LIVE UPDATES
Bota

Aanaliza e DW: Ambiciet e mëdha energjitike të Shqipërisë

Memorandumi ka të bëjë me  bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në BP dhe në Europë,  përfshirë edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngët, (LNG) në portin e Vlorës.

20 Maj 2022, 11:26 Nga DOSJA
Aanaliza e DW: Ambiciet e mëdha energjitike të Shqipërisë
Foto ilustruese

SHQIPËRI- Agresioni rus ndaj Ukrainës, sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe emergjenca e pavarësimit të Europës nga gazi rus po i bëjnë prioritare edhe në Shqipëri projektet në fushën e energjisë. Në këtë kontekst po merr jetë edhe projekti strategjik për shndrrimin e Shqipërisë në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor, (BP) dhe në Europë si edhe për diversifikimin e tregut të gazit në rajon.

Kompania Overgaz, lider në Bullgari në sektorin e gazit, të cilës kompania amerikane Linden Energy i bleu vitin e kaluar 50 përqind të aksioneve, nënshkroi në Tiranë në fillim të kësaj jave, (16.05) një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë shtetërore shqiptare Albgas. Memorandumi ka të bëjë me  bashkëpunimin dy palësh për realizimin e projekteve që diversifikojnë furnizimin me gaz natyror në BP dhe në Europë,  përfshirë edhe furnizimin e kompanisë Overgas me Gaz të Lëngët, (LNG) në portin e Vlorës.

Burime zyrtare thanë për DW që ky bashkëpunim ka mbështetje të fuqishme nga qeveria e SHBA dhe ajo e Shqipërisë. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeu, aktualisht kryetar i Bordit Këshillues të Linden Energy si edhe kryeministri Rama.

Një koridor i ri energjie drejt BP dhe Europës

Bashkëpunimi mes kompanisë amerikano-bullgare Overgas dhe kompanisë shtetërore Albgas do të fokusohet në realizimin e një korridori të ri të kalimit të LNG nga porti i Vlorës drejt BP dhe Europës.

Projekti, që do të realizohet për këtë qëllim, parashikon ndërtimin në gjirin e Vlorës të një terminali të ri lundrues për importin e LNG, magazinimin dhe rigazifikimin e tij, i cili do të mundësojë furnizimin me gaz të TEC-it ekzistues në Vlorë. Nëpërmjet një tubacioni të ri, Vlore-Fier, që do të ndërtohet do të bëhet i mundur transporti i sasive te gazit drejt gazsjellësit Trans-Adriatik, (Trans-Adriatik Pipeline, TAP), që ka një rol kyꞔ në sigurinë energjitike të BE dhe pavarësimin e tij nga gazi rus.

I shtrirë në 878 km, TAP fillon në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, përshkon Greqinë e Verit, kalon në Shqipëri dhe përmes detit Adriatik hyn në jug të Italisë, ku lidhet me rrjetin italian të gazit. Që nga nëntori 2020 kur TAP nisi të funksionojë, TAP transporton 10 miliardë metra kub gaz ton në vit nga Azerbazhani drejt Europës. Kompania amerikano-bullgare Overgas do të furnizohet me LNG prej terminalit lundrues në Gjirin e Vlorës dhe përmes tubacionit Vlore-Fier dhe TAP do ta transportojë atë në Ballkanin Perëndimor duke reduktuar kështu varësinë e rajonit nga gazi rus.

Burime zyrtare nga Overgas pohojnë që furnizimi me gaz i kësaj kompanie përmes këtij korridori të ri do të shkojë, përveꞔ BP, edhe në Ukrainë dhe Moldavi. Arbër Avrami, Drejtori Ekzekutiv i Albgas, thotë për DW, se terminali i ri për portin e lundrueshëm të LNG në Vlorë do të ndërtohet nga kompanitë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy, lidere në tregun global të LNG. “Ky terminal do të lidhet edhe me Termocentralin e Vlorës (TEC) që do të transformohet nga kompania amerikane Excelerate Energy nga funksionimi me naftë në atë me gaz. Porti lundrues, terminali i ri i LNG dhe vënia në punë me gaz e Termocentralit të Vlorës, (TEC) do të krijojnë një ansambël me rëndësi për potencialin e Shqipërisë për t’u shndrruar në një hub rajonal të shpërndarjes së LNG, sigurinë  energjitike në BP dhe vetë vendit me vlera të shumëfishta përballë krizave afat-shkurtëra dhe sfidave afatgjata,” thotë për DW, Arbër Avrami.

Vënia në funksionim me gaz e TEC-it të Vlorës merr një vlerë të posaꞔme në kushtet kur që nga ndërtimi i tij, 20 vjet më parë, me një kredi prej 129 milionë dollarë nga Banka Botërore dhe Banka për Rindërtim dhe Zhvillim nuk ka prodhuar energji energji elektike për shkak të një defekti teknik. Shkëlqim Bozgo, ekspert i njohur në fushën e energjisë, thotë për DW, se “rrethanat e krijuara nga lufta në Ukrainë, pozicioni gjeografik i Shqipërisë dhe fakti që TAP është tanimë funksional, i mundësojnë Shqipërisë të shndërrohet në një pikë tranzitimi të flukseve të gazit natyror nëpërmjet ndërtimit të terminalit të gazit të lëngshëm në Vlorë dhe lidhjes së tij me gazsjellësin TAP.”

“Shqipëria është tanimë një vend tranzitimi i gazit natyror nëpërmjet gazsjellësit TAP. Ndërtimi i impiantit të gazit të lëngshëm në Vlorë do të kontribojë në rritjen e sasive që mundet të tranzitohet përmes Shqipërisë, në vënien në pune të TEC-it Vlorë, ndërtimin e TEC-eve të reja me gaz dhe zhvillimin e sektorit të gazit në Shqipëri”, thekson Shkëlqim Bozgo për DW. Ai thotë se në portin lundrues të LNG në Vlorë “gazi mund të vijë nga të gjithë prodhuesit e tij në botë, por gjasat më të mëdha janë të vijë nga SHBA, Algjeria dhe Katarri.”

Gazsjellësi Ioniano-Adriatik dhe pavarësimi nga gazi rus

Terminalin e LNG dhe funksionimin me gaz të TEC-it në Vlorë, autoritetet shqiptare e vlerësojnë si një pjesë integrale të një projekti tjetër rajonal: ndërtimin e gazsjellësit Joniano-Adriatik (Ionian-Adriatik Pipeline, IAP), që është konceptuar të shtrihet 520 km, kryesisht përgjatë bregut të detit Adriatik. IAP synon të ndërlidhë TAP me infrastrukurën ekzistuese të gazit në Kroaci, me mundësinë e ndërtimit të tubacioneve lidhëse edhe me Kosovën dhe Bosnjë – Herzegovinën duke bërë të mundur që furnizimet me gaz nga rajoni i Kaspikut dhe Lindjes së Mesme të arrijnë në tregun kroat të gazit si edhe të kontribuojnë në gazifikimin e Shqipërisë dhe të Malit të Zi.

Sipas projektit, IAP do të fillojë në Shqipëri në pikën dalëse të TAP-it në Seman, Fier, për të vazhduar drejt Malit të Zi, më pas në Bosnjë-Herzegovinë dhe përfunduar në Split, Kroaci, ku do të lidhet me sistemin kroat të gazit. “IAP hap kësisoj një korridor tjetër të ri gazi për rajonin, që parasheh një mekanizëm në drejtim të dy kahshëm, hyrje-dalje, të flukseve të gazit dhe përfshin edhe terminalin e LNG në gjirin e Vlorës. Zhvillimet e fundit në arenën gjeo-politike botërore po prodhojnë pasoja edhe në rrafshin e sigurisë energjitike. Ato kanë kanalizuar në të njëjtën kohë më shumë se kurrë vullnet dhe energji drejt materializimit të projekteve të tilla si IAP, që  kontribuojnë për pavarësimit e Europës nga gazit rus,” thotë për DW, Arbër Avrami.

Sipas ekspertit të energjisë Shkëlqim Bozgo “Rrethanat favorizojnë që IAP të konsiderojë rritjen e kapacitetit nga 5 miliardë metra kub gaz në vit, që ishte parashikuar fillimisht, deri në 10 miliardë. Nëpërmjet tij mund të furnizohen jo vetëm vendet e BP por edhe tregu i gazit të Europës Qëndrore, që tashmë kërkon të zëvendësojë gazin rus me gaz nga burime të tjera. Në terma afatgjatë ai mundet lehtësisht të konvertohet në transmetues të sasive të hidrogjenit që mund të prodhohet prej energjive të rinovueshme, të bollshme në rajonin e BP.”

Situata gjeo-politike pas agresionit rus ndaj Ukrainës po rrit interesin për të filluar ndërtimin e IAP, të penguar deri tani nga pandemia COVID-19 dhe vështirësi në kombinimin e operatorëve të sistemeve të transportit të gazit në 4 vende nga ku IAP do të kalojë.

TAP i siguron Shqipërisë infrastrukturën per t’u furnizuar me gaz natyror nga burimet e gazit të Kaspikut, Greqisë, Italisë dhe gjithe tregjeve të tjera të gazit  të lidhura përmes këtij gazsjellësi. Duket paradoksale që në këto kushte, Shqipëria nuk merr dot gaz nga TAP për nevojat e ekonomisë dhe të qytetarëve, sepse mungon tërësisht infrastruktra e tubacioneve që sipas ekspertëve ka kosto të lartë: një milionë euro për një km tubacion.

“Në kushtet e mungesës së infrastruktures së tubacioneve, gazi i lëngshëm nga terminali në Vlorë, ofron një mundësi reale për furnizimin me gaz të lëngshëm në sasi te vogla me anë të autoboteve të posaꞔëm për këtë qellim, për një periudhë fillestare. Kompania shtetërore Albgaz që është Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) të gazit në Shqipëri po bashkëpunon me kompani ndërkombëtare për zhvillimin e infrastruktures së gazit, përfshirë edhe gazin e lëngshëm. Ndërkohë, TAP ka filluar në Seman, Fier, ndërtimin e pikës së lidhjes me sistemin e ardhshëm të gazit në Shqipëri, nga ku mund të merret ose të futet gaz në sistemin e gazsjellësit TAP”, thotë për DW, Shkëlqim Bozgo.

Ai vë në dukje një mundësi tjetër për furnizimin me gaz të Shqipërisë: zbulimin e naftës dhe gazit, në zonën e Shpiragut, Berat. “Kompania SHELL ka gjetur naftë dhe gaz në zonën e Shpiragut në një strukturë nëntokësore të thellë në nivelin e 5 mijë metrave, që është aktualisht në procesin e vlerësimit. Duke qenë Shpiragu afër vendkalimit të TAP, ka një avantazh real për tregtimin e këtij gazi në Shqipëri, tregjet e BP dhe në ato të Europës”, thotë për DW Shkëlqim Bozgo.

Shqipëria eksportuese potenciale e energjisë në vitin 2030

Shqipëria vazhdon prej dekadash të jetë importuese e energjisë. Sipas raportit të fundit të Entit Rregullator të Energjisë, Shqipëria, plotëson mesatarisht rreth 70 përqind të nevojave të saj vjetore me energji elektrike ndërkohë që prodhimi vendas, në konsumin total të energjisë (energji elektrike dhe karburante të tjera) arrin te mbuloje mesatarisht 80 përqind te kërkesës vendase, kurse 20 përqind importohet.

“Për zhvillimin e një vendi nuk është më i rëndësishëm eksporti i energjisë sesa sigurimi i burimeve të furnizimit me energji për mbulimin e nevojave të veta. Rritja ekonomike dhe zhvillimi i një vendi janë në përpjestim të drejtë me konsumin e energjisë. Shqipëria duhet të rrisë gjenerimin e energjisë nga burime të reja, sidomos nga ato të rinovueshme dhe të përdorë me efikasitet energjinë, ” thotë për DW, Shkëlqim Bozgo.

Qeveria e Shqipërisë synon që deri në vitin 2030 vendt të kthehet në një eksportues neto të energjisë. Shpresat janë tek nafta dhe gazi i zbuluar nga kompania SHELL në Shpirag, Berat dhe “ndërtimi i  hidrocentralit të Skavicës mbi lumin Drin me kapacitet 210 megavat, parqet fotovoltaike dhe energjia eolike, kjo e fundit edhe në det” thotë për DW, Arbër Avrami.

Ekspertët llogarisin që ndërtimi i impiantit të gazit në Vlorë do të kërkojë 4 vite kurse ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës 6 vite. “Projekti i shndrrimit të Shqipërisë në në një vend eksportues të energjisë do të ketë teknologjinë dhe ekspertizën më në zë. Ky projekt, që ka vëmendjen dhe garancinë politike të SHBA, partnerit strategjik të Shqipërisë, kontribuon në sigurinë energjitike të BP dhe prioritizimit të ndërlidhshmërisë rajonale”, thekson për DW, Arbër Avrami.

Marrë nga DW. 

Sondazh

Poll
Bota 20 Maj 2022, 11:04

Joe Biden nis turin 6-ditor në Azi

Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden shpreson të përdorë vizitën e tij në Azi për të konfirmuar besimin e tij ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje