LIVE UPDATES
Bota

Afganët në "gjendje ferri" pas miratimit të Ligjit të ri për moralin

Tani, grupi islamik i linjës së ashpër i ka shndërruar në ligj kufizimet drakonike, duke nxitur frikë në mes të afganëve për kufizime edhe më të rrepta sesa tani.

29 Gusht 2024, 14:00 Nga I.A
Afganët në "gjendje ferri" pas miratimit të Ligjit
Afganet

AFGANISTAN- Talibanët kanë tentuar të kontrollojnë paraqitjet edhe sjelljet në publik të miliona afganëve, posaçërisht grave, prej marrjes së pushtetit më 2021. Mirëpo, zbatimi i rregullave të grupit ekstremist, që lidhen me moralin, përfshirë kodin strikt të veshjeve islamike dhe ndasitë në baza gjinore në shoqëri, ka qenë sporadik dhe jo i shtrirë njëjtë në gjithë shtetin.

Tani, grupi islamik i linjës së ashpër i ka shndërruar në ligj kufizimet drakonike, duke nxitur frikë në mes të afganëve për kufizime edhe më të rrepta sesa tani.

Ligji për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalim të Vesit, që është miratuar edhe zyrtarisht më 21 gusht, parasheh kufizime të ashpra në paraqitjen publike, në sjellje dhe lëvizje të grave.

Ligji parasheh kufizime edhe për burrat. Adela, grua në moshë të mesme, është anëtarja e vetme që siguron bukën e shtëpisë për një familje me 10 anëtarë. Ajo është e shqetësuar që ligji i ri për moralin do t'i gërryejë edhe ato pak të drejta që u kanë mbetur grave. Talibanët u kanë mundësuar disa grave, kryesisht në sektorët e edukimit dhe shëndetësisë, që të punojnë jashtë shtëpive të tyre.

“Frikësohem që gratë afgane nuk do të mund t’i bëjnë më këto punë”, ka thënë Adela, emër i ndryshuar nga redaksia me qëllim të mbrojtjes së identitetit, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Dilawari, banor i kryeqytetit afgan, Kabulit, ka paralajmëruar për trazira shoqërore nëse talibanët rrisin shkallën e kufizimeve.

“Të rinjtë po vuajnë nga papunësia ekstreme. Shtypja e tyre do të provokojë kufizime”, ka thënë 26-vjeçari, emri i të cilit është ndryshuar, gjithashtu, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

Ligji i ri për moralin përbëhet prej 35 neneve, shumica prej tyre shënjestrojnë gratë. Grave u kërkohet t’i mbulojnë plotësisht fytyrat dhe trupat kur janë në publik, dhe u ndalohen veshjet “transparente, të ngushta dhe të shkurtra”. Ligji ua ndalon grave edhe ngritjen e zërit apo këndimin në publik.

Grave u kërkohet edhe që të jenë të shoqëruara me një burrë kur largohen prej shtëpive të tyre, dhe nuk mund të përdorin transportin publik vetëm. Ligji ua ndalon grave dhe burrave të rritur që ta shikojnë njëri-tjetrin në publik. Edhe burrat duhet të vishen në mënyrë modeste, përfshirë rastet kur merren me sporte apo stërviten. Atyre u ndalohet të rruajnë apo shkurtojnë mjekrën.

Ata obligohen që të shkojnë në xhami rregullisht për t’u lutur dhe të agjërojnë në Muajin e shenjtë të Ramazanit.

“[Burrat] nuk duhet t’i shkurtojnë flokët, sepse është në kundërshtim me Sheriatin”, përmendet në njërën prej pikave të ligjit.

Ndalohet edhe shoqërimi me të huajt dhe imitimi i paraqitjeve të tyre, apo posedimi i çfarëdo simboli që mund të duket perëndimor. Ligji ndalon edhe marrëdhëniet seksuale para martesës, si dhe homoseksualitetin. Konsumimi i alkoolit, përdorimit të drogave të paligjshme dhe bixhozi, konsiderohen krime serioze.

Ndalohet edhe transmetimi i muzikës në publik. Ndalohet edhe shënimi i festave jomyslimane, sikurse Viti i Ri Persian – Novruzi. Policia e Moralit do të jetë përgjegjëse për zbatim të këtij ligji. Ky departament policor, që besohet të ketë disa mijëra pjesëtarë, është nën mbikëqyrjen e Ministrisë për Përhapjen e Virtytit dhe Parandalim të Vesit.

Me ligjin e ri, fuqitë e Policisë së Moralit, janë zgjeruar. Pjesëtarët e këtij departamenti do të angazhohen nëpër gjithë shtetin, për të vëzhguar nëse qytetarët po veprojnë në përputhje me ligjin. Anëtarët e Policisë së Moralit udhëzohen për të bërë paralajmërime ndaj shkelësve të ligjit. Personat që shkelin vazhdimisht ligjin mund të ndalohen, gjobiten apo edhe t’iu konfiskohet prona.

Policia e Moralit mund të arrestojë shkelësit e ligjit deri në tri ditë dhe t’i ndëshkojë pa gjyq paraprak. Talibanët kanë thënë javën e kaluar se pjesëtarët e këtij departamenti, kanë ndaluar më shumë se 13.000 afganë në vitin e kaluar, për shkelje të rregullave të moralit. Ligji i talibanëve për moralin është dënuar ashpër nga afganët, shtetet perëndimore dhe organizatat për të drejta të njeriut.

Talibanët e kanë mbrojtur ligjin, për të cilin pretendojnë se “bazën e ka në ligjërata islamike”.

“Ligji i ri është thellësisht i dëmshëm”, ka thënë Heather Barr, drejtoreshë e departamentit për të drejta të grave në organizatën ndërkombëtare, Human Rights Watch.

“Përmes dhënies së statusit si ligj, këto kufizime ashpërsohen edhe institucionalizohen”.

Ajo ka thënë se ligji përbën “përshkallëzim serioz” dhe "rrëshqitje në kushte ferri për gratë dhe vajzat afgane”. Roza Otunbaeva, udhëheqëse e Misionit të Kombeve të Bashkuara për Asistencë në Afganistan, ka thënë më 25 gusht se ligji krijon “pamje shqetësuese për të ardhmen e Afganistanit”, për shkak të kompetencave të mëdha që do të ketë Policia e Moralit.

Obaidullah Baheer, ligjërues i politikave në Universitetin Amerikan të Afganistanit, ka thënë se pjesë të ligjit të miratuar janë “jashtëzakonisht të paqarta”.

Megjithatë, Policia e Moralit do të ketë kompetenca të gjera, përfshirë ndëshkimin e njerëzve “në mënyrë arbitrare” pa një proces të drejtë, ka thënë ai.

“Ligji i ri i bën ata gjyqtarë, juri dhe ekzekutues”, ka thënë Baheer./REL

talibanët

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron