20 Tetor 2023, 22:22
Nga I.A
Alsu Kurmasheva
RUSI- Një gjykatë ruse ka pranuar kërkesën e prokurorëve për zgjatjen e paraburgimit për gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila u arrestua më herët gjatë javës nën akuzën se ka dështuar të regjistrohet si agjente e huaj.
Shërbimi për media i gjykatës së qarkut Sovetski në Kazan tha se paraburgimi i Kurmashevës u zgjat për 72 orë, që nënkupton se kjo masë do të jetë në fuqi deri më 23 tetor.
E veshur me një xhaketë të zezë dhe me një maskë të bardhë në fytyrë, Kurmasheva mori pjesë në seancën dëgjimore.
Kurmasheva, që punon për Shërbimin Tatar-Bashkir të REL-it dhe ka pasaportë amerikane dhe ruse, u arrestua më 18 tetor, pasi u akuza se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaja kur hyri në Rusi më 20 maj.
Kurmasheva, që jeton në Pragë së bashku me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët e tyre, udhëtoi në maj për në Rusi për shkak të një emergjence familjare.
Fillimisht, ajo u ndalua përkohësisht teksa po priste në aeroportin e Kazanit për t’u kthyer në Pragë më 2 qershor. Autoritetet ruse ia konfiskuan pasaportat amerikane dhe ruse dhe që atëherë ajo nuk ka mundur të largohet nga Rusia.
Autoritetet fillimisht e gjobitën gazetaren për dështim të regjistrimit tek autoritetet të pasaportave të saj amerikane dhe ruse dhe më 18 tetor u ngrit akuza e re ndaj saj. Dështimi për t’u regjistruar si agjente e huaj, sipas legjislacionit rus, bart një dënim deri me pesë vjet burgim.
Radio Evropa e Lirë dhe Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Kurmashevës.
Që nga viti 2012, Rusia ka përdorur ligjet e ashtuquajtura për agjentë të huaj për të shënjestruar kritikët e politikave qeveritare.
Po ashtu, që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës, Moska ka shpeshtuar mbylljen e organizatave të shoqërisë civile dhe të mediave.
Sipas ligjeve ruse, autoritetet mund t’i cilësojnë organizatat jofitimprurëse si “agjentë të huaj” nëse pranojnë fonde nga jashtë dhe janë të angazhuara në aktivitete politike.
Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane që po mbahet në Rusi, pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u arrestua në mars të këtij viti nën akuza për spiunazh.
Marrë nga REL
alsu kurmasheva
Bota
20 Tetor 2023, 22:16
h.k
Whatsup
SHBA-Themeluesi dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi lançimin e funksionit të ri në faqen e tij në “Facebook”...
Bota
20 Tetor 2023, 21:56
r.ll
Vincent Van Quickenborne
BRUKSEL - Ministri i drejtësisë i Belgjikës ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme, pasi u zbulua...
Bota
20 Tetor 2023, 21:39
r.ll
]
joe biden
SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar për lirimin e dy pengjeve amerikane mbrëmjen...
Bota
20 Tetor 2023, 21:41
I.A
Mbledhja
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë bërë thirrje të premten për zbatim të “shpejtë dhe ...
Bota
20 Tetor 2023, 21:35
Klodian Tomorri
Besnik Bami
E kuqe si ngjyra e Bankës Kombëtare Tregtare. E lartë deri në qiell, ndryshe nga ndërtuesi i saj. Ky është i...
Bota
20 Tetor 2023, 21:09
r.ll
Daniel Hagari
IZRAEL- "Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po përgatiten për fazën tjetër të kësaj lufte", ka thënë...
Bota
20 Tetor 2023, 20:57
r.ll
Josep Borrell
GJERMANI- Kur bëhet fjalë për kryediplomatin e BE-së, anëtarët e Parlamentit Evropian janë jashtëzako...
Bota
20 Tetor 2023, 21:00
I.A
Gaza
GAZA- Në dhomën e vogël të Azmi Keshawit, ku po strehohet familja e tij në qytetin jugor të Gazës Han Jounis, d&eum...
Bota
20 Tetor 2023, 20:58
h.k
Xhelal Svelça
KOSOVË-Xhelal Svelça, Ministri i Brendshëm i Kosovës ka bërë një reagim ditën e sotme në...
Bota
20 Tetor 2023, 20:37
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Mbrëmjen e sotme në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë janë raportuar të shtë...