4 Mars 2023, 12:13
Nga I.A
Rafael Grossi
SHBA- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, për të ditën e dytë me radhë mbajti bisedime në Iran me qëllim që të nxisë këtë shtet të bashkëpunojë lidhur me gjetjen e disa copëzave të uraniumit në një uzinë bërthamore. Grossi, që arriti në Teheran të premten, u takua për të dytën herë me kreun e Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, Mohammad Eslami, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane, IRNA.
Vizita u realizua lidhur me zbulimin e origjinës së copëzave të uraniumit që u gjetën e të cilat kishin 83.7 për qind pastërti. Ky nivel i pastërtisë është shumë afër përqindjes që kërkohet për të krijuar armë bërthamore. Ky uranium u gjet në centralin për pasurim të uraniumit Fordov, thuhet në një raport të agjencisë për energji bërthamore të Kombeve të Bashkuara, të cilin e ka parë Reuters.
“Çështja e monitorimit dhe performancës, statusi dhe aftësitë e industrisë bërthamore të Republikës Islamike janë qëllimi më i rëndësishëm në agjendën e agjencisë”, citohet të ketë thënë Eslami para takimit me Grossin të shtunën.
“Palët nuk kanë përmbushur zotimet e tyre” sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, prandaj Irani ka vendosur “të reduktojë zotimet e tij”, shtoi ai.
Sipas marrëveshjes të vitit 2015 të Iranit me gjashtë fuqi botërore, Teherani ka reduktuar programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Por, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksione më 2018, duke nxitur Iranin që të niste shkeljen e kufizimeve të vendosura në marrëveshje. Eslami tha më herët gjatë javës se prodhimi i Republikës Islamike ishte në 60 për qind.
“Agjenda e këtyre takimeve vazhdon të përfshijë çështje të mbetura të mbrojtjes, por edhe mosmarrëveshje teknike dhe ligjore midis Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, tha ai të premten, pa dhënë më shumë detaje.
Agjencia e OKB-së për energji bërthamore ka kryer hetim lidhur me uraniumin e pasuruar në nivel të lartë dhe ka kërkuar nga Irani që të bashkëpunojë. Por, ky bashkëpunim nuk ka ndodhur dhe Grossi ka shpresuar se takimi me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, do të mund të ndihmojë në këtë drejtim.
Marrë nga REL
rafael grossi
Bota
4 Mars 2023, 12:09
I.A
treni
GREQIA- Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar operacionet pas aksidentit më të rëndë me trena në Greqi, por operacionet...
Bota
4 Mars 2023, 11:58
a.l
Evgjeni Micka
GREQI- Avokati i familjes së Evgjeni Mickës, 23-vjeças shqiptare e cila humbi jetën tragjikisht në aksidentin e fr...
Bota
4 Mars 2023, 11:44
a.l
Aksidenti në Greqi
GREQI- Avokati i një prej viktimave të tragjedisë hekurudhore në Greqi ka zbardhur disa detaje që the...
Bota
4 Mars 2023, 11:45
I.A
trenat
GREQI- Tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi ka lënë gjithë vendin në zi. Sot ka ardhur një reagim nga ...
Bota
4 Mars 2023, 11:36
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka zhvilluar një konferencë ndërkombëtare në Indi. G...
Bota
4 Mars 2023, 11:32
a.l
Luftime në Bakhmut
UKRAINË- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin e Bakhmutit në Ukrainë. Mediat e huaja ra...
Bota
4 Mars 2023, 11:27
a.l
Tërmet
ZELANDA E RE- Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Ishujve Kermadec në Zeland&...
Bota
4 Mars 2023, 11:22
a.l
Joe Biden
SHBA- Një ind i lëkurës i hequr nga gjoksi i presidentit Joe Biden muajin e kaluar ishte karcinoma e qelizave bazale, n...
Bota
4 Mars 2023, 11:12
a.l
Aksidenti i trenave në Greqi
GREQI- Vetëm 25 persona arritën të mbijetonin nga aksidenti tragjik hekurudhor në Gre...
Bota
4 Mars 2023, 11:05
a.l
Thijs Reuten
KOSOVË- Eurodeputeti holandez i Parlamentit Evropian, Thijs Reuten, i ka dërguar një pyetje Komisionit Evropian (KE) p&eum...