LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

1 shtator! Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet në pikat kufitare, njihen ID-të

•Nga mesnata ka filluar zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje. •Kjo marrëveshje është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. •Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh se nëse Serbia nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për qytetarët e vendit të tij, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë. •Kosova dhe Serbia ranë dakord që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve duke zgjidhur mosmarrëveshjen mbi lëvizjen e qytetarëve. Këtë e bëri të ditur shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. •Shefi i diplomacisë evropiane përgëzoi udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për këtë marrëveshje, e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Kurti mesazh në serbisht serbëve: Ndërroni targat, trashëgimia e Millosheviçit synon t'ju mbajë të izoluar

1 shtator! Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ashtu si dy muaj më parë, i është drejtuar qytetarëve serbë në Kosovë në gjuhën e tyre duke i njoftuar se kanë 61 ditë afat që t’i konvertojnë targat e tyre në “RKS”.

Në një postim në Facebook, kreu i Qeverisë tha se targat që Serbia i lëshon për serbët e Kosovës kanë skaduar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa i kujtoi atyre se ato janë nga koha e Millosheviçit.

Targat janë trashëgimi i regjimit të Millosheviqit. Kjo trashëgimi është një barrë që nuk do të duhej ta mbani ju. Përveç kësaj, ajo po synon të ju mbajë në të kaluarën dhe të izoluar”, tha ai.

Kurti përmes një video i njoftoi serbët për qendrat e regjistrimit të automjeteve ku mund t’i konvertojnë targat duke dhënë dhe shifrat që përbëjnë ato.

Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës…. Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre”, tha Kurti.

Ai ritheksoi se qytetarët që i ndërrojnë targat, lirohen nga taksa e detyrime tjera që arrijnë vlerën deri në 5,000 euro.

Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, tha Kurti.

Fillimisht reciprociteti i targave, sipas vendimit të qeverisë së Kosovës të 29 korrikut, duhet të hynte në fuqi më 1 gusht por pas disa situatave të tensionuara në pikat kufitare u shty me 1 muaj. Ndërkohë më 27 gusht kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takuan në Bruksel ku dhe u arrit marrëveshja për reciprocitetin e dokumenteve por jo për targat. Qeveria e Kosovës vendosi që duke filluar nga 1 shtatori për dy muaj të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në territorin e saj duhet të konvertojnë targat e tyre.

3 VITE ME PARE

“Gjithçka në rregull, super”, serbët në kufi mirëpresin zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

1 shtator! Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet
Targa Serbe

KOSOVË- Këtë mesnatë ka nisur zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë edhe për çështjen e targave. Ky ishte një vendim i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovë, që ndalon përdorimin e targave serbe që mbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës.

Zbatimin e marrëveshjes për dokumentat e udhëtimit e kanë mirëpritur edhe qytetarët serbë të cilët kaluan pas mesnatës nëpër pikën kufitare në Merdar. Futbollisti serb Milan Joksimoviç tha se marrëveshja për dokumentat është e mirë për qarkullimin e lirë të njerëzve. “Mendoj se është e mirë. Populli të qarkullojë i lirë, çfarë tjetër”, tha ai.

Edhe një qytetar tjetër që erdhi nga Serbia, Dejan Niçiç theksoi se sjellja e policëve zyrtarë ishte e shkëlqyeshme nga pala kosovare.

“Gjithçka është mirë, nuk kam çfarë të them tjetër. Gjithçka është në rregull, super. Është mirë për të gjithë ne të lëvizim normalisht. Nuk kam tjetër çfarë të shtoj”, tha ai.

Komandanti i stacionit policor në Podujevë, togeri Fehat Gashi tha për KosovaPress se marrëveshja për dokumentat është duke u zbatuar 100%. Sipas tij pala serbe dhe ajo kosovare nuk kanë lëshuar dokumenta shtesë të udhëtimit. Ujdia mes Kosovës dhe Serbisë është arritur të shtunën e kaluar.

3 VITE ME PARE

Nis sot procedura e konvertimit të targave serbe për qytetarët që hyjnë në Kosovë

1 shtator! Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet
Targa Serbe

KOSOVË- Këtë mesnatë ka nisur zbatimi i reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë edhe për çështjen e targave. Ky ishte një vendim i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovë, që ndalon përdorimin e targave serbe që mbajnë akronimet e qyteteve të Kosovës.

Targat që do të ndalohen për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia janë targat ‘PR’, ‘KM’, ‘PZ’, ‘GL’, ‘UR’, ‘PE’, ‘DA’, që janë lëshuar nga 10 qershori i vitit 1999 e deri më 21 prill të vitit 2022.

Atyre do t’u mundësohet regjistrimi i automjeteve me targat RKS. Pronarëve të këtyre targave, qeveria u ka thënë afat dy muaj, që t’i marrin targat RKS, që lëshohen nga Qeveria e Kosovës. 

Fillimisht reciprociteti i targave, sipas vendimit të qeverisë së Kosovës të 29 korrikut, duhet të hynte në fuqi më 1 gusht por pas disa situatave të tensionuara në pikat kufitare u shty me 1 muaj. Ndërkohë më 27 gusht kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takuan në Bruksel ku dhe u arrit marrëveshja për reciprocitetin e dokumenteve por jo për targat. Qeveria e Kosovës vendosi që duke filluar nga 1 shtatori për dy muaj të gjithë qytetarët serbë që jetojnë në territorin e saj duhet të konvertojnë targat e tyre.

3 VITE ME PARE

Reciprociteti për dokumentet/ KFOR gati, Sveçla: Nga mesnata ndalohen fletët e hyrje-daljeve

1 shtator! Nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet
Foto ilustruese

KOSOVË- Kosova, Serbia dhe paqeruajtësit e NATO-s përgatiten për tensione mesnatën e sotme, pasi pas orës 00:00 fillon periudha dymujore e zbatimit të rregullores së re për letërnjoftimet. Kjo pasi marrëveshja për targat dështoi. Gjeneralmajor Ferenc Kajari, komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s prej 3,770 trupash në Kosovë, u përpoq të largojë frikën për mundësinë e shpërthimit të një konflikti.

“Ne po monitorojmë situatën … dhe nuk shohim as një tregues të ndonjë përgatitjeje për një luftë. E di që ka pasur shumë pretendime për luftë të mundshme në Kosovë, por si komandant i KFOR-it gjithmonë kam thënë se po e monitorojmë situatën dhe kjo nuk është thjesht një frazë boshe,”- i tha ai Reuters.

Ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla u shpreh thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për qytetarët e vendit të tij, atëherë edhe Kosova është e gatshme që t’i vë në funksion këto fletë hyrje-dalje për shtetasit serbë.

“Këtu është vetëm një opsion, por normalisht do të ketë reagim nga ana jonë nëse ai opsion nuk vëhet në funksion. Dmth largimi i këtyre fletë hyrjeve daljvee, sipas informative që kemi dhe duke pasur parasysh edhe vendosjen e këtyre panove, në orën 24:00, Serbia do t’i ndërpresë lëshimin e këtyre fletë hyrjeve daljeve. Nëse ajo nuk i ndërpret, natyrisht që ne jemi të gatshëm të vendosim flet hyrje dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë”, tha Svecla në rtk.

Deri më tani, në kufi ka pak automjete duke qarkulluar nga të dyja anët dhe nuk pritet më shumë se 5 minuta për të kaluar pikat doganore. Kosova dhe Serbia ranë dakord që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve duke zgjidhur mosmarrëveshjen mbi lëvizjen e qytetarëve. Këtë e bëri të ditur shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell. Shefi i diplomacisë evropiane përgëzoi udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për këtë marrëveshje, e cila pasoi një periudhë tensionesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të qeverisë së Kosovës që të zbatojë masat e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave.

Por marrëveshja e arritur më 27 gusht nuk ishte e re. Thjesht ishte një zotim i të dyja palëve se do të respektoheshin marrëveshjet e vitit 2011 për lëvizje të Lirë, e cila parashihte që qytetarët e dy vendeve do lëviznin nga njëri shtet në tjetrin vetëm me kartat e identitetit. Problemi ishte se Serbia nuk e aplikonte, e po ashtu edhe Kosova. 

marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet