LIVE UPDATES
Bota

A do ta miratojë Senati amerikan ligjin kundër pronësisë kineze të TikTok-ut?

Pas disa vitesh shqetësimesh për privatësinë e të dhënave në aplikacionin popullor të mediave sociale, ligjvënësit amerikanë morën një masë të rëndësishme të mërkurën, që i kërkon TikTok-ut të shkëputet nga kompania kineze, ByteDance.

14 Mars 2024, 17:19 Nga M.B
A do ta miratojë Senati amerikan ligjin kundër pronësisë
Foto ilustruese

SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën një projektligj që do ta detyrojë aplikacionin e videove të shkurtra TikTok që përdoret nga 170 milionë amerikanë, të shkëputet nga kompania kineze ByteDance që e ka në pronësi, ose në të kundërt të ndalë aktivitetin në Shtetet e Bashkuara. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, projektligji përballet me kritika domethënëse për kufizimin e fjalës së lirë dhe mund të mos miratohet në Senat. Pas disa vitesh shqetësimesh për privatësinë e të dhënave në aplikacionin popullor të mediave sociale, ligjvënësit amerikanë morën një masë të rëndësishme të mërkurën, që i kërkon TikTok-ut të shkëputet nga kompania kineze, ByteDance.

“Sot dërgojmë një mesazh të qartë se nuk do t’ua lejojmë kundërshtarëve t’i përdorin kundër nesh liritë tona”, tha ligjvënësja republikane Cathy McMorris Rodgers.

Me mbështetje të rëndësishme dypartiake, ligji bazohet tek shqetësimi se rrjeti TikTok përbën një rrezik për sigurinë kombëtare.

“Amerikanët duhet t’i bëjnë pyetjen vetes nëse dëshirojnë t’ia japin qeverisë kineze kontrollin e të dhënave të tyre, nëse dëshirojnë që qeveria kineze të kontrollojë informacionin që merr bazuar tek rekomandimet e algoritmit dhe nëse dëshirojnë që qeveria kineze të ketë mundësinë t’i shfrytëzojë më tej këto të dhëna”, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Kompania TikTok i ka mohuar këto akuza dhe e quan legjislacionin e ri një masë ndalimi. Ligjvënësit që e hartuan atë, e refuzojnë këtë pretendim.

“Synimi ynë është që TikTok-u të vazhdojë funksionimin, por jo nën kontrollin e Partisë Komuniste Kineze”, tha ligjvënësi demokrat Raja Krishnamoorthi. Kina e dënoi miratimin e projektligjit.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë gjetur prova se TikTok-u rrezikon sigurinë kombëtare dhe e kanë vënë në shënjestër TikTok-un prej kohësh”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin.

Shumë ligjvënës amerikanë dhe grupe të të drejtave të njeriut thonë se është e padrejtë vendosja në objektiv e një aplikacioni të caktuar dhe se kjo kufizon lirinë e shprehjes së amerikanëve.

“Masat ndaj TikTok-ut nuk janë vetëm kundër lirisë së shprehjes. Po i shkaktoni realisht dëm ekonomisë sonë kombëtare”, tha ligjvënësi demokrat Robert Garcia. Legjislacioni i ri ka rikthyer debatin për privatësinë e të dhënave dhe liritë personale.

“Ka probleme më të mëdha se TikTok-u që po dëmtojnë jetesën e amerikanëve. Njerëzit nuk po përballojnë dot ushqimet dhe ne shqetësohemi për një aplikacion të mediave sociale”, thotë votuesja amerikane Cole Thomas.

“Siguria për të gjitha platformat është tashmë në qendër të vëmendjes dhe me të drejtë. Nuk kam shumë besim tek këto platforma dhe tek informacioni që na ofrojnë këto ditë. Jam shumë i shqetësuar për autenticitetin”, thotë votuesi amerikan Joe Judge. Drejtuesi i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer thotë se komisionet do ta shqyrtojnë këtë legjislacion, që pritet të përballet me sfida të rëndësishme ligjore.

“Qeveria amerikane do ta ketë tepër të vështirë të bindë gjykatën se kjo masë ndalimi është e kufizuar mjaftueshëm për të mbështetur privatësinë e të dhënave që kërkon qeveria, por se njëkohësisht nuk ekzistonin masa të tjera më pak kufizuese që mund t’i merrte qeveria”, thotë Caitlin Chin-Rothman, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Presidenti Joe Biden ka thënë se do ta nënshkruajë hyrjen në fuqi të ligjit, nëse ai miratohet në Senat. Zyrtarët e fushatës zgjedhore të presidentit Biden filluan këtë vit aktivitetin në rrjetin TikTok, në kuadrin e përpjekjeve për të ndikuar tek votuesit e moshave të reja./ VOA

shba kina tik tok

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet