LIVE UPDATES
Bota

A mund të bëhet OpenAI gjiganti i ardhshëm i teknologjisë?

Në garën për të mbizotëruar të ardhmen e Inteligjencës Artificiale, OpenAI, një kompani e mbështetur nga Microsoft, krijoi një epërsi të hershme duke prezantuar platformën ChatGPT nëntorin e kaluar.

21 Tetor 2023, 08:18 Nga I.A

A mund të bëhet OpenAI gjiganti i ardhshëm i teknologjisë?

SHBA- Krijimi i një tregu të ri është si fillimi i një gare të gjatë. Konkurrentët garojnë për t’ia kaluar njëri-tjetrit, ndërsa spektatorët thërrasin me ngazëllim. Më pas, ashtu si garat, tregjet hyjnë në një fazë të dytë më të qetë. Garuesit ndahen në udhëheqës dhe ndjekës. Turmat pakësohen.

Në garën për të mbizotëruar të ardhmen e Inteligjencës Artificiale, OpenAI, një kompani e mbështetur nga Microsoft, krijoi një epërsi të hershme duke prezantuar platformën ChatGPT nëntorin e kaluar.

Ky aplikacion arriti 100 milionë përdorues me ritmin më të shpejtë se çdo aplikacion tjetër në histori. Rivalët u përleshën. Google dhe kompania mëmë, Alphabet, nxituan për të prezantuar chatbot-in e tyre, Bard.

Po kështu edhe kompanitë startup si Anthropic. Kapitalistët e sipërmarrjes derdhën mbi 40 miliardë dollarë në firmat e Inteligjencës Artificiale në gjysmën e parë të vitit 2023, gati sa një e katërta e të gjithë dollarëve që janë ofruar për financim sipërmarrjesh këtë vit.

Pastaj furia u shua. Interesi publik për Inteligjencën Artificiale duket se arriti kulmin disa muaj më parë, sipas të dhënave nga kërkimet në Google. Numri i vizitorëve në faqen online të ChatGPT, ra nga 210 milionë në maj, në 180 milionë tani (shih grafikun 1).

Sidoqoftë, duket se OpenAI është ende përpara të tjerëve në garën teknologjike. Modeli i saj më i fundit i Inteligjencës Artificiale, i quajtur GPT-4, ua kalon të tjerëve në një sërë standardesh (si aftësia për t’iu përgjigjur pyetjeve në letërsi dhe matematikë).

Po ta krahasojmë me rivalin që renditet në vend të dytë, Claude 2 i firmës Anthropic, GPT-4 është shumë më i përparuar, edhe pse kjo nuk do të thotë se epërsia e tij është e pakapërcyeshme. Më e rëndësishmja, firma OpenAI ka filluar të korrë fitime të mëdha nga ky aplikacion i Inteligjencës Artificiale.

Sipas revistës teknologjike Information, kompania po fiton të ardhura me një normë vjetore prej 1 miliard dollarësh, krahasuar me vetëm 28 milionë dollarë në vitin para krijimit të ChatGPT.

A mundet kompania OpenAI ta kthejë përparësinë e hershme në një përparësi të qëndrueshme dhe të bashkohet me gjigantët e teknologjisë? Për ta bërë këtë, ajo duhet të shmangë fatin e pionierëve të teknologjisë së dikurshme, si Netscape dhe Myspace, të cilët u tejkaluan nga rivalët që nxorën mësim nga sukseset dhe pengesat e hershme.

Dhe, duke qenë se është një inovatore në fushën e vet, kjo do të thotë se vendimet që merr, do të jenë tregues i drejtimit më të gjerë që do të marrë kjo industri e sapolindur.

Kompania OpenAI u themelua në vitin 2015 nga një grup sipërmarrësish, duke përfshirë Sam Altman, shefin e saj të tanishëm dhe Elon Musk, shefin e kompanisë Tesla.

Ajo u krijua si një sipërmarrje jofitimprurëse. Qëllimi ishte që firma të arrinte të ndërtonte një Inteligjencë Artificiale të përgjithshme, e cila do të barazonte ose do të tejkalonte aftësinë njerëzore në të gjitha llojet e detyrave intelektuale.

Një qëllim i ndërmjetëm ishte një Inteligjencë Artificiale që mund të mësonte të luante një videolojë të quajtur “Dota”. Duke punuar për këtë detyrë, kërkuesit e OpenAI-t krijuan një qasje të thjeshtë që përfshinte shfrytëzimin e fuqisë kompjuterike, thotë një punonjës i hershëm që nuk punon më në kompani.

Në vitin 2017, kur studiuesit në Google publikuan një punim që përshkruante një teknikë revolucionare të të mësuarit të makinerive që ata e pagëzuan me emrin “transformator”, inxhinierët e OpenAI-t kuptuan se mund ta rrisnin nivelin, duke ndërthurur aftësinë përpunuese të informacionit, me sasi të pallogaritshme të dhënash të grumbulluara nga interneti.

