LIVE UPDATES
Ekonomi

Biznesi i librit, në udhëkryq

8 Gusht 2021, 07:04 Nga DOSJA
Biznesi i librit, në udhëkryq

Nga Deada Hyka

Pandemia e Covid-19 ka dëmtuar shumë industri në të gjithë botën, por gjithashtu ka rritur kërkesën për mjaft sektorë. Një përfitues ka qenë globalisht industria e botimeve, e cila ka parë rritje të kërkesës që nga goditja e pandemisë. Të dhënat e Google Trends tregojnë se kërkimet për libra këtë vit ishin relativisht më të larta krahasuar me shifrat e vitit të kaluar në të gjithë vendet. Po në Shqipëri, si duket situata?

Burime nga shtëpitë botuese pohojnë për “Monitor” se pandemia pati efektet e saj në rritjen e leximit. Sipas Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese DUDAJ, ka pasur dy momente. “Një moment ishte menjëherë sapo shpërtheu pandemia, në 2020 pati një kërkesë në rritje dhe më pas një rënie të konsiderueshme gjatë hapjes dhe deri në çastin që po flasim” – thotë znj. Dudaj.

Ndërsa Loreta Berhami, nga shtëpia botuese PEGI, thotë se kërkesa për libra thriller ishte e lartë vitin e shkuar. Sipas saj, muaji i dytë i karantinës u shoqërua me rritje të kërkesës për libra, ndër të cilat mbizotëroi libri thriller/mister.

Sipas Albert Gjokës, menaxher i Bukinist, pandemia ka ndikuar negativisht në tregun e librit, duke ulur ndjeshëm fuqinë blerëse.

“Libri është ndër gjërat e para që hiqet si shpenzim në jetën e përditshme të konsumatorit dhe gjatë dy viteve të fundit ka pasur ulje të kërkesave. Shtëpitë botuese kanë ulur ndjeshëm numrin e botimeve, duke ndërprerë kontratat e planifikuara për të sjellë botime të reja. Por, duke nisur që nga tremujori i dytë i këtij viti, ka një prirje për t’u rikthyer në normalitet” – thotë z. Gjoka Sipas tij, ndonëse ka një rënie në nivel global të lexueshmërisë, ajo që konsiderohet pozitive është se botuesit kanë përmirësuar ofertën e tyre me tituj me kategori dhe zhanre të ndryshme botimesh.

Arlinda Dudaj thotë se tregu është i destinuar të jetojë, pavarësisht vështirësive. “Edhe pse duket se ka shumë probleme, e shikoj me optimizëm si një sektor që është i destinuar të jetojë. Libri nuk e humbet aspak koherencën, gjithmonë do të ketë nevojë për dije dhe lexim, kështu që edhe në rast se s’do të shënojë rritje, të paktën do të qëndrojë në ekuilibër” – thotë znj. Dudaj.

Librat më të preferuar për 2020-n

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë së Covid-19, por për tregun e librit pati disa zhvillime domethënëse: Ngujimi i gjatë në shtëpi i njerëzve e riktheu vëmendjen tek libri, si dhe pati një rritje të interesit tek letërsia e vlerave, kryesisht tek klasikët dhe autorë të rëndësishëm të letrave. Tregu i botimeve pati ulje dratike të botimeve të hedhura në qarkullim nëse e krahasojmë me vitet e kaluara, si dhe ndërprerje të kontratave me agjencitë dhe autorët, shoqëruar edhe me probleme të tjera.

Sipas Bukinist, ndër librat më të kërkuar nga lexuesit gjatë vitit 2020, kryesojnë botime të zhvillimit personal dhe të motivimit. Edhe për shkak të pandemisë, por edhe të nevojës për më shumë motivim, kjo kategori po shënon rritje domethënëse të kërkesës së lexuesit nga viti në vit. Po ashtu, autorët bestsellër botërorë mbeten të tillë edhe për lexuesit shqiptarë.

Ndër më të preferuarit ishin:

-“Mendo dhe bëhu i pasur” nga Napoleon, ka ndihmuar shumë njerëz të ndryshojnë rrjedhën e jetës së tyre ;

“Tatuisti i Aushvicit” nga Heather Morris, një histori dashurie në një kamp përqendrimi, ajo e Lejli dhe Gita Sokolovit,

“Gjuetari i balonave” nga Khaled Hosseini. Ky libër mbetet ndër më të pëlqyerit nga lexuesit shqiptarë, të cilët përgjithësisht janë të pasionuar pas historive me fund tragjik dhe realiteteve që përkojnë me ato të një mjedisi tipik shqiptar.

-“Baba i pasur, baba i varfër” nga Robert Kiyosaki. Çuditërisht, gjatë periudhës së pandemisë ky ka qenë ndër librat më të kërkuar nga lexuesit shqiptarë. “Baba i pasur baba i varfër” është një pikë fillestare për secilin që dëshiron të marrë kontroll mbi të ardhmen e tij financiar

-“Dashuria në kohërat e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez, është një klasik modern që shitet në çdo lloj kohe, por gjatë vitit 2020 pati një rikthim të fuqishëm nga lexuesi shqiptar.

-“Murtaja” nga Albert Kamy ishte një ndër tre librat më të kërkuar në botë gjatë vitit të pandemisë.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi deada hyka librat deada hyka librat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet