LIVE UPDATES
Bota

“Bota nuk do të jetë më e njëjtë” Analiza e Henri Kisingerit: Pandemia do ta ndryshojë përgjithmonë rendin botëror

5 Prill 2020, 13:10 Nga DOSJA
“Bota nuk do të jetë më e njëjtë” Analiza e

SHBA– Ekziston një ndryshim i rëndësishëm kohës së shkuar dhe kohës që ne  po jetojmë tani. Qëndrueshmëria amerikane atëherë u forcua prej një qëllimi final kombëtar. Sot në një vend të ndarë, një qeveri efikase dhe largpamëse është e nevojshme për të kapërcyer pengesat e pashembullta, në përmasa dhe në shtrirjen globale. Ruajtja e besimit të publikut është thelbësore për solidaritetin shoqëror, marrëdhëniet e shoqërive me njëra-tjetrën dhe paqen e stabilitetin ndërkombëtar.

Shtetet bashkohen për të arritur sukses bazuar në besimin se institucionet e tyre mund të parashikojnë të tilla fatkeqësi dhe  t’ia dalin me pandemi si COVID-19  që u ka marrë jetën mijëra njerëzve.

Kur të mbarojë pandemia e Covid-19, qeveritë e shumë vendeve do të cilësohen   si të dështuara. Nuk ka rëndësi, nëse ky gjykim është objektivisht i drejtë. Realiteti është se bota nuk do të jetë kurrë siç ishte para shpërthimit të koronavirusit. Por të debatosh tani për të kaluarën vetëm vështirëson situatën dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi global.

Covid-19 ka goditur me një forcë të madhe të pa parashikuar më herët.  Përhapja e tij është eksponenciale.  Numri i të infektuarëve në SHBA po dyfishohet çdo pesë ditë. Teksa po shkruaj këtë artikull, nuk ka ende një kurë,vaksinë kundër koronavirusit. Mungesa e pajisjeve mjekësore ka bërë që  vendi të mos përballojë rastet që sa vijnë dhe shtohen.

Njësitë e kujdesit intensiv janë në prag kolapsi. Testet janë të pamjaftueshëm për një vend si SHBA, pavarësisht se kryhen rreth 100 mijë teste në ditë, sipas Trump. Një vaksinë e suksesshme mund të dojë 12-18 muaj që të prodhohet.

Administrata amerikane ka bërë një punë solide në shmangien e katastrofës së menjëhershme. Testi përfundimtar do të jetë nëse përhapja e virusit mund të ndalet dhe më tej të sprapset, në një mënyrë dhe në një shkallë që ruan besimin e publikut tek aftësia e amerikanëve për t’u vetëqeverisur. Përpjekjet e krizës, sado të gjera dhe të domosdoshme, nuk duhet të largojnë vëmendjen nga detyra urgjente e lançimit të një përpjekjeje paralele, për tranzicionin drejt rendit të pas-koronavirusit.

Liderët po përballen me këtë krizë kryesisht mbi baza kombëtare, por impakti i virusit mbi shpërbërjen e shoqërive, ka treguar se nuk njeh kufij. Përveç dëmit të madh në njerëz, koronavirusi do të shkaktojë trazira politike dhe ekonomike që me shumë gjasa mund të zgjasin me breza.

Asnjë vend përfshirë edhe SHBA-në nuk mund ta kapërcejë këtë situatë të shkaktuar prej virusit, thjesht me përpjekje kombëtare. Adresimi i nevojave të momentit duhet të shoqërohet përfundimisht me një vizion dhe program global bashkëpunues. Nëse ne nuk mund t’i bëjmë të dyja këto njëkohësisht, do të përballemi me më të këqijat e secilës.

Me nxjerrjen e mësime nga zhvillimi i Planit Marshall dhe Projektit Manhattan, SHBA është e detyruar të ndërmarrë një përpjekje të madhe në tre fusha. Së pari, të forcojë rezistencën globale ndaj sëmundjeve infektive. Triumfet e shkencës mjekësore si vaksina ndaj poliomielitit dhe zhdukja e lisë së dhenve, ose mrekullia statistikore-teknike e diagnozës mjekësore përmes inteligjencës artificiale, na kanë përgjumur në një vetëkënaqësi të rrezikshme. Ne kemi nevojë për të zhvilluar teknika dhe teknologji të reja për kontrollin e infeksionive dhe vaksinave, nëpër popullsi të mëdha. Qytetet, shtetet dhe rajonet duhet të përgatiten vazhdimisht për të mbrojtur njerëzit nga pandemitë përmes krijimit të stoqeve, planifikimit bashkëpunues dhe eksplorimit në kufijtë e shkencës.

Së dyti, të përpiqet të shërojë plagët e ekonomisë botërore. Udhëheqësit globalë kanë nxjerrë mësime të rëndësishme nga kriza financiare e vitit 2008. Kriza e tanishme ekonomike është më komplekse: Tkurrja e shkaktuar nga koronavirusi është, në shpejtësinë e saj dhe në përmasën globale që ka, ndryshe nga çdo gjë e njohur ndonjëherë në histori. Masat e nevojshme për shëndetin publik, siç janë distancimi social dhe mbyllja e shkollave dhe bizneseve, po kontribuojnë në shtimin e dhimbjes ekonomike. Programet gjithashtu duhet të kërkojnë të zbusin efektet e kaosit që do të vijë, tek popullsitë më të rrezikuara në botë.

Së treti duhet të  mbrohen parimet e rendit liberal botëror. Mendimtarët e Iluminizmit e ribënë këtë koncept, duke argumentuar se qëllimi i shtetit legjitim është të sigurojë nevojat themelore të njerëzve: sigurinë, rendin, mirëqenien ekonomike dhe drejtësinë. Individët nuk mund t’i sigurojnë vetë këto gjëra. Pandemia ka nxitur një anakronizëm, një ringjallje të qytetit me mure, në një epokë kur prosperiteti varet nga tregtia globale dhe lëvizja e njerëzve.

Shtetet demokratike në mbarë botën duhet të mbrojnë dhe të ruajnë vlerat e Iluminizmit. Një tërheqje globale nga ekuilibrimi i pushtetit me legjitimitetin, do të bënte që kontrata sociale të shpërbëhej brenda shteteve dhe ndërkombëtarisht. Megjithatë, kjo çështje mijëravjeçare e legjitimitetit dhe pushtetit, nuk mund të zgjidhet njëkohësisht me përpjekjen për të kapërcyer plagën e hapur nga Covid-19. Nevojitet përmbajtje nga të gjitha palët, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Përparësitë duhet të përcaktohen qartë.

Kemi kaluar Betejat e Bulges në një botë me prosperitet të rritur, dhe me dinjitet të një njeriu të fortë. Sot, jetojmë një periudhë epokale. Sfida historike për udhëheqësit është të menaxhojnë krizën për  të ndërtuar të ardhmen. Dështimi mund t’i vinte flakën botës.

Burimi: WJS

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 henry a. kisinger shba covid-19 henry a. kisinger shba

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri