LIVE UPDATES
Aktualitet

“Boom-i” i të infektuarve/ Zyrtarët i bien alarmit për përhapjen e shpejtë të virusit

7 Korrik 2020, 07:19 Nga DOSJA
“Boom-i” i të infektuarve/ Zyrtarët i bien alarmit

SHBA– Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shënojnë rritje dramatike në numrin e rasteve të infeksionit me COVID-19. Shteti i Floridës pati 11458 raste të reja më 4 korrik, një rekord i ri ditor. Kryetarët e bashkive në qytetet që po shohin spitale të mbushura me njerëz dhe që kanë shpërthime të larta nivelit të infeksionit, po i bien alarmin për mungesën e shqetësimit mes popullatës për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Klubet e natës në Britani mirëpritën klientët për herë të parë pas muajsh mbylljeje për shkak të koronavirusit, por në Shtetet e Bashkuara, kryetarja e bashkisë së Finiks në shtetin e Arizonës, thotë se bizneset në qytetin e saj u hapën shumë herët.

Kishim klube nate të mbushura me njerëz që shpërndanin shampanjë falas, pa maska. Grupmosha nga 20 deri në 44 vjeç, ku bëj pjesë edhe unë, ishte ajo që përhapi me të vërtetë shpërthimin, dhe ne kemi parë një rritje të tillë në zonë. Kemi parë që njerëzit shkojnë në grumbullime të mëdha familjare dhe infektojnë anëtarët e familjes së tyre. Jemi në krizë lidhur me testimin”, thotë Kate Gallego, kryetarja e bashkisë së Finiks.

Francis Suarez, kryetari i bashkisë në Majami të Floridës, po përballet gjithashtu me një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në qytetin e tij.

“Nuk ka dyshim në fakti se kur ne u rihapëm njerëzit filluan të shoqëroheshin sikur virusi të mos ekzistonte”, thotë Francis Suarez.

Shqetësimet vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara festuan 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë, ku njerëzit pritën në rradhë të gjata me makina për të shkuar në plazhe në disa zona. Turma njerëzish u mblodhën për të parë fishekzjarre në raste të tjera, përfshirë Shëtitoren Kombëtare në Uashington DC ku foli Presidenti Trump, duke minimizuar kërcënimin e koronavirusit i cili ka vrarë afro 130,000 amerikanë.

“Tani ne kemi testuar pothuajse 40 milionë njerëz. Duke e bërë këtë, ne raportojmë rastet, 99 përqind e të cilave janë plotësisht të pa rrezikshme”, tha presidenti Trump.

Presidenti foli gjithashtu për urgjencën e gjetjes së një vaksine.

“Ne po shpalosim aftësitë e shkëlqyera shkencore të vendit tonë dhe ka të ngjarë të kemi një zgjidhje terapie ose vaksinë shumë më parë fundit të vitit”.

Por Administratori i Agjencisë për Ushqimin dhe Barnat, Stephen Hahn, e distancoi agjencinë e tij nga ky zotim.

“Nuk mund të parashikoj se kur do të jetë në dispozicion një vaksinë. // Po, po shohim një shpejtësi të paparë për zhvillimin e një vaksine”.

Hahn gjithashtu theksoi masat që mund të frenojnë përhapjen e koronavirusit përpara se të vihet në dispozicion një vaksinë.

“Kjo është një epidemi shumë e shpejtë në lëvizje, një pandemi. Çdo vdekje, çdo rast është tragjik, dhe ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi për ta parandaluar këtë. Ajo që do t’i thosha popullit amerikan është të ndiqni udhëzimet e Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, të ndiqni protokollet e qeverive lokale dhe shtetërore. Vini një maskë nëse nuk mund të distancoheni ose nëse procedura është ta mbani atë në çdo kohë. Mbani distancë. Lani duart. Dhe mbroni të tjerët. Kështu do të dalim nga kjo pandemi”, tha Stephen Hahn.

Deri tani, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar rreth 2.8 milionë raste të COVID-19, dhe aktualisht është vendi me numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në botë.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “boom-i” i të infektuarve koronavirusi ne bote “boom-i” i të infektuarve koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë