LIVE UPDATES
Bota

Sulm masiv me dronë ndaj Kievit, ukrainasit: Vala e dytë më e madhe e agresionit pas nisjes së luftës

Banorët, pjesa më e madhe të moshuar, morën ndihmë mjekësore dhe shumë prej tyre u strehuan në një stacion të nëndheshëm treni aty pranë. Një nënë ukrainase thotë se kanë qëndruar gjatë nëntokë.

25 Nëntor 2023, 16:50 Nga h.k
Sulm masiv me dronë ndaj Kievit, ukrainasit: Vala e dytë më e
Foto ilustruese

UKRAINË-Rusia kreu të shtunën sulmet më intensive me dronë ndaj Ukrainës, që nga fillimi i ofensivës ushtarake në vitin 2022. Objektivi kryesor i sulmit ishte kryeqyteti Kiev. Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia dërgoi 75 dronë të prodhimit iranian, shumica e të cilëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan se 74 nga 75 dronët iranianë Shahed u shkatërruan nga mbrojtja ajrore. Sipas kryeadministratorit të Kievit, ky ishte sulmi më masiv me dronë ndaj Kievit.

Në qiejt e kryeqytetit dhe zonën përreth, mbrojtja ajrore vazhdoi të shkatërronte dronët e nisur nga forcat ruse deri në orët e para të mëngjesit. Të paktën pesë civilë u plagosën dhe godina të shumta u dëmtuan nga rrëzimi i dronëve, ndër to edhe një kopsht fëmijësh.

“E rrëzuan dhe ra mbi kopshtin. Pati një shpërthim të madh. U prishën dritaret këtu në katin tonë dhe zjarri ra brenda në korridor. Arritëm të iknim me fëmijën. Falë Zotit jemi gjallë. Siç e shikoni, shumë apartamente u dëmtuan dhe njerëzit janë të tronditur”, thotë banorja 34-vjeçare Tetiana.

Në rajonin Solomiansky, në oborrin e një kompleksi pallatesh mbeti një krater i hapur nga shpërthimet dhe godinat mbetën me dritare dhe ballkonë të shkatërruar.

“Gjithçka u prish këtu... E shikoni se ç’kanë bërë?...”, thotë 55-vjeçarja Svitlana ndërsa pastron pjesët e shkatërruara nga shpërthimet.

Banorët, pjesa më e madhe të moshuar, morën ndihmë mjekësore dhe shumë prej tyre u strehuan në një stacion të nëndheshëm treni aty pranë. Një nënë ukrainase thotë se kanë qëndruar gjatë nëntokë.

“Kemi qëndruar këtu që nga ora 3 e mëngjesit. Pra, kemi rreth pesë orë e gjysëm këtu”, thotë ajo.

Njerëzit vazhduan të pastronin mbetjet dhe xhamat e thyer, ndërsa në sfond dëgjohej gumëzhima e valës së radhës të dronëve që afroheshin.

Sulmi ndaj Kievit filloi në orën 4 të mëngjesit dhe vazhdoi për gati gjashtë orë. Rryma elektrike u ndërpre në 77 komplekse apartamentesh dhe 120 godina të institucioneve.

Sipas Ministrisë ukrainase të Energjitikës rreth 17 mijë persona mbetën pa energji në rajonin e Kievit dhe se rryma u arrit të rikthehet pasdite.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkruajti në rrjetin Telegram se “ushtarët tanë rrëzuan pjesën më të madhe të dronëve, por fatkeqësisht jo të gjithë”.

“Do të vazhdojmë të forcojmë mbrojtjen tonë ajrore”, tha ai.

Sulmi u bë në mëngjesin e Ditës Përkujtimore të Holodomorit, kur Bashkimi Sovjetik shkaktoi zinë e bukës në Ukrainë ku humbën jetën miliona njerëz gjatë periudhës 1932-1933. Krahas kryeqytetit Kiev, u sulmuan edhe rajonet Sumy, Dnipropetrovsk, Zaporizhia, Mykolaiv dhe Kirovohrad.

Ndërkaq bombardimet me artileri vranë të shtunën një person dhe plagosën tre të tjerë në rajonin jugor Kherson. Sipas Guvernatorit Oleksandr Prokudin, ky rajon është bombarduar mbi 100 herë gjatë 24 orëve të fundit./VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet