro)

15 Tetor 2019, 05:23 Nga DOSJA
Bizneset u kanë borxh tatimeve 880 milionë euro, ja 30 debitorët
All - Paragraf - 1

Shqipëri-Taksat që bizneset, (shumë prej tyre të falimentuar tashmë), nuk kanë paguar në vite kanë arritur në 107.7 miliardë lekë, ose rreth 880 milionë euro. Shifra bëhet e ditur në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për buxhetin faktik 2018. Në fund të 2017-s, borxhi ishte 95 miliardë lekë, pra është shënuar një rritje prej rreth 13%. Peshën më të madhe të këtij borxhi e kanë drejtoria rajonale Tiranë, me 43% të totalit dhe Drejtoria e tatimpaguesve të mëdhenj (VIP), me 28% të totalit, e ndjekur nga Durrësi, me 7%.

Ndërkohë, tatimet kanë bërë të ditur edhe listën e 30 debitorëve të mëdhenj, ku debitori më i madh në shtet është rafineria e naftës A.R.M.O, me një detyrim prej 8.4 miliardë lekësh. Kompania është me status pasiv dhe është në procedurë të konfiskimit të pasurisë.

Debitori i dytë më i madh është Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHHE), me një borxh prej 6.2 miliardë lekësh.

I treti është IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY – IRTC edhe kjo një kompani që ka shfrytëzuar rafinerinë e naftës, me 5.4 miliardë lekë.

Debitori i katërt më i madh është EFOR – K  SHPK, që ka një borxh tatimor prej 3.8 miliardë lekësh. Kompania është krijuar në vitin 2007, me aktivitet në fushën e import-eksport, tregti me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshëm industrial dhe ka pasur probleme që prej vitit 2013, kur kanë filluar dhe urdhrat për sekuestro, sipas ekstraktit në QKB dhe është në lsitën e bizneseve me barrë hipotekore prej 2016-s.

I pesti është operatori tjetër shtetëror i energjisë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH), me një borxh tatimor prej gati 2 miliardë lekësh, sipas të dhënave nga tatimet. Tatimet pohojnë se janë në komunikim ndërinstitucional për përmbushje te detyrimit.

Listën e vijojnë KOTERRI, TOP BAST, ENERGJI SHPK, GEOTEC ALBANIA BRANCH, BELLE  AIR (që është në proces falimentimi).

Në vend të 11 është Bankers Petroleum, që shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, me një borxh tatimor prej 1 miliardë lekësh, në proces ankimimi.

Simmons Edeco Limited, Dega ne Shqiperi, nënkontraktor i Bankers, është në proces ankimimi për një borxh prej rreth 570 milionë lekësh.

Kompanitë me status aktiv kanë 43% të borxhit në total vendi, ndërsa 57% janë subjekte që nuk kanë më aktivitet. KLSH thekson se nga auditimi për masat shtrënguese të marra për 10 prej tatimpaguesve më të mëdhenj, ku veçohen KESH sh.a, OSHE, Bankers Petroleum Albania”LTD, “Simmons Edeco Limited, të cilët nuk në proces animimi administrative dhe gjyqësor referuar raportimit nga DMF, konstatohet se, administrimi i procesit të masave shtrënguese deri në mbledhjen e detyrimeve tatimore ka mos ezaurim të plotë të hapave që duhet të ndërmarrë administrata tatimore për rikuperimin e tij konform përcaktimeve të Ligjit nr. 9920 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe udhëzimit në zbatim të tij, pasi është marrë vetëm masa e bllokimit të llogarive bankare duke mos vazhduar me hapat e mëtejshëm që përcakton legjislacioni tatimor.

ARMO dhe nënkontraktorët, shfryëzojnë rafinerinë dhe lënë pa paguar 126 milion euro

Rafineria e përpunimit të naftës së ARMO-s, që prej vitit 2008, kur u privatizua ka qene objekt i abuzimit të vazhdueshëm. Rafineria merret me qira nga një kompani misterioze, shfrytëzohet, nuk paguhen taksat, më pas braktiset duke i lënë radhën një tjetri, që bën të njëjtën gjë. https://www.monitor.al/ujku-naftes-skema-e-radhes-se-grabitjes-se-armo/

Të dhënat e tatimeve bëjnë të ditur që në fund të vitit 2018, borxhi që kompanitë e lidhura me rafinerinë i kishin shtetit arritën në 15 miliardë lekë, ose 126 milionë euro, teksa një pjesë e detyrimeve të mëparshme është falur nga amnistitë. Vetë A.R.M.O. ka një detyrim pre 8.4 miliardë lekësh, IONIAN REFINING AND TRADING COMPANY – IRTC, që e shfrytëzoi rafinerinë në 2017-n, ka një detyrim prej 5.4 miliardë lekësh.

ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL, që në QKB rezulton ende pronare e A.R.M.O ka një detyrim prej 835 milionë lekësh (është në urdhës sekuestro).

TPD-Trading Petrol & Drilling, një tjetër komani e lidhur me rafinerinë, ka një borxh prej 687 milionë lekësh (mbi të është vendosur barrë siguruese hipotekore).

Totali i detyrimeve që kanë kompanitë e lidhura me A.R.M.O është sa 14% e borxhit tatimor që kanë të gjitha bizneset.

Aktualisht rafneria po shfrytëzohet nga Toks Energji, një kompani që nuk ka krijuar detyrime ndaj shtetti gjatë aktiviteti të saj. Por, së fundmi dhe ajo e ka ndërprerë aktivitetin për shkak se nuk po furnizohet me naftë nga Bankers Petroleum. https://www.monitor.al/konflikti-mes-ish-armo-dhe-bankers-pse-nuk-po-punon-rafineria-15-5-milione-euro-kredi-nga-gunvor/

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi bizneset borxh në tatimet kompania armo bizneset borxh në tatimet kompania armo


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta