LIVE UPDATES
Bota

Borell për zgjerimin: Jo vetëm fjalë, Ballkani perëndimor të bëjë detyrat e shtëpisë!

23 Shkurt 2021, 20:32 Nga DOSJA
Borell për zgjerimin: Jo vetëm fjalë, Ballkani perëndimor

BRUKSEL– “Duhet të hedh poshtë idenë se ne pretendojmë se e duam Ballkanin Perëndimor brenda kornizës sonë”, tha të martën përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Duke folur në një konferencë online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, Borrell tha se perspektiva evropiane mbetet motor i reformave në shtetet e rajonit dhe se “nuk është e drejtë të thuhet se BE-ja vetëm flet dhe nuk vepron” kur bëhet fjalë për zgjerimin me Ballkanin Perëndimor.

Ne jemi duke investuar shumë para për t’i ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor për realizimin e reformave dhe për përmirësimin e ekonomive të tyre dhe të sistemit politik dhe gjyqësor, në mënyrë që të afrohen me sistemin e BE-së”, tha Borrell.

Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces që zhvillohet hap pas hapi.

Do t’i nisim negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kemi rinisur negociatat midis Serbisë dhe Kosovës me të dërguarin e posaçëm [Mirosllav Lajçak] dhe mendoj se e kemi vënë në rrugë atë dialog”, tha Borrell.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë duke bërë negociata tash e dhjetë vjet për normalizimin e marrëdhënieve. Negociatat do të duhej të përfundonin me arritjen e një marrëveshjeje detyruese gjithëpërfshirëse.

Lajçak ka thënë më herët se raundi i ri i bisedimeve do të organizohet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Si prioritete në reformat në Ballkanin Perëndimor, Borrell përmendi gjyqësorin e pavarur dhe luftën kundër korrupsionit.

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bëjnë detyrat e shtëpisë, të kryejnë reforma dhe t’i përmbushin standardet, në mënyrë që të pranohen si anëtare”, tha ai.

Mbështetja e BE-së, dukshëm më e madhe se e Kinës, Rusisë dhe Turqisë

Sipas tij, mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor është dukshëm më e madhe se mbështetja që mërr rajoni nga Kina, Rusia dhe Turqia.

Plani ynë i investimeve ekonomike [për Ballkanin Perëndimor] arrin në 9 miliardë euro për adresimin e aspekteve shëndetësore dhe ekonomike”, tha Borrell, duke shtuar se BE-ja po përpiqet të ndihmojë me vaksina kundër koronavirusit, porse edhe vetë po përballet me sfida.

E pranojmë që po përballemi me vështirësi, sepse kemi mungesë të vaksinave [në BE], ndërsa në disa vende të rajonit, të tilla si Serbia, po zhvillohet një betejë e madhe diplomatike”, deklaroi Borrell.

Ai po ashtu theksoi se Ballkani Perëndimor ndodhet në mesin e prioriteteve të bashkëpunimit midis BE-së dhe Shteteve të Bashkuara.

Kemi mjaft shenja pozitive. Administrata e re [e presidentit amerikan, Joe] Biden punon me aleatët, e njeh rëndësinë e BE-së dhe e konsideron atë mike, e jo vetëm partnere”, tha kryediplomati i BE-së, Josep Borrell.

Marre nga REL

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ballkani perendimor josep borrel ballkani perendimor josep borrel

Sondazh

Poll
Bota 23 Shkurt 2021, 19:06

MAQEDONIA E VERIUT-Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar vendin e vogël të Ballkanit të marrë vak...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet