LIVE UPDATES
Bota

"Agjentë sekret të infiltruar në Ukrainë", VOA: Termocentrali Çernobil u pushtua në më pak se 2 orë nga rusët

Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtuese ruse arritën në zemër të centralit bërthamor të Çernobilit, ata u ndeshën me një njësi ukrainase të ngarkuar me mbrojtjen e objektit.

31 Korrik 2022, 07:54 Nga s.s
"Agjentë sekret të infiltruar në Ukrainë", VOA:
Agjent Sekret

RUSI- Kur automjetet e para të blinduara të ushtrisë pushtuese ruse arritën në zemër të centralit bërthamor të Çernobilit pasditen e 24 shkurtit, ata u ndeshën me një njësi ukrainase të ngarkuar me mbrojtjen e objektit. Në më pak se dy orë dhe pa shkëmbime zjarri, 169 anëtarët e Gardës Kombëtare të Ukrainës dorëzuan armët. Rusia mori në dorë Çernobilin, një depo me disa tonelata material bërthamor dhe pikë kyçe në korridorin drejt Kievit.

Rënia e Çernobilit, dallohet si një anomali në luftën pesë mujore, si një operacion i suksesshëm në një kohë kur Moska është përballuar me një rezistencë të fortë ukrainase gjatë operacioneve të saj brutale në rajone të ndryshme të këtij vendi. Tani një hetim nga agjencia e lajmeve Reuters ka zbuluar se suksesi i Rusisë në Çernobil nuk ishte i rastësishëm, por pjesë e një operacioni të gjatë të Kremlinit për të infiltruar agjentë sekretë në shtetin ukrainas.

Pesë individë me njohuri mbi përgatitjet e Kremlinit thanë se planifikuesit e luftës në rrethin e ngushtë të Presidentit Vladimir Putin besonin se, të ndihmuar nga këta agjentë, Rusisë do t'i duhej vetëm një forcë e vogël ushtarake dhe disa ditë për ta detyruar administratën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të largohej, të arratisej ose të kapitullonte. Përmes intervistimit të dhjetëra zyrtarëve në Rusi dhe Ukrainë dhe një rishikimi të dokumenteve të gjykatës ukrainase dhe deklaratave për hetuesit, lidhur me një hetim mbi sjelljen e atyre që punonin në Çernobil, agjencia e lajmeve Reuters ka vërtetuar se ky infiltrim ka depërtuar shumë më thellë nga sa është pranuar publikisht.

Ndër zyrtarët e intervistuar përfshihen edhe njerëz brenda Rusisë të cilët u informuan mbi planet e Moskës si dhe hetues ukrainas të ngarkuar me gjurmimin e spiunëve. “Përveç armikut të jashtëm, ne për fat të keq kemi një armik të brendshëm dhe ky armik nuk është më pak i rrezikshëm”, tha në një intervistë sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Danilov.

Në kohën e pushtimit, tha zoti Danilov, Rusia kishte agjentë në sektorët e mbrojtjes, sigurisë dhe zbatimit të ligjit në Ukrainë. Ai nuk pranoi të jepte emra, por tha se tradhtarë të tillë duhet të "neutralizohen" me çdo kusht. Byroja Shtetërore e Hetimeve të Ukrainës po heton nëse Garda Kombëtare ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke i dorëzuar armët e saj armikut, tha një zyrtar lokal për agjencinë e lajmeve Reuters. Byroja Shtetërore e Hetimeve nuk ka komentuar ndërsa Garda Kombëtare mbrojti veprimet e njësisë së saj në central, duke vënë theksin mbi rreziqet e konfliktit në një objekt bërthamor./ VOA

ukraine lufta ukraine-rusi rusi

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën