LIVE UPDATES
Politike

Biznesmeni nga Shqipëria ia pa “hairin” presionit të Thaçit për zhvendosjen e institucioneve me qira

17 Qershor 2020, 21:03 Nga DOSJA
Biznesmeni nga Shqipëria ia pa “hairin” presionit të

Ndarja e dekoratës “Urdhri i Pavarësisë” nuk ishte favori i vetëm që presidenti Hashim Thaçi po i bënte në verën e vitit të kaluar Gazmend Demit. Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit kishte ushtruar presion në Qeveri, pas të cilit ishin ndërmarrë veprime për të çuar miliona euro tek i njëjti biznesmen nga Shqipëria.

Presidenca kishte kërkuar nga Ekzekutivi që ta lironte godinën e ish-Komitetit, ku ndodheshin Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Kulturës. Arsyeja formale ishte se atë donte ta shndërronte në seli të Presidencës, raporton KOHA. Por njerëzit që punonin në të e që refuzonin të zhvendoseshin, e dinin se godina nuk i përmbushte kushtet.

Por, presidenti e kishte mbërritur qëllimin. Pas kërkesës së tij për ta lëshuar ish-Komitetin, zyrtarë të të dyja ministrive, me procedurë të shpejtë negocimi, përzgjodhën një ndërtesë në Prishtinë për t’u vendosur me qira. Ishte bërë kjo pak kohë përpara se të dorëzohej pushteti nga Qeveria Haradinaj tek ajo Kurti. Hapësira e kontraktuar nga ministritë, e edhe nga Agjencia, është në pronësi të kompanisë “A2 GROUP”, në të cilën 75 për qind të aksioneve i ka Demi.

Përfaqësuesi kosovar i kësaj kompanie ka refuzuar të flasë për veprimet që kishin çuar në këtë raport kontraktual Kontratat që kanë hyrë në fuqi shtatorin e vitit të kaluar në emër të kompanisë i ka firmosur Arben Akiki, aksionar tjetër, i cili është nga Maqedonia. Dokumentet obligojnë institucionet që secilin muaj të çojnë rreth 100 mijë euro në llogarinë e kompanisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë kanë konfirmuar se deri tash kanë paguar mbi gjysmë milioni euro, ndërsa Ministria e Kulturës nuk e ka bërë ende pagesën për dhjetë muajt e shkuar, meqë stafi i saj ka refuzuar të zhvendoset në hapësirën e marrë me qira. E, me t’u ndërruar pushteti në Kosovë, janë formalizuar kërkesat nga ministritë për t’i shkëputur kontratat e qirasë me biznesin e Demit.

Fotografia e kompleksit “Ramiz Sadiku”, ku janë zhvendosur dy nga tri institucionet shtetërore, përbën imazhin e parë me ta hapur uebfaqen e kompanisë së Demit, me bazë në Shqipëri. Ndërkaq imazh nuk ka ndërruar godina e ish-Komitetit, ani se ishte paralajmëruar të investoheshin në të 15 milionë euro, sa ishte kostoja e rinovimit për llogari të kreut të shtetit. Por, prej kur ministritë kanë firmosur kontratat e qirasë, Presidenca e ka pushuar aktivitetin për t’u zhvendosur tek ish-Komiteti. Në Presidencë nuk kanë treguar nëse një vit më parë presioni ishte bërë vetëm me qëllimin për ta transferuar stafin e ministrive nga ish-Komiteti në objektin e Gazmend Demit.

Marrë nga Koha.net

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gaz demi hashim thaci gaz demi hashim thaci

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet