LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pasojat nga përmbytjet në Shqipëri/ Shkodra ende me 1400 ha tokë nën ujë, në Lezhë përmirësohet situata, Korça pa energji elektrike

• Shqipëria vazhdon të jetë nën ndikimin e motit të keq. • Në Shkodër sipërfaqja e përmbytur ka shkuar në 1400 hektarë. • Probleme ka në Shkodër edhe me furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, duke bërë që disa zona të jenë pa energji. • Në Lezhë situata është më pranë normales. • Në Lezhë janë 20 hektarë tokë nën ujë, por nuk ka probleme me furnizimin me ujë dhe drita. • Pasojat e motit të keq janë ndjerë edhe në Korçë, pasi aktualisht në rajon ka ndërprerje të energjisë elektrike.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Moti i keq në vend, disa zona pa energji elektrike në Korçë, rekomandohen goma dimërore në disa akse

Pasojat nga përmbytjet në Shqipëri/ Shkodra ende me 1400 ha
Energji

KORÇË- Moti i keq në vend ka lënë pa energji elektrike disa zona në qarkun e Korçës. Probleme ka pasur në bashkinë e Kolonjës, në zonën e Barmashit, në bashkinë Korçë dhe në njësinë administrative Drenovë. Grupet e punës vazhdojnë punën në teren për riparimin e defekteve. Kontraktorët kanë vazhduar punën duke kriposur e mirëmbajtur akset kryesore nacionale dhe ato turistike, për rrjedhojë ato kanë qenë plotësisht të kalueshme dhe pa probleme.

Nisur nga reshjet e vazhdueshme të shoqëruara me erë dhe uljen e temperaturave, për segmentin Boboshticë-Dardhë, rekomandohet përsëri pajisja me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve. Strukturat e Emergjencave Civile në bashki nuk raportojnë situata problematike. Rrugët dytësore dhe ato lidhëse në bashki janë të kalueshme.

3 VITE ME PARE

Përkeqësohet situata në Shkodër: 30 banesa në ujë në Obot, 1400 hektarë sipërfaqe e përmbytur

Pasojat nga përmbytjet në Shqipëri/ Shkodra ende me 1400 ha
Permbytje

TIRANË- Situata në bashkinë Shkodër është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë. Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.40 dhe ka rritje me 25 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m. Niveli i Liqenit shënon 8.60 m dhe ka rritje me 5 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

BILANCI:

Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha dhe ka rritje me 80 hektarë. Njësia Administrative Ana e Malit është më e prekura me 1300 hektarë të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, e rritur me 15 cm në krahasim me një ditë më parë. Ujësjellësi Oblika 1 është prej ditësh tashmë jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatin Obot. Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i  kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë. Njësia Administrative Dajç ka 100 Ha tokë bujqësore të përmbytur.

3 VITE ME PARE

Situata pas reshjeve në Lezhë: Kuotat lumit Drin dhe Mat janë në nivel normal, 20 ha tokë bujqësore ende e përmbytur

Pasojat nga përmbytjet në Shqipëri/ Shkodra ende me 1400 ha
Permbytje

LEZHË- Vendi ynë prej ditësh u përfshi nga reshje të dendura shiu të cilat krijuan në disa zona përmbytje. Sot Emergjencat Civile në Lezhë kanë bërë një përshkrim të situatës në terren në këtë qark. Fatmirësisht nga raportimet, mësohet se në territorin e Lezhës nuk ka pasur reshje shiu gjatë natës, ndërsa kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal. Aktualisht rreth 20 ha tokë bujqësore ngelet ende e përmbytur.

SITUATA NË QARKUN LEZHË

Në territorin e Qarkut Lezhë, gjatë natës deri tani, nuk ka patur rreshje shiu.
Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.
Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin nuk raportohen probleme.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 20 ha.
Në total si qark kemi rreth 20 ha tokë bujqësore të përmbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, nuk raportohen probleme.
Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

3 VITE ME PARE

Reshje shiu dhe dëbore në të gjithë vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pasojat nga përmbytjet në Shqipëri/ Shkodra ende me 1400 ha
Reshje

TIRANË- Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës, dëbora do të jetë prezente në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu problematike do të jenë ngricat në akset rrugore dhe era e ftohtë lindore ndërsa ultësira perëndimore do të këtë rrbehse afat-shkurtra shiu. Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

permbytet shqiperia 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet