LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Tre vite pa aktorin Bujar Lako, flet i biri këngëtar: Deri 60 vjeç nuk i shihte filmat e tij, s’po mësohemi dot se Bujo nu

24 Janar 2020, 16:00 Nga DOSJA
Tre vite pa aktorin Bujar Lako, flet i biri këngëtar: Deri 60

Këtë të premte i ftuar në programin “Historia ime” në Tv Klan ishte artisti i njohur Bojken Lako. Ai padyshim ka bërë revolucion në muzikën moderne shqiptare. Lako është ndër të parët artistë që themeluan grupet e muzikës moderne pas viteve ’90. Ai njihet si një ndër themeluesit e parë të muzikës alternative në Shqipëri dhe një nga pionerët e radios moderne shqiptare.

 

Në studio, Bojken Lako rrëfeu se prindërit e tij kanë ndikuar mjaft në artistin që ai është sot sepse e kanë orientuar drejt asaj që është më e mirë dhe mbi normalen.

Bojken Lako: Kjo është periudha, mendoj unë e artë, që më ka vlejtur shumë dhe kur kujtoj herë pas here kujtoj që kanë dashur ata mos të jem një fëmijë normal, domethënë të më orientojnë, jo se kam bërë gjëra anormale, por gjithmonë për të përqafuar atë që është më e mira, atë që është më estravagante, në kuptimin e diçkaje që është mbi normalen.

Në lidhje me babain e tij, aktorin e njohur Bujar Lako, i cili është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare, Lako u shpreh se akoma nuk po arrin të mësohet me faktin se ai nuk është më. Sa për filmat ku babai i tij ka luajtur, artisti tregoi se ai asnjëherë nuk i shikonte.

Bojken Lako: Me thënë të drejtën, deri në vitet e fundit të jetës, Bujo iku shpejt, iku 70 vjeç, por deri 60 vjeç nuk i shihte kurrë filmat e vetë. Jo se ishte i shihte 60 deri 70, por ndonjëherë qëndronte natën tek këto kanalet, që janë në platformat që shikon filma shqiptarë, më tepër për të parë miq të vet jo veten. Nuk besoj ta ketë parë. Rastësisht do i ketë kaluar ndonjë film i veti. Kurse deri në moshën 60 vjeç nuk linte asnjëherë të shiheshin filmat e vet, as nëpër premiera dhe as në kinema.

Mirela Milori: Ndonjëherë që të merr malli e shikon, shkarkon ndonjë film të tij apo shikon video personale?

Bojken Lako: Video personale deri tani nuk kam parë shumë. Ia kam lënë një kohe të mëvonshme, nuk e di se çfarë kohe. Kam bërë në momentin kur Bujo u nda nga jeta një set fotografish, që mora 4-5 filma të tij dhe shkëputa ‘frame’ të ndryshme që të krijoj disa foto të tjera. Ato i shoh herë pas here. Gjatë këtyre 3 viteve nuk kam bërë sa duhet vetë qëllimisht se nuk mësohemi me këtë statusin që Bujo nuk ekziston dhe i kemi lënë gjërat ashtu siç i ka bërë ai vetë. Nuk i kemi bërë asnjë përkujtim, kam pasur shumë ide në ato momentet e para. Të ndërtojmë ca forma të ndonjë festivali ose çmimi aktorësh që mund të kenë emrin e Bujos, por për momentin nuk kemi bërë gjë dhe jam në rrjedhën e jetës normale. Unë vetë personalisht në momentet e mia, ka një shesh shumë të lezetshëm në Tiranë, përballë Teatrit Kombëtar që mban sot emrin e Bujos dhe ai rituali që bëj është se kur shkoj për tek shtëpia e mamasë sime kaloj nga ajo rrugë dhe më duket sikur ka një pjesë të frymës së tij aty. Është një ritual që bëj.

Marrë nga tvklan.al

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bojken lako bujar lako bojken lako bujar lako

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait