LIVE UPDATES
Politike

“Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor”/ PD: Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, v

18 Mars 2021, 16:47 Nga DOSJA
“Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij

TIRANË- Ish-Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka thënë se Kryeministri Edi Rama, gënjeu ditën e sotme kur tha se Shqipëria sipas Doing Business, renditet e 44-ta në botë përsa i takon indikatorit të furnizimit me energji elektrike.

Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se në raportin Doing Business 2020, Shqipëria renditet e 107-a në botë, dhe jo e 44-ta. Më tej ai thotë se për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, dhe  faturat e larta të energjisë, sipas tij rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KOORDINATORI KOMBËTAR PËR ENERGJINË, ENO BOZDO

Rama gënjeiu sot kur tha se Shqipëria sipas Doing Business, renditet e 44-ta në botë përsa i takon indikatorit të furnizimit me energji elektrike. Në raportin Doing Business 2020, Shqipëria renditet e 107-a në botë, më keq se çdo vend tjetër i rajonit me përjashtim të Malit të Zi. Pas 8 vitesh si kryeministër, Rama ende nuk u shpjegon dot shqiptarëve përse ata paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, (me përjashtim të Malit të Zi) dhe furnizohen me cilësinë më të keqe të mundshme? Fakt mbetet se sipas raportit tjetër të Bankës Botërore (Enterprise Survey 20219), 42% e kompanive në Shqipëri e identifikojnë furizimin me energji elektrike si problemin kryesor të tyre. Ndërkohë që rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike dhe afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë dhe përdorin një gjenerator. Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit. Propaganda në 3 D nuk e fsheh dot faktin se në zonat rurale ikën energjia me orë të tëra, dhe se në qytetet kryesore janë shtuar pafund ndërprerjet e energjisë. OSHEE është mbushur me militantë politikë ndërsa tenderat e saj janë vazhdimisht gati sa 97% e fondit limit. Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune dhe për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në Shqipëri. Vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu. Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se këto zgjedhje janë për të ardhmen e familjeve shqiptare, për të ardhmën e brezit të ri. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit, që është në krah të biznesit dhe punon për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Dhe këtë mund të bëjë vetëm Lulzim Basha në qeverinë që do të ngremë bashkë pas 25 prillit.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike eno bozdo eno bozdo

Sondazh

Poll
Politike 18 Mars 2021, 16:23

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ka ndarë postet për kundërshtarët politikë, nëse do të zgjidhen në krye të qeverisë. Pasi prezantoi kandidatët e tij për dep...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet