LIVE UPDATES
Bota

A mund të shkaktojë kanabisi depresion tek të rinjtë?

Marihuana është substanca e përdorur më shumë nga të rinjtë në gjithë botën. Sipas shkencëtarëve të Universitetit Columbia në Nju Jork, më shumë se 2,5 milionë të rinj konsumojnë me raste kanabis në SHBA dhe kjo tendencë është në rritje. Prandaj tendenca e legalizimit dhe lejimit të përdorimit për arsye mjekësore ka lëshuar sinjalet e alarmit për shumë ekspertë, sidomos kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme për shëndetin e minorenëve dhe të rriturve në moshë të re.

20 Gusht 2023, 08:52 Nga A.B

A mund të shkaktojë kanabisi depresion tek të rinjtë?

Ajo që dihet mirë është se ekziston një lidhje midis përdorimit të kanabisit dhe depresioneve tek të rinjtë. Por cili është shkaku dhe efekti? Shkakton kanabisi depresionet apo depresionet bëjnë që të përdoret kanabisi?

Në të gjithë botën është duke ndryshuar mënyra si trajtohet kanabisi. Përdorimi i tij në fushën e mjekësisë është duke u studiuar gjithnjë e më shumë duke diskutuar madje legalizimin. Tetë vende mes të cilave Kanadaja, Uruguaji, Meksika dhe Tailanda si dhe 22 shtete në SHBA e kanë legalizuar tashmë përdorimin privat të kanabisit në kohën e lirë. Rreth 50 vende kanë vendosur ta lejojnë kanabisin për përdorim mjekësor. Shumë vende të tjera janë duke përpiluar ligjet për ta lejuar. Por, ngjashëm si me duhanin dhe cigaren, legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që kjo drogë është e padëmshme.

Marihuana është substanca e përdorur më shumë nga të rinjtë në gjithë botën. Sipas shkencëtarëve të Universitetit Columbia në Nju Jork, më shumë se 2,5 milionë të rinj konsumojnë me raste kanabis në SHBA dhe kjo tendencë është në rritje. Prandaj tendenca e legalizimit dhe lejimit të përdorimit për arsye mjekësore ka lëshuar sinjalet e alarmit për shumë ekspertë, sidomos kur bëhet fjalë për rreziqet e mundshme për shëndetin e minorenëve dhe të rriturve në moshë të re.

Nuk është shumë e qartë kur mbyllet cikli i zhvillimit tek të rriturit. E qartë është vetëm se në këtë periudhë trupi i njeriut pëson shumë ndryshime biologjike, edhe në tru. Këto ndryshime e bëjnë më të vështirë identifikimin e pasojave që shkakton përdorimi i kanabisit tek të rinjtë. Sipas një institucioni amerikan, Institutit Kombëtar për shëndetin mendor, që varet nga Ministria Amerikane e Shëndetësisë, truri zhvillohet deri në moshën e mesit të njëzetave. Gjatë kësaj kohe shpaloset për shembull përpunimi i emocioneve, trajtimi i stresit, motivimi dhe shpërblimi, marrja e vendimeve, kryerja e veprimeve të menduara mirë, kontrolli i impulsive dhe të menduarit logjik.

Njëkohësisht zvogëlohet substanca gri e trurit duke krijuar gjithnjë e më shumë substancë të bardhë, me anë të të cilës sekorë të ndryshëm të trurit mund të komunikojnë më mirë me njëri tjetrin.

Kjo e vështirëson jetën e një të riu. Ndryshime të mëdha pëson jo vetëm trupi, shpesh të rinjtë luftojnë edhe më çështjet e identitetit të tyre, me presionin social, presionin që shkaktohet në raste emergjence, dinamikat brenda familjes dhe probleme të tjera. Të gjitha këto ndryshime dhe rëndesa mund të bëjnë që të rinjtë të vuajnë më shpesh nga problemet psiqike si gjendja e frikës dhe depresionet. Ato mund të jenë edhe një nga arsyet pse për t’u ftilluar të rinjtë përdorin marihuana. Këtë shpjegon autoriteti amerikan për përdorimin e substancave abuzive dhe shëndetit mendor, SAMHSA (Substance Abuse and Mental Health Services Administration). Detyra e tij është të përmirësojë kujdesin për lëndët që krijojnë varësi dhe të sëmurët psiqikë.

Por problemi është se prej konsumimit të marihuanës në afat të gjatë keqësohen problemet psiqike. Nëse truri ndodhet ende në fazë zhvillimi, ai reagon me ndjeshmëri të madhe ndaj substancave si alkooli, tabaku, marihuana dhe substancat e tjera që krijojnë varësi.

Sipas shoqatës amerikane për psiqiatrikën e fëmijëve, American Academy of Child and Adolescent Psychiatry, ka qenë e mundur të dëshmohet se këto substanca ndryshojnë ose vonojnë disa nga zhvillimet e trurit gjatë adoleshencës. Në rastin e kanabisit janë duke u dhënë gjithnjë e më shumë dëshmi që tregojnë se shkakton ndryshime në trurin e adoleshentëve.

Mungesë përqëndrimi dhe probleme me të mësuarin

Sipas autoriteteve amerikane të shëndetësisë, Centers for Disease Control and Prevention (CDC) kjo do të thotë vështirësim të procesit të të menduarit dhe procesit të zgjidhjes së problemeve, mungesë përqëndrimi dhe vështirësim të procesit të përqëndrimit. Në studimet e bëra është vërejtur të ketë lidhje midis konsumimit të kanabisit dhe problemeve psiqike si gjendja e frikës dhe depresionet. Njerëzit që përdorin kanabis kanë tendenca më të shpeshta për episode psikotike.

Një studim i publikuar në revistën shëndetësore amerikane, “Journal of the American Medical Association” (JAMA), është marrë me të rinjtë që gjatë 12 muajve të fundit kanë konsumuar kanabis me raste, pra konsumim që nuk ka arritur të kthehet në varësi. Për këtë studim janë bërë vlerësimet e përgjigjeve të dhëna nga 70 mijë adoleshentë, përgjigje që janë marrë për të bërë vlerësimet statistikore federale për shëndetin dhe konsumin e lëndëve që krijojnë varësi, në vitin 2019. Studimi tregon se në krahasim me të rinjtë që nuk tymosin marihuanë, të rinjtë që përdorin pak kanabis kanë dy deri katër herë më shumë probleme psiqike si depresione, mendime suicidale, vonim të proceseve të të menduarit dhe probleme me përqëndrimin.

Kjo tregon se ekziston një lidhje midis konsumit të marihuanës dhe problemeve psiqike, pyetja është vetëm nëse njëra të çon direkt tek tjetra. Një studim tjetër botuar pak më parë në revistën “JAMA Psychiatry”, tregon se konsumi i marihuanës në moshë të re rrit rreziqet që në jetën e mëvonshme të zhvillohen depresione ose mendime suicidale. Megjithatë një studim i publikuar në revistën “Journal of Psychopharmacology” në vitin 2002, thotë se në krahasim me të rriturit që konsumojnë kanabis, adoleshentët që konsumojnë kanabis nuk vuajnë më shpesh nga problemet psiqike si depresione dhe frika. Kjo mund të thuhet vetëm për adoleshentët që kanë qenë të varur nga kabanisi. (DW)

kanabis depresion

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj