LIVE UPDATES
Ekonomi

Borxhet e fshehura, Faturat stok të arbitrazhit arrijnë 108 mln euro

21 Tetor 2019, 05:35 Nga DOSJA
Borxhet e fshehura, Faturat stok të arbitrazhit arrijnë 108 mln euro

Shqipëri-Buxheti i shtetit është vënë në presione të shumëfishta prej detyrimeve të prapambetura, teksa një stok faturash prej 108 milionë eurosh që rrjedhin nga vendimet e arbitrazhit presin për tu shlyer, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Detyrimet prej 108 milionë eurosh rrjedhin nga gjashtë vendime të gjykatave ndërkombëtare, por 91 për qind e këtij detyrimi, në shumën prej 99 milionë euro, janë borxhi ndaj çështjes “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”. Ky vendim u dha nga gjykata ndërkombëtar për zgjidhjen së Mosmarrëveshjeve të Investimeve. Kjo çështje është fituar nga sipërmarrësi Francesco Becchetti për ndërprerjen e investimeve që ka bërë shteti shqiptar në HEC Kalivaçi, televizionin Agon dhe në një impiant të trajtimit të mbetjeve.

Ndërsa rreth 10 milionë euro të tjera janë detyrime që rrjedhin nga arbitrazhi ndërkombëtar kryesisht për kompanitë që kanë kryer punime në ndërtimin e rrugës, Tiranë-Elbasan. Qeveria shqiptar duhet të paguajë rreth 3.5 milionë euro ndaj kompanisë SAFA shpk për punimet në rrugën e re Tiranë -Elbasan, në të cilën janë përfshirë edhe interesat dhe kostot administrative të arbitrazhit.

Një shumë tjetër prej 4.5 milionë eurosh duhet të shlyhet për kompaninë “J&P Avax”. Kjo kompani ishte pjesë e konsorciumit për koncesionin e rrugës së Kombit që fillimisht u shpall fitues në vitin 2017, por që u shfuqizua më pas me një vendim të Komisionit të prokurimeve publike.

350 mijë euro do të paguhen për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ndaj kompanisë MHM në lidhje me kontratën për Rrjetin e ujësjellës kanalizime të Tiranës.

Ministria e Financave duhet të paguajë gjithashtu edhe 770 mijë euro si kosto fillestare për çështjen Valeria Italia kundër Ministrisë së Bujqësisë. Kompania italiane ka kërkuar dëmshpërblim për një investim në ngritjen e një ferme për prodhim perimesh.

Raporti i KLSH: detyrimet e prapambetura arrijnë në 610 milionë euro

Në raportin e kontrollit të buxhetit faktit 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar se detyrimet e llogaritura në total arrijnë në 60 miliardë lekë, ose 4 herë më të larta sesa ato që raportohen nga Ministria e Financave. Ky detyrim ndahet si më poshtë:

-Detyrimet për Rimbursimin e TVSH-së raportohen zero nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), ndërsa sipas KLSH-së ato janë 20.7 miliardë lekë. KLSH konstaton se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit. Në këto kushte, nga evidencat e mbledhura, në vlerësimin e KLSH detyrimet e prapambetura vlerësohen të jenë të paktën 20 miliardë lekë në fund të vitit 2018 (pa përfshirë rimbursimin e TVSH dhe detyrimet e prapambetura të FSDKSH). Për më tepër dhe si trajtuar më lart, vlera e detyrimit për TVSH të rimbusueshme rezulton të jetë në shumën 20.7 miliardë lekë në fund të vitit 2018 dhe ajo në FSDKSH rezulton të jetë në shumën 1.2 miliardë lekë.

-Detyrime për projekte investimesh, mallra, shërbime, vendime gjyqësore të brendshme nga punësimi dhe të tjera janë 15.5 miliardë lekë sipas Ministrisë së Financave dhe 21.2 miliardë lekë, sipas KLSH.

-Rimbursimi i tepricës kreditore të tatimit të fitimit ka krijuar një detyrim prej 15.2 miliardë lekësh, sipas KLSH, ndërsa Ministria e Financave e raporton zero.

– Detyrime për vendime gjyqësore ndërkombëtare janë 3.2 miliardë lekë, sipas KLSH dhe zero sipas MFE

KLSH, në këtë tabelë, nuk ka përfshirë detyrimet kontigjente për vendime gjyqësore ndërkombëtare në proces të cilat nga auditimi në Avokaturën e Shtetit vlerësohen se mund të jenë deri në shumën 15.18 miliardë lekë, ku më kryesorja i përket çështjes Becchetti. Nëse do të shtonim dhe këtë zë, detyrimet totale mund të arrijnë deri në 75.5 miliardë lekë (610 milionë euro), duke ia kaluar nivelit të detyrimeve të prapambetura që qeveria e re socialiste gjeti në vitin 2013, të cilat arritën në 72 miliardë lekë.

KLSH thekson se niveli i detyrimeve të prapambetura është rikthyer në problematik. Si theksuar në VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit”, të ndryshuar, “paaftësia për të paguar detyrimet e saj financiare, brenda një kohe të shpejtë pasi ato bëhen të kërkueshme, dhe si pasojë dhe akumulimi i një mase të madhe të detyrimeve financiare të prapambetura i shkakton dëm ekonomisë. Ndikimet përfshijnë ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e papunësisë, për sa kohë bizneset e varura nga kontratat qeveritare pushojnë ose shtyjnë aktivitetin e tyre si rezultat i vonesave në pagesa ose vështirësive në mundësinë e kredive nga bankat tregtare”. https://www.monitor.al/shkaterrimi-i-buxhetit-klsh-zbulon-fshehjen-e-treguesve-reale-te-borxhit-e-deficitit-rrezikohet-aftesia-paguese/

Marrë nga Monitor.al

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi borxhet e fshehura faturat stok të arbitrazhit borxhet e fshehura faturat stok të arbitrazhit

Sondazh

Poll
Ekonomi 20 Tetor 2019, 05:46

Një botë që po shkon drejt ngrohjes

Ndryshimi i klimës prek gjithçka që analizohet në këtë artikull, shkruan The Economist. Kjo çështje duhet të trajtohet sa më parë dhe qartë N...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet