LIVE UPDATES
Bota

1 mld euro për zonat industriale gjermanolindore, po kërkohet 'pavarësi' nga Rusia

Me vendosjen në administrim të besuar të Schwedt-it, Gjermania siguron furnizimin e saj me naftë në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. 

19 Shtator 2022, 07:55 Nga k.m.

1 mld euro për zonat industriale gjermanolindore, po kërkohet

Federata në Gjermani dhe landet federale duan të investojnë më shumë se një miliardë euro në Gjermaninë Lindore. Kancelari gjerman Olaf Scholz foli në Berlin për një "paketë të ardhshme" për zonën Schwedt në landin e Brandenburgut, zonën industriale Leuna në Saksoni-Anhalt dhe portet në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore.

Fondet do të vijnë nga federata dhe këto tri lande gjatë disa viteve. Vetëm Schwedt pritet të marrë fonde në shumën prej 825 milionë euro.

"Loja e pokerit gënjeshtar ka mbaruar," tha Scholz. Tani bëhet fjalë për sigurimin e vendeve të punës. Pushimet nga puna duhet "të shmangen”.

Ky është një "vendim me pasoja të gjera i politikës energjetike për të mbrojtur vendin tonë," tha kancelari Scholz.

"Rusia, e dimë prej kohësh, nuk është më një furnizues i besueshëm i energjisë. Ne nuk e morëm lehtë këtë vendim, por ishte i pashmangshëm."

Me vendosjen në administrim të besuar të Schwedt-it, Gjermania siguron furnizimin e saj me naftë në periudhë afatmesme dhe afatgjatë. 

"Ne po e bëjmë veten më pak të varur nga Rusia," tha Scholzi. Tubacioni nga Rostocku në Schwedt është i rëndësishëm në këtë drejtim. Furnizimi me naftë përmes rafinerisë PCK sigurohet edhe në rast të dështimit të dërgesave ruse, theksoi kancelari.

Direktiva e administrimit të besuar është e vlefshme fillimisht për gjashtë muaj. Ajo e lejon Agjencinë Federale të Rrjetit të shkarkojë anëtarët e menaxhmentit dhe të emërojë të rinj, si dhe të nxjerrë udhëzime për menaxhmentin.

Po nga do të vijë nafta bruto për këtë vend të rëndësishëm?

Ka një rrugë të gjatë nga nafta e papërpunuar te karburanti në pompë. Pa rafineritë - si ajo në Schwedt në landin e Brandenburgut - pikat e karburantit do të thaheshin shpejt. Deri tani, nafta e destinuar për rafinerinë PCK në Uckermark vjen nga Rusia, përmes të ashtuquajturit gazsjellës "Druzhba". Rafineria Schwedt është në pjesën më të madhe në pronësi të filialit gjerman të grupit shtetëror rus Rosneft.

Por qeveria federale tani ndërhyri. Ajo e vendosi Rosneft Gjermani nën kontrollin e shtetit, domethënë konkretisht nën një administrim të besuar të Agjencisë Federale të Rrjetit. Kjo është ajo që ndodhi në prill edhe me filialin Germania të Gapzrom-it.

Edhe Gazprom Germania nën mbikqyrje

Në fillim të prillit, qeveria federale kishte vendosur tashmë filialin gjerman të Gazprom-it, Gazprom Germania, nën mbikqyrjen e Agjencisë Federale të Rrjetit. Edhe atje kjo masë fillimisht ishte kufizuar në gjashtë muaj, por tashmë është zgjatur. Kompania tani quhet Securing Energy for Europe (SEFE).

"Është shumë e rëndësishme të ruhet funksionaliteti i këtyre njësive. Qoftë në furnizimin me gaz, ruajtjen e gazit - ose përpunimin e vajit mineral," thotë analisti i energjisë Thomas Deser i Union Investment.

"Këtu është thjesht e nevojshme të ruhet kapaciteti operativ, edhe në rast të vështirësive financiare apo vullnetit të keq të pronarëve aktualë”.

Të prekura janë edhe rafineritë e Karlsruhes dhe Vohburgut në Bavari, në të cilat Rosneft Gjermani ka gjithashtu aksione. Në fillim të vitit të ardhshëm hyn në fuqi ndalimi i importit të naftës nga Rusia, për të cilin shtetet e Bashkimit Evropian kishin rënë dakord që në fund të majit. Sipas informacioneve nga Ministria Federale e Ekonomisë, Gjermania tashmë ka ulur ndjeshëm pjesën e naftës ruse - nga 35 në 12 për qind. Rafineria Schwedt varet nga kjo pjesë e mbetur.

Me anije nëpërmjet Rostock-ut dhe Gdansk-ut

Është e vështirë të përfytyrohet që Rosneft-i të përdorë vullnetarisht naftë nga vende të tjera - prandaj ndodhi ndërhyrja e shtetit gjerman. Zëvendësimi i furnizimit nevojitet "për të garantuar kalimin e produkteve në treg, domethënë në pikat e karburantit”, shpjegon Deser.

Megjithatë, ky zëvendësim nuk është i vetëkuptueshëm. Flitet për dërgimin e naftës për në Schwedt me anije në të ardhmen - portet baltike të Rostock-ut dhe Gdansk-ut në Poloni mund të luajnë një rol. Në gusht, një cisternë që transportonte naftë bruto amerikane për Schwedt-in arriti tashmë në Rostock. Qyteti Hanseatik është i lidhur me rafinerinë me një tubacion. Dërgesat nga Kazakistani, për shembull, mund të transportohen nëpërmjet Gdansk-ut dhe të dërgohen në Schwedt.

Mbetet për t'u parë nëse sasitë do të jenë të mjaftueshme për të funksionuar me kapacitet të plotë rafineria. Ministria Federale e Ekonomisë kishte shpresuar kohët e fundit për një shfrytëzim të kapacitetit prej të paktën 75 përqind - falë dërgesave të naftës nëpërmjet Rostock-ut dhe Gdansk-ut. Me sa duket, Polonia e ka vënë kusht që grupi rus Rosneft të mos ketë më ndikim mbi rafinerinë Schwedt.

Naftë nga Deti i Veriut dhe rajoni i Gjirit

Sipas planeve, rafineria Leuna në Saksoni-Anhalt, e operuar nga grupi francez i energjisë Total Energies, duhet të arrijë një ngarkesë të ngjashme pune duke përdorur terminalet në Detin Baltik. Edhe Leuna furnizohej në të kaluarën nga gazsjellësi "Druzhba”, kryesisht me naftë bruto nga Rusia. Kalimi te furnizuesit e tjerë atje ka avancuar më shumë se te Schwedt-i: sipas të dhënave të kompanisë, pothuajse gjysma e naftës së përpunuar muajin e kaluar nuk erdhi nga Rusia, por nga Deti i Veriut ose Gjiri Persik.

Analistët, megjithatë, nuk përjashtojnë mungesën e karburantit në nivel rajonal. Por çmimi i benzinës dhe i naftës ka gjasa të varet më shumë nga tregu botëror dhe më pak nga shndërrimi i një rafinerie. Kohët e fundit tregu i naftës ka vuajtur nga dobësimi i ekonomisë globale. Çmimi i një fuçie të llojit Brent nga Deti i Veriut ka rënë ndjeshëm muajt e fundit. Ndërsa një fuçi naftë në mars ende kushtonte më shumë se 120 dollarë, çmimi i saj tani është rreth 90 dollarë./DW

gjermania olaf scholz

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër