8 Prill 2024, 20:28
Nga E. D
foto ilustruese
MOZAMBIK- Të paktën 94 persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur pas përmbytjes së një trageti në brigjet veriore të Mozambikut. Mësohet se anija po transportonte njerëz që iknin nga shpërthimi i kolerës që po shkatërron Afrikën Lindore. Lourenco Machado, administrator në Institutin e Transportit Detar të vendit, njoftoi se nga incidenti kanë mbetur të zhdukur edhe 26 persona të tjerë. Gjithashtu, ai tha se anija ishte e mbingarkuar dhe nuk ishte e licencuar për të transportuar njerëz.
“Të dielën ne regjistruam një incident detar ku të paktën 94 njerëz vdiqën kur një anije me 130 persona u përmbys. Kemi gjetur 94 trupa dhe 26 janë të zhdukur”, tha Machado.
Siç raportohet, trageti po transportonte njerëz nga Lunga për në provincën Nampula të ishullit të Mozambikut. Se një prej arsyeve që anija u fundos ishte mbingarkimi tha edhe Silverio Nauaito, administratori i ishullit të Mozambikut.
“Anija kishte një kapacitet prej 100 personash, por mbante rreth 130”, tha Nauatio.
Në lidhje me shpërthimin e kolerës, administratori tha se njerëzit po largohen nga Lunga sepse atje ka një epidemi diarreje.
“Pas shfaqjes së simptomave, tre minuta më vonë ata janë pothuajse të vdekur. Prandaj, ata shkuan në kërkim të kësaj anije për të parë nëse mund të transportonte njerëz në Mozambik”, shtoi administratori.
Ndryshe, Mozambiku dhe vendet fqinje të Afrikës Jugore, Zimbabve dhe Malavi, janë prekur muajt e fundit nga një shpërthim vdekjeprurës i kolerës që autoritetet po përpiqen ta frenojnë.
Bota
8 Prill 2024, 20:20
E. D
KOSOVË- Pasuritë e sekuestruara të luajtshme dhe të paluajtshme të Millan Radoiçiqit do të administrohen nga Agjencia p&e...
Bota
8 Prill 2024, 20:07
E. D
foto nga vendngjarja
GREQI- Greqia u përball me flakët e saj të parë të vitit, gati një muaj përpara fillimit t&eum...
Bota
8 Prill 2024, 20:02
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Pamjet eklipsit në SHBA dhe Meksikë kanë pushtuar mediat e huaja pak minuta më parë. Pamjet e drejtëp&e...
Bota
8 Prill 2024, 19:34
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi sot se ka tërhequr forcat e saj nga qyteti Khan Younis në Rripin e Gazës, duke e ulur pran...
Bota
8 Prill 2024, 19:11
E. D
foto ilustruese
LIBAN- Një sulm izraelit në Libanin jugor këtë të hënë vrau një komandant në terren të gr...
Bota
8 Prill 2024, 18:53
E. D
foto ilustruese
RUSI- Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne dhe sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron paralajmëruan se në...
Bota
8 Prill 2024, 18:30
E. D
foto ilustruese
SHBA- Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ishte në Kajro gjatë fundjav&...
Bota
8 Prill 2024, 18:18
E. D
foto nga vendngjarja
BRITANI- Një nënë e gjashtë fëmijëve është gjetur e vdekur sot në incidentin e dyshuar si...
Bota
8 Prill 2024, 18:22
S.B
Elon Muzk
BRAZIL- Themeluesi i X Elon Musk, është mbrojtës i vendosur i lirisë së shprehjes në rrjetin social, ku zhvill...
Bota
8 Prill 2024, 17:52
E. D
Donald Trump dhe Joe Biden
SHBA- Në një intervistë për Zërin e Amerikës, punonjës të ekipit elektoral të Pres...