Rezultati ishte një “transformator” i trajnuar paraprakisht që gjeneronte të dhëna (generative pre-trained transformer), ose shkurt GPT.

Për të marrë burimet e nevojshme, OpenAI duhej të përdorte disa mekanizma financiarë. Në vitin 2019, ajo krijoi një “shoqëri me fitime të kufizuara” brenda strukturës së vet jofitimprurëse.

Si fillim, investitorët në këtë biznes mund të nxirrnin fitime 100 herë më të larta se investimi fillestar, por jo më shumë.

Në vend që të shpërndajë kapital, kompania shpërndan të drejta mbi një pjesë të fitimeve të ardhshme që vijnë pa të drejta pronësie (“njësi të pjesëmarrjes me fitim”).

Për më tepër, OpenAI thotë se mund të riinvestojë të gjitha fitimet derisa bordi të vendosë se është përmbushur qëllimi i kompanisë për të krijuar një Inteligjencë Artificiale të përgjithshme. OpenAI thekson se ky është një “investim me rrezik të lartë£ dhe se duhet të shihet si i ngjashëm me një “dhurim”.

“Ne nuk jemi të përshtatshëm për të gjithë llojet e investitorëve”, thotë Brad Lightcap, shefi operativ i firmës OpenAI dhe këshilltari i saj financiar.

Ndoshta jo. Zoti Musk u tërhoq në vitin 2018. Disa investitorë të mundshëm u trembën nga raundi më i fundit i financimit të OpenAI-t për shkak të strukturës së ndërlikuar. Por zoti Altman dhe zoti Lightcap ishin në gjendje të fitonin mbi të tjerët.

Për t’u bërë më tërheqëse, kompania ka liruar kufirin e fitimit në një që mbështetet në një normë vjetore të kthimit (megjithëse nuk e konfirmon se cila është norma maksimale).

Dhe duke lënë mënjanë debatet akademike për kuptimin e “Inteligjencës Artificiale të përgjithshme”, vetë njësitë e fitimit mund të shiten në treg, ashtu si aksionet standarde.

Kompania ka ofruar tashmë disa mundësi që punonjësit e hershëm të shesin njësitë e tyre. Investitorët që zgjodhën të blejnë aksione janë optimistë se mund të arrijnë kthime fitimi në shkallë të lartë, nëse firma vazhdon të rritet.

SoftBank, kompani investimesh teknologjike nga Japonia, është investitori më i fundit që dëshiron të vendosë një bast të madh në firmën OpenAI. Firma startup deri tani ka grumbulluar një total prej rreth 14 miliardë dollarësh.

Pjesa më e madhe e kësaj shume, ndoshta 13 miliardë dollarë, ka ardhur nga Microsoft. Azure, divizioni cloud i Microsoft, po i jep OpenAI-t fuqinë kompjuterike që i nevojitet. Në këmbim, ai do të marrë një pjesë të mirë të fitimeve të OpenAI-t.

Në terma afatshkurtër, Microsoft mund të licencojë teknologjinë e OpenAI-t dhe t’ua ofrojë klientëve të tij, të cilët përfshijnë shumicën e kompanive më të mëdha në botë.

Është diçka e mirë që OpenAI po tërheq mbështetës me burime të mëdha financiare. Sepse kompania ka nevojë për një shumë të madhe kapitali për të siguruar të dhënat dhe fuqinë kompjuterike të nevojshme për të vazhduar krijimin e modeleve gjithnjë e më inteligjente.

Zoti Altman ka thënë se OpenAI mund të bëhet firma “startup me kapitalin më intensiv në historinë e Silicon Valley”. Modeli më i fundit i OpenAI-t, i quajtur GPT-4 mendohet se ka kushtuar rreth 100 milionë dollarë për t’u trajnuar në të dhëna, disa herë më shumë se versioni GPT-3.

Tani për tani, investitorët duket se janë të lumtur të investojnë sa më shumë para në fushën e biznesit. Por do të vijë koha kur do të presin që t’u kthehen fitimet për këto investime. Dhe OpenAI e ka kuptuar se, për të arritur misionin e vet, duhet të bëhet si çdo biznes tjetër i ri dhe të mendojë mirë për kostot dhe të ardhurat.

Me GPT-4 është vënë re një shkallë vetëdijeje për koston. Për shembull, Dylan Patel nga firma kërkimore SemiAnalysis, vëren se ai u nda në 16 pjesë që specializohen në lloje të ndryshme detyrash. Kjo do të thotë se do të ishte më i ndërlikuar për t’u modeluar se sa një version monolit.

Por gjithashtu modeli do të ishte më i lirë për t’u përdorur pasi të jetë trajnuar, sepse jo të gjithë specialistët duhet t’u përgjigjen pyetjeve. Kostoja është gjithashtu një arsye e madhe pse kompania OpenAI nuk po trajnon modelin e ardhshëm të madh, GPT-5.

Në vend të tij, ajo po ndërton një version GPT-4.5, i cili do të kishte “cilësi të ngjashme” me GPT-4, por do të kushtonte “shumë më pak për t’u përdorur”.

Por fusha ku OpenAI ka pësuar ndryshime më rrënjësore dhe ku është treguar më energjike kohët e fundit, është në rritjen e të ardhurave të biznesit.

Inteligjenca Artificiale mund të krijojë shumë vlerë, shumë kohë përpara se truri i Inteligjencës Artificiale të përgjithshme, të bëhet po aq i gjithanshëm sa truri njerëzor, thotë zoti Lightcap.

Modelet e OpenAI-t janë të përgjithshme, të trajnuara në një sasi të madhe të dhënash dhe të afta për të kryer një sërë detyrash.

Mania ChatGPT e ka bërë OpenAI-n zgjedhjen më popullore për konsumatorët, zhvilluesit dhe bizneset e prira për të përqafuar teknologjinë.

Pavarësisht rënies së popullaritetit në kohët e fundit, ChatGPT ende tërheq rreth 60% të trafikut në 50 faqet e internetit të teknologjisë që lidhet me Inteligjencën Artificiale, sipas një studimi nga firma Andreessen Horowitz, që ka investuar në OpenAI (shih grafikun 2).

Sidoqoftë, OpenAI nuk ka të bëjë më vetëm me ChatGPT. Ajo po bëhet gjithnjë e më shumë një platformë biznesi. Po krijon produkte të posaçme për klientët e korporatave të mëdha, duke përfshirë edhe bankën e njohur të investimeve, Morgan Stanley.

Firma gjithashtu po ofron mjete për zhvilluesit që të ndërtojnë produkte, duke përdorur modelet e saj; më 6 nëntor pritet të shpalosë mjete të reja në konferencën e parë me zhvilluesit e softuerëve.

Për më tepër, kompania ka një buxhet prej 175 milionë dollarësh për të investuar në firma më të vogla startup të Inteligjencës Artificiale që ndërtojnë aplikacione, duke u mbështetur në platformën e saj.

Kjo gjë njëkohësisht mundëson reklamimin e modeleve të firmës dhe ajo fiton vlerë në rast se ndërtuesit e aplikacioneve godasin në shenjë.

Për të përhapur më tej teknologjinë e vet, OpenAI po shpërndan përfitime për firmat e tjera të Inteligjencës Artificiale si Y Combinator, në Silicon Valley që dikur drejtohej nga zoti Altman.

John Luttig nga kompania Founders Fund, e cila gjithashtu ka një pjesë aksionesh në Openai, mendon se kjo shpërndarje e gjerë dhe e larmishme, mund të jetë edhe më e rëndësishme se çdo përparësi teknike.

Të qenët inovatori i parë sigurisht që është në avantazh të OpenAI-t. Kostot e larta fikse të modeleve të ngjashme me aplikacionin GPT, krijojnë pengesa të mëdha për hyrjen për konkurrentët.

Kjo, nga ana tjetër, mund ta bëjë më të lehtë që Openai të tërheqë si klientë korporatat e mëdha.

Nëse duhet të ndajnë të dhënat e brendshme të kompanisë në mënyrë që të përshtasin modelin e Inteligjencës Artificiale me nevojat e tyre, shumë klientë mund të parapëlqejnë ta bëjnë këtë vetëm një herë, ose për arsye të sigurisë kibernetike, ose thjesht sepse është e kushtueshme të lëvizësh të dhënat nga një platformë e Inteligjencës Artificiale, në një tjetër.

Trajnimi i modeleve të mëdha kërkon gjithashtu shumë njohuri inxhinierike, nga njohja e të dhënave me cilësi të lartë, deri te njohja e trukeve për të korrigjuar shpejt kodin burimor.

Zoti Altman mendon se më pak se 50 njerëz në botë janë vërtet plotësisht të aftë në trajnimin e modeleve. Dhe shumë prej tyre punojnë për OpenAI-in.

Të gjitha këto janë përparësi të mëdha. Sidoqoftë, ato nuk garantojnë se OpenAI do të mbizotërojë tregun.

Së pari, efektet e rrjetit që i kanë ndihmuar kompani si Alphabet, Amazon dhe Meta të bëhen pothuajse monopoliste në treg, përkatësisht në fushën e kërkimit, tregtisë elektronike dhe rrjeteve sociale, në rastin e OpenAI-t nuk janë shfaqur ende.

Pavarësisht numrit të madh të përdoruesve, GPT-4 sot nuk është më i mirë se gjashtë muaj më parë.

Edhe pse koordinimi i mëtejshëm me të dhënat e përdoruesve i ka ulur gjasat që të dalë nga binarët, performanca e tij e përgjithshme ka ndryshuar në mënyra të paparashikueshme, madje në disa raste edhe për keq.

Të qenët inovator në ndërtimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale, mund të sjellë edhe disa disavantazhe. Kostoja më e madhe nuk është trajnimi, por eksperimentimi. Shumë ide nuk kanë arritur askund përpara se ideja që funksiononte të arrinte në fazën e trajnimit.

Kjo është arsyeja pse OpenAI humbi rreth 500 milionë dollarë vitin e kaluar, edhe pse GPT-4 kushtoi një të pestën më shumë për t’u trajnuar në të dhëna.

Dhe lajmet e ideve që nuk nxjerrin gjë në dritë, kanë prirjen të përhapen shpejt në të gjithë botën. Kjo i ndihmon konkurrentët e OpenAI-t të shmangin kalimin nëpër rrugë qorre e të shtrenjta.

Për sa u përket klientëve, shumë duan të ulin varësinë nga OpenAI, nga frika se mos kufizohen në produktet e saj dhe mbeten në mëshirën e kompanisë.

Kompania Anthropic, që u themelua nga punonjësit të cilët ishin larguar nga OpenAI, është bërë një zgjedhje e dytë mjaft e njohur për shumë firma startup.

Së shpejti klientët mund të kenë më shumë alternativa.

Google po ndërton Gemini, një model që besohet se do të jetë më i fuqishëm se GPT-4.

Pavarësisht partneritetit me OpenAI-n, edhe Microsoft është një rival. Ai ka qasje në kutinë e zezë të GPT-4 dhe në një forcë të madhe shitjesh me lidhje të thella me departamentet më të mëdha të korporatave në botë.

Ky grup zgjedhjesh zvogëlon fuqinë e çmimeve të OpenAI-t. Po ashtu, po e detyron firmën e zotit Altman të vazhdojë të trajnojë modele më të mira për të qëndruar në krye.

Për më tepër, shumë biznese janë të shqetësuar edhe për privatësinë e të dhënave me modelet e OpenAI-t.

Ata mund të parapëlqejnë modele më transparente “me burim të hapur” si LLAMA 2 e kompanisë Meta. Kompanitë e sofistikuara të softuerëve ndërkohë mund të dëshirojnë të ndërtojnë modelin e vet, në mënyrë që të ushtrojnë kontroll të plotë mbi sjelljen e tij.

Të tjerët po largohen nga Inteligjenca Artificiale e përgjithshme, e cila ka aftësinë të bëjë shumë gjëra dhe jo vetëm një gjë.

Ata po kërkojnë të ndërtojnë modele më të lira që janë trajnuar në grupe më të ngushta të dhënash, ose në kryerjen e një detyre të posaçme.

Një firmë startup e quajtur Replit ka trajnuar një të tillë vetëm për të shkruar programe kompjuterike. Character AI ka krijuar një model që i lejon njerëzit të krijojnë personalitete virtuale, duke u mbështetur në personazhe reale ose imagjinare, që më pas mund të bisedojnë me përdoruesit e tjerë.

Ky është aplikacioni i dytë më popullor i Inteligjencës Artificiale, pas ChatGPT.

Kevin Kwok, kapitalist sipërmarrës (i cili nuk është një mbështetës i OpenAI-t), thotë se pyetja thelbësore është sa vlerë rrjedh nga një model i përgjithshëm.

Nëse jo shumë, atëherë industria mund të mbizotërohet nga shumë kompani të specializuara, si Replit ose Character AI.

Nëse ka shumë vlerë, atëherë mund të triumfojnë modelet e mëdha si ato të OpenAI-t ose Google. Zoti Altman ende beson në rritjen e madhësisë. “Ne do të vazhdojmë të rrisim përmasat”, thotë ai, edhe pse shpresojmë se shumë nga fitimet “do të vijnë nga gjëra të tjera£.

Mike Speiser, nga kompania Sutter Hill Ventures, beson se tregu do të përfundojë me një sërë modelesh të mëdha të përgjithshme dhe një mori modelesh për detyra të posaçme.

Një oligopol i tillë mund të kufizojë mundësinë e fitimeve stratosferike, si ato që ka arritur Google, por gjithsesi OpenAI mund të dalë me fitime të mira. Po nëse kompania e arrin vërtet misionin për krijimin e një makinerie që tejkalon mendjen e njerëzve? Atëherë, e ardhmja është krejt paparashikueshme.

Marrë nga Monitor.al

openai chatgpt

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!