7 Shkurt 2023, 11:19
Nga k.m.
Foto ilustruese
Policia turke tha të martën se ka arrestuar katër persona lidhur me postimet “provokuese” në rrjetet sociale, pas tërmetit të fuqishëm prej 7.8 ballësh që goditi juglindjen e Turqisë. Tërmeti goditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës duke vrarë mbi 5.000 persona në këto dy shtete dhe duke plagosur mijëra të tjerë. Për shkak të tërmetit të fuqishëm, që u pasua me dridhje të tjera të fuqishme të tokës, shumë persona kanë mbetur pa strehë e në temperatura të ulëta.
"Katër persona u arrestuan pasi zyrtarët policorë zbuluan llogari në rrjetet sociale që kishin shpërndarë “postime provokuese që kishin qëllim të nxisnin frikë dhe panik,”- tha Policia. Zyrtarët e rendit në Turqi shtuan se kanë nisur një hetim të gjerë lidhur me llogaritë në rrjetet sociale, por nuk treguan se çfarë përmbajtje kanë këto postime.
Rrjetet sociale në Turqi janë mbushur me postime të njerëzve që ankohen se ka mungesë të përpjekjeve për kërkim-shpëtim në zonat e tyre, veçanërisht në Hataj.
Policia duket se ka adresuar këto pretendime të martën.
“Adresa dhe informacionet e lokacionit për qytetarët që kërkojnë ndihmë konstatohen menjëherë dhe bëhet koordinimi,”- tha Policia turke. Autoritetet turke në vitet e fundit kanë shtypur postimet në rrjetet sociale, veçmas ato që i kanë konsideruar se mbështesin “terrorin”. Por, një qasje e tillë ka çuar në akuza se liria e shprehjes është kufizuar./REL
termet ne turqi
Bota
7 Shkurt 2023, 11:04
I.A
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të ketë njohje reciproke me...
Bota
7 Shkurt 2023, 10:50
f.g
Pas mbidozës dixhitale që karakterizoi periudhën e pandemisë, adoleshentët kanë filluar të rimendojnë marrëdhë...
Bota
7 Shkurt 2023, 10:58
A.B
Skuadra
TURQI-Ekipi shqiptar i kërkim shpëtimit ka mbërritur në Turqi. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foton nga mbërritja e e...
Bota
7 Shkurt 2023, 10:40
I.A
termeti
TURQI- Të paktën 5021 vdekje janë konfirmuar tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitud...
Bota
7 Shkurt 2023, 10:25
I.A
Naci Görür
TURQI- Anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi Naci Görür, i cili më 3 s...
Bota
7 Shkurt 2023, 10:17
k.m.
Arnold Schwarzenegger
SHBA- Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident me një &ccedi...
Bota
7 Shkurt 2023, 10:12
A.B
Zjarri
TURQI- Një zjarr i madh ka shpërthyer që mbrëmë në portin e Iskenderun (Alexandretta), një qytet bregdetar në...
Bota
7 Shkurt 2023, 09:59
A.B
Betul Çoban Çakir dhe Bedrettin Çakir
TURQI- Një lajm i hidhur ka tronditur botën e volejbollit, ku çifti Betul &Cced...
Bota
7 Shkurt 2023, 09:45
k.m.
Pamje nga momenti i shpëtimit
TURQI- Mustafa Alici, i cili shkoi në Malatya për ndihmë nga Stambolli, u shpëtua duke i prerë ...
Bota
7 Shkurt 2023, 09:48
A.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është shprehur se marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit nuk janë dobësuar, ...