All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

"Ata po kursejnë si kurrë më parë!" Si do të ndikojë në ekonominë botërore brezi kursimtar “baby boomer”?

Shkaqet për këtë janë të shumta: zgjatja e periudhës së jetës të kaluar si pensionist, nevoja për të ruajtur para për banimin në një azil, pasiguria e pashmangshme se për sa kohë do të jetojnë, si dhe dëshira për t’ua kaluar pasurinë fëmijëve.

14 Korrik 2024, 08:22 Nga M.B
"Ata po kursejnë si kurrë më parë!" Si do të
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Perëndimorët e brezit “baby boomer” (siç quhen ata njerëz të lindur në vitet 1946-1964), janë brezi më i pasur që ka jetuar ndonjëherë, por nuk shpenzojnë si të tillë. Sipas raportimeve të ndryshme, të moshuarit po ruajnë para mënjanë, shkruan The Economist.

Shkaqet për këtë janë të shumta: zgjatja e periudhës së jetës të kaluar si pensionist, nevoja për të ruajtur para për banimin në një azil, pasiguria e pashmangshme se për sa kohë do të jetojnë, si dhe dëshira për t’ua kaluar pasurinë fëmijëve. Ndërsa në mesin e viteve 1990, amerikanët e moshës 65-74 vjeç po shpenzonin 10% më shumë se të ardhurat e tyre, që nga viti 2015, e njëjta grupmoshë është treguar kursimtare e madhe.

Vërejmë një gjendje të ngjashme në të gjitha shtetet e pasura të botës, nga Kanadaja në Japoni. Ky brez, që shpesh dallohet për lundrimet me kroçiere luksoze dhe pushimet në Château Margaux, duket se në fakt, është shumë dorështrënguar.

Kjo ka rëndësi sepse pensionistët janë aq të shumtë dhe të pasur, sa që sjellja e tyre mund të nxisë tregjet e kapitalit. Brezi “boomer” i Amerikës ka një vlerë neto prej 76 trilionë dollarësh, ose e barasvlefshme me mbi 1 milion dollarë për njeri.

Për dekada, kursimet e tyre për pension kanë ndihmuar në uljen e normave të interesit, të cilat në një periudhë afatgjatë, pritet të baraspeshojnë kursimet dhe investimet globalisht. Por ekonomistët kishin hamendësuar se, me ardhjen e fundit të karrierës, brezi “boomer” do të hapte kuletat, duke përmbysur këtë prirje. Disa ekonomistë madje shqetësoheshin se pensionistët që do të likuidonin me shpejtësi asetet, mund të shkaktonin trazira në tregun e aseteve.

Nuk duket se ka pasur një përmbysje të tillë. Në një pamje të parë, kjo mbështet tezën se së shpejti, do të bien ndjeshëm normat e interesit, të cilat kanë qenë vazhdimisht të larta këtë vit ndërsa bankat qendrore kanë luftuar për të mposhtur inflacionin.

Në nivel global, pritet vazhdimi i plakjes së popullsisë dhe rritjes së kursimeve. Një grup akademikësh vlerëson se trysnia për rënien e interesave, për shkak të ndryshimit demografik, po bëhet më e fortë, jo më e dobët me kalimin e viteve, për shkak të plakjes së popullsive në ekonomitë e mëdha si Kina, Japonia, Gjermania dhe, me kalimin e kohës, edhe India.

Problemi është se kursimi privat është vetëm një nga nxitësit e normave të interesit. Askush nuk do të ishte më i lehtësuar se qeveritë, nëse do të binin normat e interesit. Por yield-et e bonove afatgjata janë të larta pjesërisht sepse financat e qeverive janë në një gjendje aq të keqe, saqë borxhet e tyre mund të shkatërrojnë “cunamin” e kursimeve.

Borxhet publike të Amerikës parashikohet të rriten përsëri sa gjysma e rritjes së ekonomisë, gjatë dekadës së ardhshme, duke arritur në 48 trilionë dollarë (sa 116% e PBB-së). Buxhetet e një së tretës së vendeve të pasura, po shkojnë në një drejtim që është i paqëndrueshëm në planin afatgjatë. Pjesërisht, huamarrja e tepërt reflekton rritjen e shpenzimeve qeveritare për të moshuarit, qoftë nëpërmjet shërbimeve të përgjithshme si kujdesi shëndetësor falas dhe pensionet, ose ndihmat e posaçme për pensionistët e varfër.

(Edhe pse brezi “boomer” mesatarisht është i pasur, të moshuarit në gjendje të vështirë ekonomike janë ende të shumtë në numër, në terma absolutë). Huamarrja e tepërt ka ardhur gjithashtu nga nevoja e madhe për investime të gjelbra, për të eliminuar emetimet e karbonit, si dhe nga rritja e shpenzimeve për zhvendosjen e zinxhirëve të ndjeshëm të furnizimit dhe forcimin e mbrojtjes së vendeve.

FMN-ja parashikon se shtetet e pasura, do të kenë nevoja shtesë vjetore për shpenzime, prej 6-7% të PBB-së, deri në vitin 2030. Investimet më të larta të sektorit privat në ndjekjen e këtyre qëllimeve do të ndikojnë gjithashtu në baraspeshën midis kursimeve dhe investimeve, si dhe rritjen e shpenzimeve kapitale për Inteligjencën Artificiale.

Po bëhet gjithnjë e më e pamundur që kursimet, madje edhe ato të popullsisë së moshuar, të mund t’i financojnë të gjitha këto me një çmim të ulët, sidomos në një kohë kur qeveritë po kthehen në proteksioniste dhe po harxhojnë para me bollëk për politika joefikase industriale. Dëshira globale për të investuar mund të tejkalojë kërkesën për të kursyer, madje edhe atë të brezit koprrac “baby boomer”./ Monitor

ekonomia

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet