LIVE UPDATES
Bota

Bjellorusia e etiketon “ekstremist” kanalin e REL-it në Telegram

3 Dhjetor 2021, 20:56 Nga DOSJA
Bjellorusia e etiketon “ekstremist” kanalin e REL-it në

BJELLORUSI- Një gjykatë bjelloruse e ka cilësuar si ekstremist kanalin e Telegramit të shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë. Kjo gjykatë ka cilësuar si të tilla edhe disa llogari të rrjeteve sociale të shërbimit, si vazhdimësi e goditjes së mediave të pavarura dhe shoqërisë civile. Kjo është nxitur nga lideri autoritativ Alyaksandr Lukashenko që pretendon se ka fituar zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar, zgjedhje këto që cilësohen nga opozita si të manipuluara.

Vendimi për të etiketuar si ekstremiste llogaritë e REL-it, përfshirë kanalin e Youtube, u bë nga Gjykata e Distriktit Qendror më tre dhjetor bazuar në informacionet e ofruara nga Drejtorati Kryesor për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të njohur si GUBOPiK. Në një deklaratë, GUBOPiK tha se çdokush që abonohet në kanalet apo mediat e cilësuara si ekstremiste mund të përfundojë në burg apo të përballet me gjoba.

“REL me këmbëngulje e refuzon këtë etiketim qesharak”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly në një përgjigje ndaj këtij vendimi.

“Ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të ofrojmë lajme objektive dhe informacione për njerëzit bjellorusë, të cilët kanë nevojë për media të pavarura tani më shumë se kurrë. Regjimi i Lukashenkos vazhdon të bëjë të qartë se nuk vlerësojnë të vërtetën dhe se përpjekjet e tyre për të kufizuar qasjen në informacion të pavarur, nuk njohin kufi”, tha ai.

Autoritetet në Bjellorusi kanë deklaruar se qindra kanale të Telegramit, blogje dhe forume janë etiketuar si ektremiste që kur shteti është përfshirë nga protestat që nga zgjedhjet presidenciale në gusht të vitit 2020, që i dhanë Lukashenkos mandatin e gjashtë.

Si përgjigje ndaj kësaj, qeveria ka goditur fuqishëm lëvizjen pro-demokratike duke arrestuar mijëra persona dhe duke i larguar nga shteti figurat qendrore opozitare. Ka pasur edhe raportime të besueshme për tortura dhe keqtrajtime si dhe disa persona kanë vdekur.

Uebsajti i Radios Evropa e Lirë është bllokuar brenda Bjellorusisë që nga 21 gushti i vitit 2020 ndërsa akreditimi i të gjithë gazetarëve lokalë që punojnë për media të huaja, përfshirë REL-in, u anulua nga autoritetet bjelloruse në tetor të vitit 2020. Lukashenko që ka udhëhequr me shtetin që nga viti 1994 ka mohuar ndonjë mashtrim në zgjedhje dhe refuzon të negociojë me opozitën për tranzicion politik dhe zgjedhje të reja.

Perëndimi ka refuzuar të njohë Lukashenkon si liderin legjitim të Bjellorusisë dhe si përgjigje ka vendosur disa valë sanksionesh kundër qeverisë dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar se kanë ndihmuar dhe përfituar nga goditja.

Më 2 dhjetor, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë kryesorë perëndimorë shtrënguan më tej sanksionet në përgjigje të një krize në krahun lindor të bllokut që Perëndimi akuzon Lukashenkon se e nxiti duke dërguar mijëra emigrantë kryesisht nga Lindja e Mesme në rajonin kufitar, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve.

Transportuesi kombëtar ajror i Bjellorusisë “Belavia” tha më 3 dhjetor se kishte shkurtuar flotën e saj përafërsisht në gjysmë për shkak të sanksioneve. Linja ajrore është akuzuar për fluturimin e emigrantëve në Minsk. Ministria e Jashtme e Bjellorusisë tha më 3 dhjetor se “presioni i paprecedentë” i ushtruar ndaj saj mund ta shtyjë Minskun të hakmerret.

“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se të gjithë hapat jo miqësorë anti-Bjellorusi do të pasohen nga masat e duhura të reagimit. Raundi i ri i sanksioneve nuk bën përjashtim,” tha ministria në një deklaratë.

Izolimi e ka bërë liderin bjellorus më të varur se kurrë nga Rusia, e cila analistët thonë se po përdor pozicionin e tij të dobësuar për të forcuar kontrollin e saj ndaj fqinjit më të vogël.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota aleksandër lukashenko jamie fly aleksandër lukashenko jamie fly

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet