LIVE UPDATES
Bota

Bjellorusia përballë sanksioneve të reja nga BE-ja, Borrell: Rrëmbimi i avionit dhe arrestimi i pasagjerëve është e papra

27 Maj 2021, 09:52 Nga DOSJA
Bjellorusia përballë sanksioneve të reja nga BE-ja, Borrell:

BRUKSEL-Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë filluar bisedimet për vendosjen e sanksioneve të mundshme ekonomike kundër Bjellorusisë.

“Po fillojmë diskutimet për vendosjen e sanksioneve pasi rrëmbimi i avionit dhe ndalimi i dy pasagjerëve, është plotësisht i papranueshëm”, tha Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe çështje të Sigurisë i BE-së, Josep Borrell.

Bisedimet po mbahen në Lisbonë të Portugalisë, vendi që mban kryesimin e Bashkimit Evropian. Ai nuk dha më shumë detaje. Disa ministra kanë thënë se sanksionet e BE-së duhet të vendosen ndaj sektorëve nga të cilët përfiton udhëheqja bjelloruse, siç është ai i naftës.

Ndërkohë të enjten (27 maj), Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) do të mbajë një takim urgjent pas thirrjeve ndërkombëtare për të hetuar devijimin e një fluturimi civil nga ana e Bjellorusisë, që u bë me qëllim të arrestimit të një gazetari dhe aktivisti të opozitës.

Më 23 maj, Bjellorusia e detyroi një fluturim të Ryanair të devijojë fluturimin nga Greqia për në Lituani dhe të ulet në kryeqytetin bjellorus, Minsk. Pastaj, policia bjelloruse arrestoi gazetarin dhe aktivistin e opozitës, Raman Pratasevich dhe të dashurën e tij, Sofia Sapega.

Më 26 maj, Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera perëndimore, që janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, bën thirrje që ICAO të hetojë urgjentisht incidentin.

Pas një takimi me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit këto vende e quajtën incidentin “të papranueshëm” dhe kërkuan “përgjegjësi të plotë”. Ato gjithashtu bën thirrje që Bjellorusia të lirojë menjëherë Pratasevich dhe të dashurën e tij, Sofia Sapega.

“E dënojmë incidentin dhe vlerësojmë se kjo ishte një përpjekje e hapur nga autoritetet bjelloruse për të heshtur opozitën“, u tha në deklaratën e nënshkruar nga Shtetet e Bashkuara, Belgjika, Estonia, Franca, Irlanda, Belgjika, Gjermania, Norvegjia dhe Britania e Madhe.

Bjellorusia është anëtare e ICAO. Në fillim të kësaj jave, organizata shprehu shqetësim për uljen e detyruar të aeroplanit.

Sipas konventës së vitit 1944 që themeloi ICAO-n, çdo shtet gëzon sovranitet mbi hapësirën ajrore të territorit të tij. Megjithatë, rezoluta thotë se vendet anëtare duhet të përmbahen nga përdorimi i armëve kundër aeroplanëve civilë dhe që jeta e personave në bord dhe siguria e avionëve nuk duhet të rrezikohen.

Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi më i lartë vendimarrës politik i NATO-s, tha më 26 maj se veprimi i Bjellorusisë ishte shkelje e rregullave të aviacionit civil dhe rrezikoi jetën e pasagjerëve.

Fluturimi u devijua pasi udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, urdhëroi një aeroplan luftarak të shoqëronte uljen e aeroplanit civil. Incidenti është pasuar me reagime të ashpra ndërkombëtare. Rregullatori i aviacionit civil të Evropës u ka bërë thirrje linjave ajrore, që për arsye të sigurisë, të shmangin hapësirën ajrore të Bjellorusisë.

Autoritetet në Bjellorusi kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se kanë vepruar sipas ligjit. Lukashenka ka thënë se kritikët e tij po zhvillojnë “luftë hibride”. Ai i tha parlamentit se janë shkelur “shumë vija të kuqe” kur u vendosen sanksione ndaj Bjellorusisë.

Ndaj Lukashenkas dhe aleatëve të tij tashmë janë vendosur një sërë sanksionesh nga ana e Perëndimit për shkak të shtypjes së protestave masive, që filluan pas zgjedhjeve të fundit.

Bjellorusia është tronditur nga protestat që kur Alyaksandr Lukashenka – në pushtet që nga viti 1994 – u shpall fituesi i zgjedhjeve presidenciale në gusht të vitit 2020. Perëndimi dhe opozita i konsiderojnë zgjedhjet e manipuluara.

Opozita thotë se Svyatlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis në Lituaninë fqinje pas zgjedhjeve për shkak të shqetësimeve në lidhje me sigurinë e saj, ishte fituesja e vërtetë e zgjedhjeve.

Por, Lukashenka gëzon mbështetje nga presidenti rus, Vladimir Putin, i cili pritet ta presë atë në takim më 28 maj. Gazetari 26-vjeçar, Pratasevich po përballet me akuza të organizimit të trazirave civile, një vepër e dënueshme me deri në 15 vjet burg.

Ai ishte një administrator kryesor i kanalit Telegram Nexta-Live, që ka mbuluar protestat që shpërthyen në Bjellorusi. Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë dhe ish-Bashkimin Sovjetik që ende kryen dënime me vdekje.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arrestohet roman protasevich be sanksione bjellorusise josep borrell roman protasevich arrestohet roman protasevich be sanksione bjellorusise josep borrell roman protasevich

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet