Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Sot protestë për rritje çmimi! Bordi ul çmimin e naftës dhe të benzinës, gazi shtrenjtohet
29 Mars 2022, 08:25Nga DOSJA
TIRANË– Në një kohë kur sot është paralajmëruar protestë për rritjen e çmimit të naftës, Bordi i Transparencës ka marrë vendim të ri. Nga sot deri më 31 mars, nafta do të shitet në tregun shqiptar me pakicë me 237 lekë/litri, duke pësuar rënie nga çmimi 245 lekë/litri që u shit deri dje.
-Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.
-Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.
Sipas Bordit, këto çmime të reja reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
VENDIMI I BORDIT:
Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare. Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi: Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022 Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri. Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.
(a.b).dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Drejtori i Politikave në ministrinë e mjedisit, Pëllumb Abeshit pritet të arrestohet nga policia e shtetit. Abeshi, ish-anëtar i Komisionit p...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit SPAK nisi një seri arrestimesh lidhur me dyshimet për korrupsion gjatë lejeve dhe ndërtimit të tre in...
TIRANË– Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar veprimin e Kuvendit të Shqipërisë ndaj projekligjit të prezan...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta do të jetë në krye të shtetit deri më 24 korrik 2022. Në bazë të Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidenti...
TIRANË– Policët që ishin në turn në momentin kur nisi zjarri në Komisariatin numër 5 në Kamëz, mendojnë se viktima Arben Mici nuk pinte cigare ne amb...