17 Maj 2022, 17:03
Nga DOSJA
Aazovic dhe Gjukanovic
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç gjatë një takimi me homologun gjerman Frank Walter Steinemier ka komentuar deklaratën e kryeministri Dritan Abazoviç në lidhje me Ballkanin e Hapur.
Gjukanoviç, i cili ka shprehur hapur qëndrimin e tij kundër nismës, tha se është vënë në dijeni të deklaratës së Abazoviç, i cili u shpreh pro Ballkanit të Hapur, ku theksoi se kjo gjë nuk e shqetëson.
“Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, ai gjithashtu e mbështet edhe këtë. Po ashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një iniciativë optimale”, tha Gjukanoviç.
Gjukanoviç tha se këtë iniciativë e sheh si një lloj kopje të Procesit të Berlinit, por se dallimi është dukshëm më i madh në favor të Procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit bashkon të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ballkani i Hapur bashkon vetëm tri vende. Procesi i Berlinit bazohet në standardet europiane dhe është plotësues me procesin e anëtarësimit. Pra, gjithçka që bëjmë përmes Procesit të Berlinit “Open Balkan” nuk insiston në standardet europiane dhe në njëfarë mënyre, më duket se kjo është një nismë e përgatitur që do të ishte një lloj alternativë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk mendoj se kemi nevojë për një alternativë, ne kemi nevojë për anëtarësim”, tha Gjukanoviç.
Abazoviç disa ditë më parë në një intervistë për DW u shpreh pro idesë së Ballkanit të Hapur pasi sipas tij çdo proces që e çon Malin e Zi drejt rrugës europiane është i vlefshëm.
(d.a/dosja.al)
Bota
17 Maj 2022, 17:07
Shtepia e Bardhe
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të mirëpresë të enjten kryeministrin e Suedisë dhe presidentin e Finland&e...
Bota
17 Maj 2022, 16:57
Sauli Ninisto dhe Magdalena Anderson
FINLANDË- Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të m&e...
Bota
17 Maj 2022, 16:42
Jeff Bezos dhe Joe Biden
SHBA- Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos vazhdoi sulmet e tij ndaj administratës Biden të hënën, duke e...
Bota
17 Maj 2022, 16:35
Pamje nga ndalimi
KOLUMBI- Një video dramatike tregon momentin kur një viktimë e grabitjes përplasi dy grabitës të armatosur ...
Bota
17 Maj 2022, 16:12
Gjykata e Hages
Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, dy drejtuesit e Organiz...
Bota
17 Maj 2022, 15:59
Stervitja e grave ukrainase
Trupat ruse kanë lënë mina në shumë pjesë të Ukrainës dhe heqja e tyre do të doj&e...
Bota
17 Maj 2022, 15:33
Anonymous
SERBI- Serbia vijon të ketë presione për shkak të qëndrimit të saj për të mos vendosur sanksion...
Bota
17 Maj 2022, 15:20
Fassakhov Bulat Lenaroviç
UKRAINË- Autoritetet ukrainase të sigurisë kanë arritur të identifikojnë personat pas pë...
Bota
17 Maj 2022, 15:15
Vladimir Putin
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një sulm ndaj Evropës për politikën e saj energjetike dh...
Bota
17 Maj 2022, 15:07
Trupat ruse
UKRAINË- Ukrainasit u kanë dërguar imazhe të trupave të vdekur familjeve të ushtarëve rusë, i cili gjit...