LIVE UPDATES
Bota

Sulmit terrorist në Bruksel/ Ministri i Drejtësisë në Belgjikë jep DORËHEQJEN: Gabim i papranueshëm

Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne tha se ai dhe shërbimet e tij kishin kërkuar detaje për të kuptuar se si Abdesalem Lassoued ishte zhdukur nga harta dy vjet më parë pasi iu refuzua azili dhe u urdhërua nga autoritetet belge që të deportohej në Tunizi.

20 Tetor 2023, 21:56 Nga r.ll
Sulmit terrorist në Bruksel/ Ministri i Drejtësisë në
Vincent Van Quickenborne

BRUKSEL - Ministri i drejtësisë i Belgjikës ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme, pasi u zbulua se Tunizia kishte kërkuar  vitin e kaluar ekstradimin e ekstremistit islamik që vrau dy suedezë dhe plagosi një të tretë këtë javë në Bruksel.

Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne tha se ai dhe shërbimet e tij kishin kërkuar detaje për të kuptuar se si Abdesalem Lassoued ishte zhdukur nga harta dy vjet më parë pasi iu refuzua azili dhe u urdhërua nga autoritetet belge që të ekstradohej në Tunizi.

"Këtë mëngjes në orën nëntë, vura re elementet e mëposhtme: Më 15 gusht 2022, pati një kërkesë ekstradimi nga Tunizia për këtë njeri," u tha Van Quickenborne gazetarëve pak më herët, raporton ABCNews.

“Kjo kërkesë është transmetuar në datën 1 shtator, ashtu siç duhej, nga eksperti i drejtësisë në prokurorinë e Brukselit. Magjistrati përgjegjës nuk e ka ndjekur këtë kërkesë ekstradimi dhe nuk është vepruar sipas dosjes”, tha ai.

“Është një gabim individual. Një gabim monumental. Një gabim i papranueshëm. Një gabim me pasoja dramatike,” tha Van Quickenborne ku njoftoi se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Alexander De Croo.

Të hënën në mbrëmje, Lassoued vrau dy suedezë dhe plagosi një të tretë me armë zjarri. Sulmi detyroi mbylljen e më shumë se 35,000 tifozëve në një stadium futbolli ku ata ishin mbledhur për të parë ndeshjen e futbollit mes Belgjikës dhe Suedisë për kualifikuese në Euro2024.  Në një video të postuar në rrjete sociale, ai pretendoi se ishte frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik për kryerjen e vrasjes. Policia e qëlloi për vdekje të martën në mëngjes në një kafene në Bruksel.

Ekstremisti islamik kishte aplikuar për azil në Belgjikë në nëntor 2019. Ai ishte i njohur për policinë dhe kishte qenë i dyshuar për përfshirje në trafikim njerëzor, që jetonte ilegalisht në Belgjikë dhe përbënte rrezik për sigurinë e shtetit. Informacioni i dhënë autoriteteve belge nga një qeveri e huaj e paidentifikuar sugjeroi se Lassoued ishte radikalizuar dhe synonte të udhëtonte jashtë vendit për të luftuar në një luftë të shenjtë. Por autoritetet belge nuk ishin në gjendje ta vërtetonin këtë, kështu që ai kurrë nuk u rendit si i rrezikshëm. Atij iu refuzua azili në tetor të vitit 2020 dhe u urdhërua të ekstradohej në vitin 2021, por autoritetet nuk e bënë këtë pasi nuk mund të lokalizonin vendndodhjen e tij. Pas të shtënave të së hënës mbrëma, vendi ku ai jetonte u gjet brenda pak orësh.

Sulmi erdhi në mes të tensioneve të rritura globale mbi luftën midis Izraelit dhe Hamasit. Megjithatë, prokurorët belgë thanë se asgjë nuk provon lidhjen e sulmit të së hënës me atë që po ndodh në Izrael dhe Gaza.

vincent van quickenborne sulm terrorist ne belgjike

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet