LIVE UPDATES
Politike

24 orë me reagime/ Dosjet e ish Sigurimit, PS: Ish-bashkëpunëtorët jo më drejtues partie

Ndryshimet e mbrëmshme u kundërshtuan nga deputetët demokrat që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit tha sot sipas tij ai ishte një ligj për një njeri, duke ju referuar ish presidentit Ilir Meta.

21 Tetor 2022, 19:39 Nga k.m.
24 orë me reagime/ Dosjet e ish Sigurimit, PS:
Taulant Balla

Në Shqipëri, një grup deputetësh socialistë njoftuan sot depozitimin e dy nismave të reja ligjore të cilat synojnë të pengojnë marrjen e posteve publike apo drejtimin e forcave politike, nga persona të lidhur me ish Sigurimin e shtetit. Propozimi vjen një ditë pasi parlamenti miratoi disa ndryshime ligjore që mundësojnë një hapje më të plotë të dosjeve të ish Sigurimit si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pastërtie, kur për ta, shfaqen informacione të reja. Ndryshimet e mbrëmshme u kundërshtuan nga deputetët demokrat që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit tha sot sipas tij ai ishte një ligj për një njeri, duke ju referuar ish presidentit Ilir Meta.

Vetë Meta deklaroi se e konsideronte votimin e parlamentit diçka të pavlerë.

Pa kaluar as 24 orë nga votimi mbrëmë i disa ndryshimeve ligjore që lidhen me dosjet e ish Sigurimit të Shtetit, kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe tre deputetët të tjerë të shumicës prezantuan sot nisma të reja ligjore për vendosjen e barrierave ndaj personave që në të kaluarën kanë patur lidhje me ish Sigurimin.

“Nisma e parë, ajo për ndryshime në ligjin e dekriminalizimit parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhja e tyre me shërbimet sekrete të regjimit të kaluar. Nisma e dytë, ajo për ndryshime në Ligjin e partive politike, ka të njëjtën qasje, nuk mund të jenë kryetar të partive politike në një sistem politik pluralist demokratik ata që kanë qënë dikur bashkëpunëtor, me status oficeri, me status denoncuesi të Sigurimit të shtetit”, bëri të ditur Balla.

Socialistët kanë depozituar më parë dhe një tjetër ndryshim të kërkuar nga Autoriteti i Dosjeve, për një ndërhyrje në Kodin zgjedhor, ku përfshihet detyrimi i kandidatëve në zgjedhje që të pajisen më parë me një çertifikatë pastërtie. Me ndryshimet e bëra mbrëmë në parlament, personat që zotërojnë një çertifikatë të marrë nga komisionet Mezini e Bezhani, në gjysmën e dytë të viteve ’90, i nënshtrohen sërish verifikimit.

Kjo kishte qenë një kërkesë e kahershme e Autoritetit të Dosjeve, e cila u mor në konsideratë vetëm tani, pasi emri i ish presidentit Ilir Meta rezulton të jetë, sipas Autoritetit, në dokumentat e ish Sigurimit. Edhe propozimi i sotëm për ndërhyrjen në ligjin për partitë politike, duket se synon të godasë sërish atë, pavarësisht se në rast se vërtetohen dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm të tij me ish Sigurimin, ai do të pengohej të kandidonte, sipas ndryshimeve që parashikohen të bëhen në Kodin zgjedhor.

Vetë Meta, i cili ka mohuar në mënyrë kategorike, përfshirjen e tij me ish shërbimin sekret të diktaturës, duke folur për manipulim të dosjes, u shfaq sot sërish i qetë:“U mbars mali dhe polli një mi, thotë populli. Dhe këtu, mali i mbars në 25 korrik në mes të vapës, dhe polli një mi mbrëmë në mesnatë. Kështu që është një gjë që s’ka asnjë vlerë. Me vlerë zero.

Ndryshimet e mbrëmshme morën një mbështetje të gjerë. Deputetët demokratë që njohin si kryetar të grupit Enkelejd Alibeaj votuan në favor, pasi u përfshinë dhe propozimet e tyre lidhur me deklasifikimin e të gjithë dokumentave të ish Sigurimit dhe një hapje më të plotë të dosjeve. Grupi tjetër i deputetëve përkrahës të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimn e Partisë, e kundërshtuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Sot Berisha tha se sipas tij, ai ishte një ligj për gjueti shtrigash ndaj Meta: Ne nuk jemi kurrë për gjah shtrigash, të bësh një ligj për vetëm një njeri. Nuk jemi kurrë për shkatërrimin e sigurisë juridike përfundimtare, sepse kur ti thua që nuk njeh vërtetimet e dy komisioneve të mëparshme, në një kohë kur në të drejtë kushtetuese dhe në parimet e shtetit ligjor ato nuk mund të anulohen me asgjë tjetër, përveçse me gjykatë.

Berisha tha se mbështet lustracionin, për të cilin është paraqitur një projektligj. Një nismë të ngjashme kanë kërkuar dhe grupi tjetër i deputetëve, së bashku me disa propozime të tjera për ndërgjegjësimin e shoqërisë për krimet e komunizmit apo dhe ndalimin e propagandës komuniste./VOA

taulant balla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj