LIVE UPDATES
Bota

A u ekzaminua nga psikiatri i dyshuari për vrasjen e nënës në Pejë? Prokuroria: Jemi në fazat e para të hetimeve

Avokati i të dyshuarit, Asdren Mekaj, gjithashtu u shpreh i rezervuar në dhënien e informacioneve duke theksuar se rasti është në fazën fillestare.

18 Prill 2023, 19:50 Nga I.A
A u ekzaminua nga psikiatri i dyshuari për vrasjen e nënës
Urim Hyseni dhe Hyrije Hyseni

KOSOVË- Të premten në shtëpinë e saj në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë u vra 58-vjeçarja Hyrije Broqi Hyseni. I dyshuari për kryerjen e krimit makabër është i biri i saj, 31-vjeçari Urim Hyseni, i cili tashmë ndodhet në paraburgim. Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka kontaktuar prokuroren e rastit Sahide Gashi për të kuptuar nëse ndaj të dyshuarit do të kërkohet ekzaminim psikiatrik, por e njëjta tha se derisa të kryhen hetimet nuk dëshiron të prononcohet për rastin.

Jemi në hetime, drisa të kryhën hetimet nuk kisha dashtë mu prononcu”, tha prokurorja Gashi.

Avokati i të dyshuarit, Asdren Mekaj, gjithashtu u shpreh i rezervuar në dhënien e informacioneve duke theksuar se rasti është në fazën fillestare. Por ai thekson se rasti është tragjik nga i cili janë tronditur gjithë qytetarët.

“E para, më lejoni të them se rasti tragjik që ka tronditë secilin qytetar jo vetëm në qytetin e Pejës, por kudo ku jetojnë shqiptar, natyrisht se është i rëndë edhe për mua si profesionist që duhet të përmbush detyrën në përputhje me ligjin dhe kodin e etikës për avokat. Meqë jemi në fazën fillestare ku organet e hetuesisë akoma nuk kanë kryer punën e tyre, unë do përmbahem nga diskutimi i mëtejmë i çështjes, deri në një fazë tjetër”, tha Mekaj.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Urim Hysenit nën dyshimet për vrasjen e nënës së tij. Gjykata ka informuar se i dyshuari posedon edhe leje qëndrim të Gjermanisë dhe kjo është marrë si rrethanë për caktimin e paraburgimit, pasi mund të arratiset.

Të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh se i pandehuri është duke u hetuar për vepër të rëndë penale për të cilën Kodi Penal ka paraparë dënim me burgim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm dhe se i pandehuri posedon leje qëndrimi jashtë shtetit, rrethana këto të cilat gjykata ka vlerësuar se tregojnë rrezikun e lartë se me gjetjen e të njëjtit në liri apo nën çfarëdo mase tjetër alternative, do të arratiset apo në çfarëdo mënyre do t’i shmanget organeve të ndjekjes dhe në këtë mënyrë do të pamundësojë apo vështirësojë në masë të madhe zhvillimin e hetimeve”, thuhet në njoftim.

I dyshuari kishte pasur biletë kthimi për në Gjermani, ndërsa për të u raportua se pasi kishte vrarë nënën e tij, kishte sulmuar me thikë edhe babain dhe hallën e tij. E ndjera u varros të shtunën në varrezat e qytetit të Pejës, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve.

asdren mekaj hyrije broqi hyseni urim hyseni

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet