LIVE UPDATES
Aktualitet

30 kg dinamit terrorizuan Sarandën, Sotir Çabiri: S’e dëgjova se isha në makinë me xhama mbyllur! Babai e nxjerr ‘blof’: Anuloi udhëtimin në Angli

Çabiri ka treguar para prokurorëve Kledian Llaho dhe Alba Dhima se lidhur me këtë rast ai mendon se dikush mund të ketë dashur tu ngrinte një kurth, duke e bërë fajtor Spiron, babain e tij.

17 Shkurt 2023, 09:25 Nga F.M
30 kg dinamit terrorizuan Sarandën, Sotir Çabiri: S’e
Spiro Çabiri dhe Sotir Çabiri

SARANDË- Shpërthimi me 30 kilogramë kallëpë dinamiti që rrafshoi hotelin ‘Bizanti’, alarmoi të gjithë qytetin e Sarandës, por i arrestuari Sotir Çabiri, nuk e ka dëgjuar. Në dëshminë e publikuar nga gazetari Elton Qyno, Çabiri thotë se ka qenë brenda makinës me xhama mbyllur, në momentin që ka ndodhur ngjarja. Ai tregon gjithashtu se ka dyshime se dikush ka dashur t’i bëjë dëm atij, ndaj e ka rezliaur këtë shpërthim. Sipas Çabirit, qëllimi i autorëve mund të ketë qenë ta trembnin.

Çabiri ka treguar para prokurorëve Kledian Llaho dhe Alba Dhima se lidhur me këtë rast ai mendon se dikush mund të ketë dashur tu ngrinte një kurth, duke e bërë fajtor Spiron, babain e tij.

“Nuk e kam dëgjuar fare zhurmën e shpërthimit të tritolit në hotelin, nga ku kisha dalë përpara dy minuta se eksplozivi të shpërthente. Kur jam kthyer tek hoteli për të marrë çantën me rroba, jam habitur që e kam gjetur të shkatërruar…unë zhurmën e shpërthimit nuk e ka dëgjuar pasi ndodhesha në makinë dhe kisha xhamat mbyllur. Duke ditur gjendjen shëndetsore të babit, kanë shpresuar që kështu të kishim një fatkeqësi të gjithë dhe me këtë formë të realizonin planet e tyre…,”-është shprehur Sotir Çabiri.

Në pyetje është marrë edhe Spiro Çabiri, babai i të arrestuarit dhe një prej bashkëpronarëve të hotelit. Ai ka treguar se mëngjesin e 13 shkurtit 2023, ka qënë në shtëpi me bashkëshorten e tij dhe motrën, kur djali i tij, Sotiri i ka thënë se nuk do të udhëtonin në Angli, pasi duhet të merrte provimet në shkollë.

“Mëngjesin e 13 shkurtit 2023, kam qënë në shtëpi me bashkëshorten e tij dhe motrën, kur djali, Sotiri më tha se nuk do të udhëtonim në Angli, pasi duhet të merrte provimet në shkollë. Djali është larguar përsëri nga shtëpia nuk tha se ku do të shkonte. Në shtëpinë time ka mbërritur Inspektori i Policisë, Bert Çulli dhe një punonjës tjetër dhe më kanë informuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur. Pasi kam dëgjuar çfarë ka ndodhur jam ndjerë keq dhe kam pasur probleme shëndetsore për shkak të tensionit të lartë. Në lidhje me persona të dyshuar autorë të mundshëm, deklaronj se nuk kam asnjë dijeni,”- ka thënë Spiro Çabiri.

Por, prokuroria thotë se Sotir Çabiri, në orën 05:50 ka dalë nga ambjentet e hotel “Bizant” dhe është larguar me vrap, ndërsa në 05:52, ka aktivizuar shpërthimin. Në dosje thuhet se dyshimet janë të forta se e gjithë familja kishte në plan të largohej drejt Anglisë pas këtij krimi, pasi kishin prerë biletat.

Shpërthimi ndodhi më 13 shkurt dhe tronditi të gjithë Saradnën. Qytetarë e banorë të zonës deklaruan për mediat që qindra godina u dëmtuan dhe kanë pësuar dëme të mëdha.

Si qëndron çështja me hotelin ‘Bizanti’?

Spiro Çabiri dhe shtetasi grek Dhimitër Evangjeliu kanë nisur betejën ligjore për pronësinë e hotelit, që prej vitit 2002. Sipas vendimit të gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, Spiro Çabiri e Vangjel Shtuka (ka ndërruar jetë). Ky vendim nuk konsiderohej i drejtë nga familja Çabiri dhe për të marrë hak 36-vjeçari organizoi shpërthimin.

sotir cabiri spiro cabiri shembet hoteli me tritol

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet